P.A (58) nga Shkupi ka vdekur pasi ka rënë pa ndjenja derisa dje ka qenë për alpinizëm në vendin “Anteni” në Kodrën e Diellit, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski. Sipas të dhënave të tij rasti është paraqitur dje rreth orës 17:45 nga ana e V.N (35) nga Shkupi i cili së bashku ka qenë për alpinizëm me të ndjerin P.A, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prokuroi Publik dhe ekip i SPB Tetovë kanë kryer ekspertizë të kompletuar por nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i P.A i është dorëzuar familjes.
Author: Arbnora Nora
Ministria për Vetëqeverisje Lokale ka promovuar doracakun për kryekomunarët dhe anëtarët e këshillave. Sipas ministrit Suhejl Fazliu, Ministria që dretjon punon në forcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale, dhe se me partneritet të fuqishëm mund të arrihen rezultate që janë të drejtuara kah përmirësimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale. Ky doracak është përgatitur nga ana e Qendrës për analiza ekonomike, nën recenzion të profesorëve Gordana Siljanovska dhe Jove Kekenovski.
Në pritje të fillimit të seancës ku do të diskutohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve seancë e cila duhej të fillonte në orën 11.00. Në sallën e Kuvendit deputetët e parë që u shfaqën ishin ato të LSDM-së, Frosina Remenski, Muhamed Zeqiri si dhe disa nga deputete e BDI-së. /E.SH Almakos
Sot në seancën plenare në Kuvend pritet të diskutohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Gjorgje Ivanov. Seanca edhe pse ishte caktuar për në orën 11.00, e njejta ende nuk ka filluar. Ligji për përdorimin e gjuheve e ktheu në Kuvend partinë VMRO-DPMNE, të cilët kanë parashtruar rreth 35 mijë amendamentete bazuara në vërejtjet e përmendura nga presidenti Gjorgje Ivanov. Në sallën e Kuvendit u pa deputeti i VMRO-së dhe ish kryeministri në qeverinë teknike, Emil Dimitriev. Jashtë Kuvendit në “Parkun e Gruas” një grup qytetarësh po protestojnë kundër dygjuhësisë, konkretisht…
Për shkak të mungesës së prokurorit publim gjykimi i rastit ‘’Ryshfeti’’ në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, i cili duhejt të mbahej sot në Gjykatën Penale është shtyrë për më 26 shkurt pasi që prokurori të premten e kishte informuar gjyqëtarin e ri Darko Todorovski se nuk do të mund të marrë pjesë në seancë. Senaca e mëparëshme për këtë lëndë gjithashtu është shtyrë, me arsyetimin se lënda nuk kishte arritur deri në Gjykatën e Apelit, e cila duhej të vendos pas ankesës së mbrojtjes së Zoran Zaev, i cili kërkoi që video inçizimet nga masat e…
Prokurori Darko Jakimovski në seancën e sotme publike në Gjykatën themelore në Shkup lidhur me sulmin e deputetit Zijadin Selam më 27 pril të vitit të kaluar në Kuvend, ka deklaruar se e vetmja arsye që Sela është ende gjallë, nuk është mëshira e sulmuesve, por fakti se ata kishin menduar se ai ka vdekur. “Në këtë rast, dëshmitë do të tregojnë se në momentin kur sulmi dhe rrahja e kanë arritur kulmin e vetme për shpëtimin e të dëmtuarit Zijadin Sela nuk është hamendja е sulmuesve, por fakti që nuk ka dhënë shenja jete dhe të gjithë kanë menduar…
Përmes një letre me shkrim, Kryeministri Zoran Zaev i ka shprehur ngushëllime familjes Zulbeari nga Tetova, e cila në mënyrë tragjike në zjarrë humbi 5 anëtarë të familjes. Në letrën e Kryeministrit Zoran Zaev thuhet Të shqetësuar thellësisht nga tragjedia që i ndodhi familjes Tuaj, nuk mund të gjinden fjalë ngushëlluese për këtë traumë të thellë Më lejoni në emrin tim personal, dhe në emër të Qeveris së Republikës së Maqedonisl, si dhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë ta shprehim ngushëllimin tonë të thellë në këto momente të vështira për juve. Humbja tragjike nuk mund të…
Qeveria do ti ndajë ndihmë financiare në shumë prej 300.000 denarëve familjes Zulbeari nga Tetova e cila ishte viktimë e zjarrit që e kaploi shtëpinë e tyre në të cilën humbën jetën pesë anëtar të kësaj familje, nëna dhe 4 fëmijë të moshës së mitur. “Të nxitur nga ngjarja tragjike në Tetovë, në të cilën familja Zulbeari nga zjarri që kaploi shtëpinë humbën jetën nëna dhe katër fëmijët e saj, që preku thellësisht gjithë njerëzit në Maqedoni, Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mbajti seancën 51 dhe morri vendim për ndarjen e ndihmës financiare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Përveç…
Partia e Majta sot ka akuzuar pushtetin e ri në Maqedoni se zbaton praktikat e njejta të qeverisësë të ish kryeministrit Nikola Gruevski, i cili gjërësisht ka përdorur gjyqësinë për të qëruar hesapet me kundërshtarët politik. E Majta pohon se qeveria e Zaevit po vazhdon persekutimin e drejtuesve të partisë, të akuzuar nga ish regjimi për demolimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov gjatë zhvillimit të protestave të revolucionit laraman, njofton Almakos. Sipas tyre, gjykatat vzhdojnë të jenë selektivë në ndarjen e drejtësisë, sepse procesin gjyqësorë kundër drejtuesve të partisë, Mariglen Demiri dhe Zdravko Savevskit po e zvarit më shumë…
Një person tridhjetë e tetë vjeçar nga Shkupit është gjetur i varur në parkun pyjor të Gazi Babës në Shkup. Siç informojnë nga MPB, rreth orës 12.30 në Njësinë për Raportim dhe Komandë në Shkup, një person kalimtar i rastit ka informuar se e ka gjetur në Parkun e Gazibabës një trup të pajetë. Nga ndihma mjekësore konfiruman vdekjen e personit, me urdhër të prokurorisë publik, trupi është marrur për ekspertizë. Almakos
Eurokomesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Han e ka përshëndetur takimin e kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras në Davos. Në profilin e tij në Twitter Han e ka vlerësuar takimin si lajm shum të mirë dhe ka shkruar se e njejta tregon guxim, vizion , dhe aftësi politike. ”Zgjidhja e kësaj pyetje, e cila zgjat shum gjatë, do të jetë mirë për të dyja vendet, për regjionin dhe për Evropën,” ka shkruar Han në Twitter. Almakos https://twitter.com/JHahnEU/status/956246241435947010?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmakfax.com.mk%2Fdaily-news%2F%25d1%2585%25d0%25b0%25d0%25bd-%25d1%2581%25d1%2580%25d0%25b5%25d0%25b4%25d0%25b1%25d0%25b0%25d1%2582%25d0%25b0-%25d0%25bf%25d0%25be%25d0%25bc%25d0%25b5%25d1%2593%25d1%2583-%25d0%25b7%25d0%25b0%25d0%25b5%25d0%25b2-%25d0%25b8-%25d1%2586%25d0%25b8%25d0%25bf%25d1%2580%25d0%25b0%25d1%2581-%25d0%25b5-%25d0%25b4%25d0%25be%25d0%25b1%2F
Për shkak të problemeve teknike, nesër pa energji elektrike në periudh nga ora 9:00 deri në orën 14:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga fshatërat e Sarajit, dhe një pjesë nga lagjeja nr.20 në komunën e Sarajit. Në periudhë nga ora 9:00 deri në 10:00 pa energji elektrike do të mbeten dhe shfrytëzuesit në rrugën Indira Gandi nr.31, rr.Pellagonia dhe lagjeja.Brsjaçka buna në komunën e Shuto Orizares. Gjithashtu, pa energji elekrtike në periudh nga ora 10:30 deri në 14:30 nesër do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga Stogovo nga nr. 21 deri në 27 dhe rr.Kozle nga nr.28 deri në 54 në…