Author: Arbnora Nora

Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht votimin e ligjit për Agjencinë Teknike Operative dhe ndryshimet ligjore në ligjin për polici, Punë të Brendshme dhe komunikime elektronike. Sipas ekspertit të Sigurisë, Bashkim Selmani propozimet në aspektin juridik paraqesin hap drejtë reformave dhe do të ndikojnë në efikasitetin e punës së policisë, megjithatë zbatimi i tyre në praktikë kërkon punë intensive. “Reformat të cilët po bëhen kohëve të fundit, jo vetëm me këto tre ligje por edhe me ligjet për menaxhimin e sigurisë nacionale dhe të qytetarëve, në të vërtetë çojnë drejtë reformave. Çdo ligj përmban tre elemente: elementi historik, pritshmëria e ligjit dhe…

Lexo më Shumë

Treni gjatë ditës së djeshme ka goditur për vdekje një 64-vjeçar nga fshati Miravci. Sipas MPB-së, më dje është paraqitur në polici se në hekurudhat tek fshati Miravci, treni i cili udhëtonte në relacionin Gjevgjeli-Tabanovc, ka goditur S.G (64), përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes, ndërsa hetime kanë kryer prokurori publik dhe stacioni policor në Gjevgjeli./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Institucionet e Maqedonisë janë të vetëdijshme se pa një kompromis me Greqinë për çështjen e emrit, nuk mund të pritet zhbllokimi i procesit të integrimit të vendit në NATO dhe marrja e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një porosi të tillë dha gjatë vizitës të enjten në Shkup edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg. Ai tha se zyrtarët e institucioneve përveç se ambiciozë, duhet të jenë edhe realist se kontesti rreth emrit është vendimtar për ecjen para të Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev thotë se beson se zgjidhje mund të ketë,…

Lexo më Shumë

“Ali Ahmeti quajti horra 50000 shqiptarë,përfeshi këtu edhe ato 3400 shqiptarë nga Kërçova të cilët votuan Fatmir Deharin pa asnjë kusht në zgjedhjet lokale”, theksoi kreu i Aleancës për Shqiptarët nga tubimi në Kërçovë. Ai tha se ASH bëri thirrje që të përkrahet Dehari për të mos fituar maqedonasit, ndërsa Ahmeti u bashkua me maqedonasit për të fituar ata. “Unë përsêri ju falënderoj që votuat Deharin,sepse isha unë para zgjedhjeve që kërkova nga shqiptarët këtu në Kërçovë të bashkohemi që mos të fitojnë maqedonasit, kurse Ali Ahmeti u bashkua me maqedonasit në Strugë për të fituar shqiptarët.”, theksoi Sela.

Lexo më Shumë

Në bulevardin “Aradhet partizane” dje pasdite është vjedhur veturë “Golf 6” me targa të Shkupit, ku ka pasur laptop, ipod mini dhe një palë çizme për skijim. Siç kumtoi MPB, rastin e ka denoncuar B.P.(25), ndërsa personi i panjohur që ka kryer vjedhjen ka krijuar përfitim material joligjor në vlerë prej 700.000 denarë. Personi i panjohur ka ardhur te vetura e parkuar, që ka qenë e ndezur dhe me çelësin në vend, ka hyrë dhe është larguar nga vendi. Punohet në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lexo më Shumë

Premtimi për fillimin e konsultimeve me Presidentin e shtetit për plotësimin e vendeve të zbrazëta në misionet diplomatike në Maqedoni është premtimi i Qeverisë të mbajtur në Planin për punë “3-6-9”. Ky premtim është pjesë e këmbënguljes së Qeverisë që të sigurojë bashkëpunim me Presidentin, si dhe funksionim të pandërprerë të institucioneve shtetërore duke respektuar maksimalisht detyrimet e kushtetuese dhe ligjore si dhe kompetencat e tyre. Konsultimet me shefin e shtetit kanë filluar, por rezultate konkrete nuk ka akoma. Në pasqyrën faktografike më statutin e implementimit të masave të parapara në Planin “3-6-9” (faqe 7) thuhet vetëm se “konsultimet me…

Lexo më Shumë

Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thaïs, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut, Athanael. Ngjarjet zhvillohen në Egjiptin bizantin të shekullit të IV para erës sonë. Murgu Athanael që jeton në Aleksandri, përpiqet të konvertojë kurtizanen e quajtur Thais në krishterim, por zbulon mëkatin trupor dhe e gjen veten të nënshtruar ndaj hijeshisë së saj. “Thaïs është shumë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për “Ehtnos” ka folur për marrëdhëniet me Maqedoninë dhe mundësitë e zgjidhjes së çështjes së emrit. Ai gjatë intervistës ka thënë se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe ka përshkruar në detaje rjedhën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa në lidhje me partnerin e tij të koalicionit në qeveri, sipas “news247”, Tsipras ka thënë se Kammenos nuk do të bëhet si Samaras, me çka në mënyrë indirekte theksoi se lideri i “Grekëve të Pavarur” nuk do të krijojë probleme në qeverinë greke.

Lexo më Shumë

Si ka ndodhur që raporti për funksionimin e sistemit AKMIS-it të humbet, në relacion jo më të gjatë se një kilometër nga Ministria e drejtësisë e deri te Prokuroria publike, askush nuk e di. Pas më shumë se një muaji, pasi që grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë prezantoi se si është gjendja në disa gjykata të Maqedonisë dhe përderisa opinioni pret përgjigje se a ka pasur keqpërdorime, nga Prokuroria thonë se nuk e kanë marrë dokumentin. “Raporti ende nuk ka arritur në Prokurorinë Publike. Obligim i institucioneve është që ta dërgojnë në përputhje me ligjet, e më pas i…

Lexo më Shumë

Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën Dobrinisht-Bansko. Sipas agjencisë bullgare BGNES, të aksidentuarit janë dërguar në spital. Bëhet fjalë për tre meshkuj 48-vjeçar dhe një i moshës 41-vjeçar, të cilët për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve nga hetimet, ekzistojnë dyshime për përdorim të alkoolit nga ana e shoferit, të cilit i është bërë testi në gjak.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, ndërsa pas dite do të ketë reshje të shiut, kurse në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Do të fryejë edhe erë mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në fund të ditës nga drejtimi veriperëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Temperaturat e ditës pritet të lëvizin prej 3 deri 12 gradë celcius.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të thata, ndërsa korsi të lagura vërehen në vendet më të larta. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Në disa korsi mund të paraqitet rëshqitja e dheut, sidomos në rrugët: Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, dhe Resnjë-Bukovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë