Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM vazhdon të reagojë për të arrestuarit, të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit, mes të cilëve ka edhe deputet të tyre. OBRM-PDUKM përmes një kumtese thekson se Durlovski, Ilievski, Jovanovski, Çavkov, Damovski dhe të tjerët nuk janë terroristë dhe më herët nuk kanë bërë asnjë shkelje, njofton Telegrafi Maqedoni. “Paraburgimet për patriotë janë provë se Maqedonia është shteti i vetëm që aspiron për BE, në të cilin përgatiten akuza politike. Artisët, deputetët dhe zyrtarët policorë më herët nuk kanë kryer asnjë shkelje. Gjëja e vetme për të cilën populli i njeh, është lufta…
Author: Arbnora Nora
Me përfundimin e kësaj fundjave do të përfundojë edhe pushimi dimëror për nxënësit në Maqedoni. Nga e hëna nxënësit do të kthehen në bankat shkollore, për ta filluar gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/18. Mësimi në këtë vit shkollor do të zgjasë deri 9 qershor, prej edhe kur fillon pushimi veror, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në gjysëm vjetorin e dytë shkollat do të duhet të punojnë dy ditë të shtuna, të cilat Ministria e Arsimit i ka planifikuar të jenë më 17 mars dhe 14 prill.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Strugë me rastin e festës së “Pagëzimit”, ka folur para gazetarëve për marrëdhëniet me Greqinë dhe mundësinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Zaev tha se është optimist dhe beson se mes dy vendeve do të gjendet zgjidhje dhe do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se për rjedhën e bisedimeve, propozimet dhe mesazhi që është dërguar nuk duhet të flitet publikisht, që të mos rrënohen mundësitë në bisedime. “E shini se ka proces transparent, duam që të ketë konsenzus kombëtar që të ndërtojmë…
Shkupjani J.K, 71 vjeçar është mashtruar nga dy persona të cilët kanë arritur që t’ia marrin rreth 1000 euro. Dy persona, burrë e grua, i janë ofruar të moshuarit dhe i kanë thënë se kanë nevoj për para për abortim të vajzës. Ata i kanë ofruar një qafore prej ari, por që në të vërtetë ka qenë kopje e falsifikuar. Paratë ia kanë marrë dhe kanë ikur.
Gjatë ditës së djeshme I.M (32) në polici ka denoncuar se më datën 11 deri 16 të këtij muaji është mashtruar nga personi D.K, në lidhje me një shpallje në “Reklama 5” për punësim në Gjermani. I dëmtuari ka kontaktuar për punë në Gjermani me personin D.K, i cili i ka shpjeguar procedurat për dokumentacionet dhe i ka thënë se menjëherë duhet të bëjë pagesë në xhirollogari, përcjell Telegrafi Maqedoni. I.M duke menduar se gjithçka është në rregull ka bërë pagesën prej 80 mijë denarëve, ndërsa më vonë e ka kuptuar se ka qenë i mashtruar. Nga policia thonë se…
Ndotja e ajrit në Shkup e ka riaktualizuar idenë për ndërtimin e një qyteti të ri në Shën Nikollë, që për fillim duhet të ketë një sipërfaqe prej 500 hektarë, edhe pse në fillim u paralajmërua të jetë 2500 hektarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas 24Vesti, lokacioni është në afërsi të fshatit Malino, ose vetëm 20 minuta larg Shkupit, nëse udhëtohet në autostradën Milladinoc-Shtip. Studimi i fizibilitetit është kryer në vitin 2009 dhe qyteti do të duhej të tërhiqte qytetarët që punojnë në Shkup, e që dëshirojnë të jetojnë në mjedis ekologjik. Sasho velkovski, kryekomunar i Shën Nikollës thotë se ideja…
Pas emërimit të ish-drejtorit të Teatrit të Tetovës si sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, sot është emëruar si drejtor i ri i këtij teatri, Arsim Fazlija, aktor dhe i punësuar në këtë institucion. Kjo bëhet e ditur nga vetë Aziri i cili njofton se është takuar me drejtorin e Pallatit të Kulturës, Haki Fazliu dhe drejtorin e ri të Teatrit të Tetovës, Arsim Fazlija. ”Sot (19 janar 2018), sekretari Aziri realizoi takim të përbashkët me drejtorin e Pallatit të Kulturës në Tetovë, Haki Fazliu si dhe drejtorin e Teatrit të Tetovës, Arsim Fazlija. Në takim u diskutua mbi punën…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbrëmë ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe hapjen e ASH-së për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë. Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.Sela madje ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision “200” në Alsat-M ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.…
Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e festës krishtere Uji i Bekuar, ka uruar festën kreut të kishës ortodokse maqedonase z. Stefanit. Midis tjerash në urimin e Ivanov thuhet që të ndërtojmë shoqërinë tonë multietnike, multireligjioze dhe multigjuhësore në paqe, bashkëjetesë dhe duke respektuar dallimet.
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, prej 20 deri më 22 janar 2018, do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të Bashkimit Evropian – KOSAK, në Sofje, Republika e Bulgarisë. Vizita e z. Grubi në Sofje dhe pjesëmarrja e tij në këtë Konferencë është vizita e parë zyrtare e funksionarit të Republikës së Maqedonisë nga marrja e Kryesimit të Bulgarisë me Bashkimin Evropian. Në Konferencën e KOSAK-ut do të bëhet fjalë për Programin dhe prioritetet e Kryesimit të Bulgarisë…
Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) kërkon dorëheqjen e ndërmjetësuesit të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shkak për këtë kërkesë është sekretaresha e tij, që sipas DBM-së është me prejardhje greke, si edhe donacione të pranuara nga lobistë grek. DBM-ja konsideron se OKB-ja dhe Nimetz janë duke tentuar ta shkelin Ujdinë e përkoheshme të vitit 1995, dhe se nuk e respektojnë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku përfshihet parimi i vetëvendosjes. Njiherit, thirrje i bëjnë edhe Qeverisë së Maqedonisë që t’u jep fund bisedimeve.
Drejtoria e të Ardhurave Publike, njëjtë si vitin e kaluar do të detyrojë personat fizik, të cilët kanë fitim mbi një milionë denarë të regjistrohen si pagues të TVSH-së. Afati për regjistrim ka kaluar para katër ditëve, gjegjësisht më 15 janar. Ndërsa vitin e kaluar në opinion pati reagime të shumta, nëse është e drejtë që personat fizik të regjistrohen si taksapagues, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në web-faqen e DAP thuhet se taksapaguesit mund të jenë persona fizik ose juridik, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike.