Author: Arbnora Nora

Nuk kanë të ndalur kërcënimet përmes letrave anonime në Maqedoni ndaj funksionarëve të sapoemëruar nga qeverisja e re. Kjo ka ndodhur edhe me drejtorin e Teatrit të Dramës në Shkup, Sasho Tasevski i cili ka informuar policinë se në zyrën e tij ka pranuar një letër me mesazhe kërcënuese. Ai ka thënë se letra nuk i ishte adresuar vetëm atij, por edhe bashkëpunëtorëve të tij. “Dje në orën 12.30 , S.T nga Shkupi ka lajmëruar se në të njejtën ditë në zyrën e tij ka pranuar një letër të adresuar në emrin e tij. Pasi që e ka hapur ka…

Lexo më Shumë

Përdorimi i gjuhës shqipe pas miratimit të ndryshimeve ligjore, në institucionet shtetërore, në një nivel më të avancuar deti tani, pritet nga qytetarët në mënyra të ndryshme, varësisht etnisë se cilës ata i takojnë. Për qytetarët maqedonas të cilët TVM 2 ka intervistuar, përdorimi i shqipes në ato vende ku shqiptarët nuk janë mbi 20 %, nuk është i nevojshëm. Për ta, nuk është problematike nëse shqipja flitet në vendbanimet ku shqiptarët janë shumicë dhe në shtëpitë e tyre, por në institucione, duhet folur ajo që e cilësojnë, si gjuha e vetme zyrtare e këtij shteti. “Unë vetëm një gjë…

Lexo më Shumë

Njohësit e së drejtës kushtetuese nuk e vlerësojnë drejt mosdekretimin e ligjit për gjuhët nga ana e presidentit Ivanov. Ata thonë se arsyet të cilat ai i numëroi, nuk përkojnë me sistemin politik të vendit, sepse  ky ligj nuk cenon karakterin unitar të shtetit, ngase vendi nuk është i ndërtuar në institucione paralele, nuk është i ndarë territorialisht dhe as nuk cenon sovranitetin dhe gjuhën maqedonase. Profesori universitar Mersim Maksuti sqaron se ky ligj përmban vetëm të drejtat e gjuhës që i takojnë një etnikumi dhe në këtë aspekt presidenti ka keqpërdorur pozitën e tij. Nëse presidenti edhe herën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi takim pune me udhëheqësinë e institucioneve shëndetësore në Ohër. Qëllimi i vizitës është të njoftohet me punën e institucioneve shëndetësore, përmes bisedës me ekipet menaxhuese për problemet në punë dhe mënyrat për tejkalimin e tyre. Në spitalin “Shën Erazmo” biseduam për rrjedhën e rindërtimit të objektit, si do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore, si dhe për nevojën e këtij institucioni për kuadër adekuat, edukim, rritje të cilësisë së shërbimeve që ofrohen dhe vendosjen e shërbimeve të reja”, tha Filipçe. Ai paralajmëroi se punimet ndërtimore do të vazhdojnë, si dhe për gjetjen e mënyrës më…

Lexo më Shumë

Lëvizja Popullore për Maqedoninë dënon, siç thotë, shkeljen e Rezolutës 817 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz, në lidhje me propozimet e tij për kontestin me emrin. “Sipas Rezolutës 817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, M. Nimetz nuk ka mandat të bëjë propozime për shkak se ai është i autorizuar që të ofrojë “shërbime më të mira”, duke nënkuptuar se Nimetz nuk ka të drejtë të imponojë propozime formale për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, por duhet të veprojë si pavarur duke përcjellë takimet e veçanta, qëndrimet…

Lexo më Shumë

Është reale të pritet Maqedonia sivjet të merr ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, duke parë përparimin në bisedimet për emrin dhe planin për reforma, deklaroi ministrja për Punë të Jashtme e Bulgarisë, Ekaterina Zakharieva për agjencinë “Darik”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministrja rikujtoi se Maqedonia ka status të shtetit kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por politika e shtetit për moszgjidhjen e problemeve me shtetet fqinje e ka lënë në një vonesë prej 13 vitesh. “Gëzohem që qeveria e Maqedonisë kuptoi se politika ‘kundër’ nuk është politikë e vlerave evropiane”, shtoi Zakharieva.

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka informuar se shërbimi për pasaporta dhe viza do të vazhdojë të punojë edhe përkundër mbylljes së Qeverisë amerikane. “Shërbimet me termine të caktuara dhe shërbimet për viza, si dhe rastet urgjente për shtetasit e SHBA-ve do të vazhdojnë në Ambasadë gjatë mbylljes së Qeverisë amerikane. Nuk do ta shpallim informata të reja në këtë profil, përveç rasteve urgjente” inforoi Ambasada e SHBA-ve në faqen e saj zyrtare në Twitter. US Embassy Macedonia Scheduled passport and visas services, and emergency services for U.S. citizens, will continue at the Embassy during the…

Lexo më Shumë

Shtetasi 39 vjeçar i Turqisë mbrëmë ka pësuar djegie të rënda në pjesën e kokës, që ka ndodhur nga goditje e rrymës gjatë punës në një ndërtesë në Aerodrom të Shkupit. “Nga Klinika “Nënë Tereza” në SPB SHkup është paraqitur se me automjetin e Ndihmës së shpejtë është sjellë shtetasi turk H.J.(39), me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni. Derisa H.J. ka kryer punë në ndërtesë në komunën Aerodrom, ka ndodhur goditje e rrymës ku ai ka pësuar lëndim të rëndë trupore – djegie të shkallës së tretë në pjesën e kokës, informojnë nga MPB. Ekipe të policisë kanë kryer ekspertizë…

Lexo më Shumë

Katër herë nivel më i ulët për muajin janar është regjistruar në lumin Vardar në Jegunovcë. Ulje të nivelit në lumin Vardar ka dhe në Demir kapi si dhe në lumin Kriva Reka në Kriva Pallankë derisa rritje ka lumi Treska në Mak.Brod si dhe Pcina në Katlanovë dhe lumi Satesk në Botun. Niveli i liqenit në Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në korniza të normales.

Lexo më Shumë

Pas takimit të negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë, i cili u mbajt në New York me ndërmjetësim të Matthew Nimetz, të mërkurën në Davos të Zvicrës do të mbahet takimi i parë i drejtpërdrejtë mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Në takim do të bisedohet për emrat e propozuar, si dhe për aktivitetet që duhet të ndërmarrin grupet e punës, të udhëhequr nga ministrat e punëve të jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Emrat të cilat përfliten në media janë “Gorna Makedonija”, “Nova Makedonija”, “Severna Makedonija”, “Vardarska Makedonija” dhe “Republika Makedonija Skopje”, por të gjitha të lexohen në gjuhën maqedonase dhe…

Lexo më Shumë

Nëntë emigrantë nga Pakistani pa dokumente janë kapur dje gjatë një kontrolli të zakonshëm në Haraçinë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se emigrantët janë gjetur në një makinë “Mazda” me targa të Velesit, e drejtuar nga B.I (27), nga fshati Rashçe e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Policia ka ndaluar makinën dhe pas kontrolleve, migrantët dhe shoferi i makinës janë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga policia.

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët shpreh indinjatë të thellë në lidhje me portalet të cilat u vendosën në funksion manipulimit dhe nxitjes, me qëllim përçarje të Aleancës për shqiptarët në vigjilje të Kongresit të saj partiak. Apelojmë mediat të cilat thirren si të pavarura, qofshin ato elektronike dhe te shkruara që mos të bien pre e këtyre manipulimeve por të ruajnë nivelin dhe të demonstrojnë se janë pararoje e demokracisë dhe vlerave që ngërthen ajo. Aleanca për shqiptarët është parti demokratike, në rritje e sipër dhe është e kuptueshme shqetësimin e oponentëve politik dhe portaleve të tyre partiake. Rikujtojmë mediat të tjera,…

Lexo më Shumë