Ekspertët e komunikimit thonë se është shqetësues jo vetëm përdorimi i tepërt i internetit nga ana e personave të mitur, por dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve gjatë shfrytëzimit të internetit nga ana e grupmoshave gjithnjë e më të vogla. Sipas të dhënave që i ka publikuar Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), vetëm 10 për qind e amvisërive në Maqedoni me persona minoren kanë instaluar program për kontrollin e fëmijëve gjatë shfrytëzimit të internetit. Madje më shumë se gjyma e qytetarëve të anketuar të AKE përkatësisht 58 për qind e prindërve që kanë fëmijë të cilët shfrytëzojnë internetin,…
Author: Arbnora Nora
Një automjet mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët në rrugën “Metodija Andonov Çento” nr. 161 në Shkup. Siç ka informuar komandanti i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit Zvonko Tomeski, rasti është paraqitur në “193” mëngjesin e sotëm në ora 3:05, ndërsa zjarri është shuar në ora 4. “Janë djegur pjesë të automjetit dhe është shkaktuar dëm material prej rreth 60 mijë denarë. Është intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës”, ka deklaruar Tomeski. Brigada kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 2:40 ka intervenuar edhe në një banesë në bulevardin “Arradhat…
Arben Taravari nga Aleancës për Shqiptarët, sot përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk ka kërkuar depolitizimin e Bashkësis Fetare Islame, duke theksuar se kjo Bashkësi nuk është parti, dhe se duhet ti përkas secilit. ”BFI nuk është parti, por është një vend që duhet t’i përkasë çdo njerit prej nesh. Në emër të vlerave të fesë tonë, siç janë: Ndershmëria, Morali, Drejtësia, Humanizmi e mbi të gjitha Paqja, BFI-ja duhet të distancohet nga çfarë do lloj konteksti që bie ndesh me këto virtyte. Islami është një religjion për të cilin jemi të gjithë krenar që i përkasim,…
Tridhjetë organizata ku edhe parti politike, organizata jo qeveritare, iniciativa qytetare nga vendi dhe diaspora do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim strategjik për qëllim të bojkotimit të referendumit më 30 shtator. Memorandumin këto organizata do ta nënshkruajnë sot, ndërsa mes këtyre është edhe partia “Maqedonia e Vetme”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thonë nga atje me memorandumin do të formohet shtab i krizës që do të udhëheq propagandë publike për mos daljen dhe bojkotimin e referendumit./Telegrafi/
Redaksia e NetPress në fillim të fundjavës mori material video dhe foto duke thënë se në Greqi është vërejtur automjet luksoz në pronësi të MPB-së, ku përdoret për qëllime private. Sipas informatave të NetPress, automjeti “Renga Rover Discoveri Sport” me tabela SK-9559-Al, për momentin në Greqi e shfrytëzojnë katër vajza që pushojnë në kampin e mirënjohur “Evridki”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas NetPress ende nuk mund të vërtetohet se këto vajza voziten vet, ose voziten me shofer personal. NetPress ka kërkuar informacione zyrtare nga MOB-ja se a është vetura “Range Rover” me tabela SK-9559-AL është automjet e Ministrisë së punëve të…
Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka vërtetim zyrtar nga Qeveria afgane në lidhje me lajmin për shtetasin e Maqedonisë i cili ishte i rrëmbyer dhe i vrarë në Kabull, ndërsa disa media tashmë publikuan se 37-vjeçari është qytetar i Lubancit të Shkupit, duke u thirrur në burime të fshatarëve të këtij fshati. Sipas publikimeve nga mediat ndërkombëtare, para dy dite shtetasi i Maqedonisë së bashku me dy persona ka Malajzia dhe India, janë rrëmbyer dhe dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit. Të tre kanë punuar në kompaninë “Sodexo”, si kompani e dytë më e madhe botërore për ushqim./Telegrafi/
Në kulmin e sezonit numër i madh i qytetarëve herët në mëngjes nisën për në Greqi. Në vendkalimin Bogorodicë kolonë automjetesh presin për një orë. Intensiteti i komunikacionit, siç informon LAMM është mesatar në të gjitha drejtimet,përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga LAMM thonë se komunikacioni zhvillohet nëpër korsi të thata, dhe këshillon vozitje të vëmendshme duke respektuar shenjat e sinjalistikës rrugore./Telegrafi/
Komisioni Evropian ka reaguar për përdorimin e gjuhës së urrejtjes të kryetarit Gjorge Ivanov dje në Meçki Kamen, në të cilën ai deklaroi se nuk mbështes marrëveshjen me Greqinë për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Brukseli jep mesazhin se pret nga të gjitha palët të jenë konstruktiv, përcjell korrospondetja e AIM-së nga Brukseli. “Presim nga të gjithë forcat politike të luajnë rolin konstruktiv nëpërmjet të mbështetjes së përbashkët të qëllimeve strategjike dhe ta sigurojnë zbatimin e marrëveshjes”, deklarojnë për AIM nga Komisioni Evropian. Komisioni Evropian thekson se e mbështet marrëveshjen në mes Greqisë dhe Maqedonisë. “Ka shumë hapa të cilat duhet…
Kamionët e konfiskuar që me vite të tëra kanë qenë të parkuar në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë vetëm një shembull se në çfarë gjendje janë vend-parkimet, magazinat dhe depot e Agjencisë për menaxhimin e pronave të konfiskuara. Pikërisht automjetet e konfiskuara, që janë mbi 6 mijë në këtë moment, janë problemi më i madh. Policia pyjore ka diku mbi 2.500 automjete, ne në depot tona kemi mbi 3 mijë automjete, por ka automjete edhe nëpër stacionet e policisë që janë konfiskuar dhe për fat të keq ua zënë oborret e tyre, deklaroi Faton Asani, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e…
Referendumi i 30 shtatorit është mundësi e qytetarëve që të japin mendimin e tyre thotë ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibel Zuter e cila vjen nga një vend ku pothuajse çdo të dytën muaj banorët e saj dalin në referendum dhe japin mendimin e tyre për çështje të ndryshme. Ajo shpreson që sa më shumë njerëz të dalin në referendum dhe të shprehin qëndrimin e tyre. Gjatë bisedës për televizionin “Telma”, Zuter foli edhe për ditën kombëtare të Zvicrës e cila festohet me 1 gusht dhe për ndihmën e Zvicrës që jepi vendin në sferën e ekonomisë, forcimin e kapaciteteve…
Jeton i rrethuar me shqiptarë, thotë që prejardhjen e ka nga Korça,por e etiketuan se ai ka qenë pjesë e turmës që ofendoi shqiptarët në Krushevë. E për këtë shkak e fsheh fytyrën. Unë jetoj në një ambient multietnik dhe të dërgoj një porosi të tillë është pak sa e çuditshme apo jo? Ja pra edhe ti je shqiptarë, as me juve nuk do të duhej të flas tani apo jo? Unë jam Maqedonas, por e kam prejardhjen nga Korça… kur unë do të ofendoja nacionalitete tjera, kurse Korça është në Shqipëri, atëherë unë do ta ofendoja edhe familjen time,…
Lista zgjedhore ende me votues të kontestuar sikur edhe në ciklet e kaluara zgjedhore ndërkohë që deri në mbajtjen e referendumit ka mbetur edhe dy muaj. Në aplikacionin në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mund të hasen emrat e votuesve që ishin të dyshimtë edhe në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar. Aty figuron emri i ish-kundërzbuluesit Goran Grujovski, i cili është në arrati në Greqi. Aplikacioni tregon se Gruevski ndodhet në Listën e Votuesve në Rrugën Hristo Tatarçev 47. Por të drejtë për të votuar ka ende edhe Vladimir Varelov, një polic të cilit…