Banorëve të Shkupit ju nevojiten 16 vite për blerjen e një banese. Përllogaritjet tregojnë se me pagë mesatare – që në Maqedoni arrin 380 euro, dhe me kushtin që një pagë të mos harxhohet për asgjë tjetër, përpos të kursehet për blerjen e banesës, mund të blihet një banesë prej 80-90 metra katrorë, shkruan gazeta Koha. Matematika tregon se për t’u arritur kjo, duhet që paga mesatare – që në vit arrin 4560 euro, nevojiten 16 vite që për shumën prej 73 mijë euro, të blihet banesa me koston mesatare prej 800 euro metër katrori i hapësirës banesore. Se një…
Author: Arbnora Nora
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të bëjë analizë të detajuar për rastin tragjik ku vdiq 15 vjeçari gjatë operacionit në Klinikën e traumatologjisë. “Informatat e para flasin se bëhet fjalë për hipertermi malinje që ndodhë në raste të rralla tek pacientë që kanë predispozicion gjenetik. Krejt kuadri i Klinikës për ortopedi ka qenë maksimalisht i angazhuar në tentimet që të shpëtohet fëmija”,thuhet në komunikatën e Ministrisë, transmeton Medial.mk. Prej atje thonë se është formuar Komision ku Klinika do të analizojë rastin dhe pas marrjes së rezultateve zyrtare të obduksionit, opinioni do të njoftohet në mënyrë transparente.
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Manastirin si pjesë e fushatës “BE për TY”, qëllimi i të cilës është të ngrihet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën nga BE-ja në vend. Siç njoftuan nga Delegacioni i BE-së, në Manastir ambasadori Zhbogar do të takohet me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska, ndërsa do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga BE-ja të cilat realizohen në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë. Bashkimi Evropian investoi 240.000 euro për hapjen e kopshtit mobil të fëmijëve në të cilin ofrohen aktivitete alternative…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata, ndërsa në disa vende më të larta rrugët janë të lagura. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyjre dhe dalje në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Pronari i kompleksit të rrënuar Kosmos, Fiat Canovski ka deklaruar se sërish do ta ndërtojë ndërtesën nëse gjykata të merr vendim të drejtë. ‘’Nëse objekti është ndërtuar në mënyrë të ligjëshme ose të jashtëligjëshme për këtë do të vendos gjykata. Un tash kur do të vazhdoj ta ndërtoj objektin do ta ndërtoj në kuot të njejtë, pres që Këshilli Gjyqësor të sjell vendim të drejtë,’’ ka thënë Canovski. Ai kërkon ekspertizë vendore dhe ndërkombëtare për rastin dhe dëmshpërblim për shembjen e objektit. Dëmi nga shembja e Kosmosit në vitin 2011 nga pushteti i Gruevskit është vlersuar në shumë prej 16…
Avokatët e mbrojtjes në rastin ‘’TNT’’ për shembjen e kompleksit Kosmos, kanë kërkuar që seanca të shtyhet derisa prokuroria nuk u dorëzon dëshmitë kundër klientëve të tyre, që dalin nga bisedat e përgjuara. Gjykatësi Ognen Stavrevski ka refuzuar kërkesën e avokatëve dhe ka vazhduar seancën duke thënë se nuk ka asnjë pengesë, njofton Almakos. Avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, Elenko Milaonv, përdorimi si dëshmi i mesazheve dhe bisedat private nga ana e prokurorisë shkel vendimin e plotfuqishëm te Gjykatës së Apelit e cila përgjimet nuk i ka pranuar si fakte. ”Konsiderojmë se kualiteti dhe përmbajtja e fjalimit kryesor i…
Avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit sot në vazhdimin e seancës për lëndën ‘’TNT’’ ku klienti i tij është i akuzuar i parë, ka kërkuar që media të largohet nga gjykataria, por gjykata e ka hedhur poshtë kërkesëne tij. Avokati i Gruevskit, Dimitar Dangov ka kërkuar mediat të mos raportojnë nga gjykimi sepse kamerat i duken shumë dasmore. Mirëpo gjykatësi Ognen Stavrev ka vazhduar gjykimin duke thënë se nuk ka asnjë pengesë. Në lëndën për shkatërimin kompleksit rezidencial Kosmos përveç Nikolla Gruevskit, të akuzuar janë dhe 6 persona ish-ministri Mile Janakieski, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Tajkovski, inspektorja…
Pas vdekjes së lehones nga Kërçova, Spitalit privat “Santa Plus” i’u dha ndalesë pas vendimit të Inspektoriatit Shëndetësor. “Dje Sanitari Shtetëror dhe Inspektorati Shëndetësor kryer një inspektim të veçantë në Spitalin privat Sante Plus, në përputhje me Ligjin, pas të cilës janë gjetur mangësi kurse nga ISH kanë vendosur që t’i jepet ndalesë, deri në eliminimin e mangësive”, thonë nga inspektoriati. Javën e kaluar një grua 31-vjeçare nga Kërçova ka vdekur në spital pas lidjes me skesion cezarian.Nga informacionet jozyrëtare thuhet lehonnja të ketë vdekur për shkak të alergjis nga anestezioni i cili thuhet të i’a ketë mbyllur rrugët e…
Regjisori dhe producenti Boris Damovski sot përmes avokatit të tijë do të kërkoj nga Gjykata e Apelit që ti ndërpritet paraburgimi. Damovski është një nga drejtuesit e organizatës ‘’Për Maqedoni të pëbashkët ‘’ ai ngarkohet për vepër penale terrorizëm dhe kërcënim i rendit kushtetues, ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakëshme të 27 prillit në Kuvend. Atij më parë i është shqiptuar masa e burgut shtëpiak prej 30 ditëve, pas kërkesës së Prokurorisë, këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ndryshoi vendimin dhe urdhëroi masën e paraburgimit. Deri më tani Gjykata e Apelit në seanca publike dhe…
Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Cipras dhe Zoran Zaev do të takohen sot për herë të parë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku pritet të diskutohet edhe për zgjidhjen e [çështjes së emrit. Cipras së fundmi ka shfaqur gatishmëri për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë dhe ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë gjatë këtij viti. Sipas tij, viti 2018 është shumë i rëndësishëm për Greqinë jo vetëm për tejkalimin e krizës financiare por njëkohësisht po hapet një dritare e mundësive për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Jam i sigurt se tani ka ardhur koha për ti…
Mediat maqedonase raportojnë se të shtunën pritet një takim të kreut shtetëror dhe të liderëve të partive më të mëdhaja në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev do të raportojë për mbarvajtjen e bisedimeve për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Në takim do të merr pjesë edhe kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni. Raportohet se në takim do të jenë edhe Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja. Nga kabineti i Ivanovit kanë konfirmuar për Kanal 5 se ka një nismë nga Ministria për Punë të Jashtme për një takim bashkërendues për të njoftuar për propozimin…
Në emisionin “360°” është analizuar relacioni Shkup-Prishtinë i qytetarëve të të dy shteteve, ku raportohet për një shtim të komunikacionit Maqedoni-Kosovë, dhe anasjelltas, sidomos gjatë festave. Në Maqedoni thuhet se “City Mall” në Shkup është kryeqytet i dytë i Kosovës, ndërkaq gjithnjë e më shumë qytetarë të Maqedonisë udhëtojnë drejt Prishtinës për argëtim nate. Megjithatë, lidhja e keqe infrastrukturore paraqet një pengesë. Autostrada “Arbër Xhaferi” është ndërtuar deri në gjysëm, në anën e Kosovës, kurse asgjë nuk ka filluar në anën e Maqedonisë. Për më tepër ndiqni emisionin “360°”. https://www.youtube.com/watch?v=MkK6RSU38CE