Nxënësit që e ndjekin mësimin në gjuhën turke, pranë Shkollës së Mesme lokale Mirko Mileski në Kërçovë dhe prindërit e tyre, për shkak të problemeve të shumta në këtë shkollë, nuk morën pjesë në mësim duke bojkotuar fillim e gjysëmvjetorit të dytë. Nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle e bojkotojnë mësimin për shumë arsye siç thonë: për shkak të mungesës së zëvëndës drejtorit, pedagogut, psikolog turk dhe një person përgjegjës për klasat turke. Ata shprehen se mësuesëve nga viti i dytë dhe tretë në departamentin elektronik të shkollës profesionale nuk i’u është bërë pagesë në kohë.Ata ankohen dhe për ndarje…
Author: Arbnora Nora
Aleksandar Mihajllovski, i cili është njëri nga inicuesit e reformave në OBRM-PDUKM, një një intervistë për Faktor, thotë se ka mundësi për zgjidhjen e shumë çështjeve, si në parti, poashtu edhe në dialogun politik në Maqedoni. I pyetur për qëndrimin e tij për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mihajllovski mbetet në argumentin politik në lidhje me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mua më pengon diskutimi në drejtimin se nëse mbështet ligjin je mik i shqiptarëve dhe nëse nuk e mbështet nuk je mik me shqiptarët. Ne duhet të ndërtojmë shoqëri homogjene, ku çdo njëri do ta ndjejë të veten”, tha Mihajllovski.…
Policia e Maqedonisë njofton se në periudhën prej orës 19:40 të datës 21.01.2018 deri orën 04:30 të 22.01.2018 është kryer vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë. “Vjedhësit kanë hapur me forcë derën hyrëse, janë futur brenda dhe nga kutia për bamirësi kanë marrë rreth 500 denarë, 5 euro dhe 5 lira turke dhe janë larguar në drejtim të panjour”, thonë nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga policia shtojnë se hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit. Në ndërkohë nga policia njoftojnë se tentim për vjedhje ka pasur…
Vazhdimi i debatit për ligjin për gjuhët, të hënën do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare në Parlament, informoi sot për gazetarët, kryeparlamentari Talat Xhaferi, përcjell Almakos. Deputetët nga VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në koordinim. VMRO i bëri thirrje qeverisë që ta tërheqë ligjin, duke e cilësuar atë si jokushtetuese. ‘Ne kërkojmë që të formohen grupe punuese të përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare në Parlament, ekspert dhe publik profesional dhe ata duhet të punojnë në përcaktimin e nevojës për miratimin e një ligji të tillë dhe heqjen e elementeve jokushtetuese të ligjit për gjuhët”, tha sekretari…
Negociuesit rreth çështjes së emrit, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, nuk do të takohen më me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz. Bisedimet për emrin do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme, në krye me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Në këtë fazë më intenzivisht do të komunikojnë edhe drejtorët për Ballkan në MPJ, Aleksandra Miovska nga Maqedonia dhe Sofija Gramata nga pala greke.
Në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj. Ivanov theksoi se me marrjen e këtij ligji është keqpërdorur flamuri i BE-së ,ku një shumicë e thjeshtë miratoi një ligj që ndryshon ligjet sistemore që, nga ana tjetër, ndryshohet nga dy e tretat e shumicës. Në shpjegimin e shkruar në 14 faqe, të cilat iu dorëzuan deputetëve, të gjitha pjesët, artikujt dhe pikëpamjet e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat, sipas Ivanovit, shkelin Kushtetutën. Projektligji për…
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj protestave të djeshme të mbajtura në Selanik të Greqisë, ku është bërë thirrje kundër çështjes së emrit të Maqedonisë. Kjo parti i dënon thirrjet nacionaliste dhe publikimin e hartave ku përshkruhet ndarje e territorit të Maqedonisë. Sipas tyre, këto veprime nuk ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe krijimin e një klime besimi ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. VMRO-DPMNE ja kërkon nga Ministria për Punë të Jashtme që të reagojnë ndaj, siç thonë, gjesteve jomiqësore të individëve dhe grupeve të caktuara në Greqi, si edhe të kërkojnë veprime konkrete të palës greke ndaj dukurive të këtilla.
Spitali privat “Sante Plus” ka reaguar përmes një kumtese, duke përgënjeshtruar se 31 vjeçarja nga Kërçova e cila ndërroi jetë të enjten e shkuar gjatë procesit të lindjes, ka vdekur në këtë spital. Në reagim thuhet se nga ana e tyre është bërë gjithçka e mundur dhe se përpara se Dëbora Xhambazi të ndërrojë jetë është dërguar në Klinikën për anestezion reanimacion dhe kujdes intenziv në Spitalin shtetëror në Shkup. Në reagim poashtu thuhet se Xhambazi kontrollet e shtatzënisë nuk i ka kryer në këtë spital dhe se komplikimet të cilat i ka pasur e ndjera, kanë qenë të paparashikueshme.…
Derivatet nga mesnata do të shtrenjtohen sërish, për të disatën herë radhazi këto muajt e fundit. Benzina dhe dizeli do të rriten për 1 denar dhe kështu dizeli pas mesnate do ta kalojë çmimin e 60 denarëve dhe do të shitet me 60,5 denarë. Benzina Eurosuper BS 95 do të kushtojë 67,5 denarë, kurse ajo Eurosuper BS 98, 69,5 denarë, më e larta e viteve të fundit. Vetëm në 6 muajt e fundit, derivatet në Maqedoni janë shtrenjtuar deri në 14 denarë për litër.
Gazetarët në Maqedoni nuk kanë siguri, ato sulmohen, kërcënohen, rrëmbehen dhe linçohen. Kështu thuhet në raportin e ri të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë mbi lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në vitin 2017, njofton Almakos. Kryetarit i SHGM-së Naser Selmani, konsideron se gazetarët sulmohen për të heshur ata si dhe opoinioni të mos informohet për keqpërdorimet e pushtetit. ‘’Vitin e kaluar kemi regjistruar gjithsej 18 sulme të reja ngaj gazetarëve prej të cilave 13 sulme fizike dhe verbale kurse të tjerat janë fyerje, pengesë në punë dhe shkatërrim i pronave të gazetarëve’’ tha kryetari i SHGM. Sipas Selamniit, …
Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ka rrënuar edhe më shumë imazhin e kreut të shtetit, i cili gjatë tërë mandatit të tij që përfundon vitin e ardhshëm, është përballur me kritika të shumta. Në arsyetimin e mosdekretimit të këtij ligji, Ivanov kishte thënë se ai është jokushtetues, pasi gjuha shqipe nuk mund të vihet në nivel të njëjtë me maqedonishten, e cila sipas tij, është gjuhë e vetme zyrtare në vend, por edhe për atë se sipas tij, avancimi…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ka dënuar incidentet në protestat e djeshme në Selanik, ku sipas mediave greke është djegur flamuri i Maqedonisë. Nga MPJ thonë se “Qeveria e Maqedonisë vazhdon që sinqerisht të ndërtojë besim me Greqinë, me qëllim që të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura”. “MPJ është e bindur se gjithë rajoni, si dhe dy vendet janë në rrugë të drejtë për fqinjësi të mirë, me çka do të rezultojë me përmbushjen e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, si dhe në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Fatkeqësisht akoma ndodhin incidente…