Author: Arbnora Nora

Tërmet me fuqi prej 2.6 shkallëve Rihter, është regjistruar sot në mëngjes në orën 08:03 në Shkup. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në gjashtë kilometra në lindje të Shkupit, në thellësi prej 5 kilometrave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Tërmeti është ndjerë edhe në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic është shprehur shum optimist në lidhje me zgjedhjen e kontestit të emrit duke theksuar se ekziston vullnet politik nga tëdyja anët dhe se problemit disa vjeçar do ti vijë fundi shumë shpejtë. Pas takimit të tij me krerët më të lart shtetëror, këtë moment e ka quajtur pozitiv që sipas tij duhet shfytëzuar. ‘Unë nuk dua t[i nënvlerësoj dallimet në pikëpamjet, shpresoj se ato do të zgjidhen megjithatë është krijuar  një moment pozitiv dhe duhet të shfrytëzohet. Kjo është koha  e duhur të mundohemi të arrijmë progres në zgjidhjen e çështjes, përfundimisht ta zgjedhim, që…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni vitin e kaluar janë regjistruar rreth 300 raste të reja të kancerit në qafën e mitrës, ndërkohë rreth 150 të prekur nga kjo sëmundje gjetën vdekjen. Biba Dodeva nga organizata “Borka” thotë se femrat me nivel më të ulët social dhe një pjesë e femrave nga komuniteteve më të vogla ballafaqohen me qasje jo të barabartë dhe nuk kanë qasje tek programet për vaksinim, sepse nuk janë të informuar sa duhet për këtë problematikë. “Duhet të punohet më shumë në informimin dhe edukimin e grave, t’u shpjegohet qasja deri te kontrollet preventive skrining, HPV vaksinimin, ndërsa me këtë…

Lexo më Shumë

Bashkia e Shkupit njofton se nga mbrëmja e sotme, respektivisht nga ora 20:00 përfundon transporti falas publik. Deri te ky hap vjen pas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për shifrat e reja të koncentrimit të grimcave PM10 në ajër, që kanë rënë nën pikën kritike të 200 miligramëve për metër kub. Masat për uljen e ndotjes së ajrit do të riaktivizohen, nëse sërish vjen deri te tejkalimi i pikës kritike të ndotjes së ajrit në Shkup.

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor kundës ish-kryetarit të komunës së Manastirit, Vladimir Taleski është shtyrë nga fundi i shkurtit për shkak se Gjykata e Apelit ende nuk është prononcuar për heqjen e paraburgimit shtëpiak. Rasti “Transporter” është hapur nga Prokuroria Publike Speciale, ku Taleski dhe 20 persona të tjerë, akuzohen për keqpëdroim të pozitës zyrtare, për shkak të dyshimit se ka nënshkruar  tenderë të paligjshëm në vlerë prej 360.000 euro, për transportin e nxënësve në rajonin e Manastirit. A.M Almakos

Lexo më Shumë

Maqedonia shumë shpejtë do të ndërrojë emrin e aeroportit të Shkupit “Leka i Madh” në përpjekje për  të normalizuar marrëdhëniet me Greqinë dhe për të rritur shanset për zgjidhjen e çështjes së emrit, e cila do të hap rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO. ‘’Do të duhet të sjell vendim Qeveria, dhe kjo do të ndodhë së shpejti,’’ ka deklaruar zëdhëndësi Mile Boshnjakovski gjatë konferencës së sotme për media. Boshnjakovski është optimist se vizita e ndërmjetësit për çështjen e emrit Metju Nimtz në Shkup,  demostron vullnetin politik të qeverisë për ndërtimin e mardhënieve me Greqinë në nivel më të…

Lexo më Shumë

Propozimi për projekt marrëveshjen që e kumtoi shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, deklaratat pozitive dhe optimiste të Nimicit, dhe stacioni i ardhshëm i ndërmjetësit dhe bisedimet në Shkup, janë temat në të cilat mediumet greke e vendosin theksin pas aktiviteteve të djeshme të ndërmjetësit të KB-së në Greqi. “Athina e prezantoi projekt marrëveshjen”; “Methju Nimic në Shkup, me propozimet nga Koxiasi”; “Nimic: Është koha për vendime”; “Negociata pa afat kohor”; “Marrëveshja në fokus të bisedimeve të Nimicit dhe Koxiasit”; “Nimic: tani është koha adekuate për zgjidhje” janë vetëm disa nga titujt në mediumet greke, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga…

Lexo më Shumë

Dy prokurorë të PSP-së dhe një hetues, sot kanë qenë në hapësirat e Drejtorisë të Policisë Financiare, ku janë takuar me drejtorin e policisë financiare. Drejtori i policisë financiare, Arafat Muaremi, konfirmoi se është takuar me prokurorët e Prokurorisë Speciale në kuadër të bashkëpunimit në hetime, por nuk zbuloi detaje tjera konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni. Muaremi gjithashtu është ish-hetues në Prokurorinë Speciale. Pas daljes nga policia financiare, as prokurorët e PSP-së nuk dhanë detaje për takimin dhe ju ikën pyetjeve të gazetarëve. PSP edhe pas skadimit të mandatit për ngritje të aktakuzave, vazhdon me hetime për veprat penale që dalin…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale sot miratoi aktakuzën për lëndën e Prokurorisë Speciale të njohur si “Lëndina”, në të cilën i akuzuari i parë është Dragan Pavlloviq-Llatas, së bashku me Srgjan dhe Xvezdan Pavlloviq, për ndërtime të paligjshme të tre shtëpive në Zelenikovë. Gjatë periudhës prej korrikut të vitit 2011 deri më janar të vitit 2013 në Komunën e Zelenikovës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtime, pa miratime që jep organi kompetent kanë ndërtuar tre shtëpi, në tokën e cila është nën pronësi të tyre./Telegrafi

Lexo më Shumë

Personat me të ardhura të pakta edhe këtë vit nuk do të kenë nevojë të regjistrohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor për të drejtën e sigurimit shëndetësor. Fondi bën të ditur se këta persona që sigurojnë më pak të ardhura se 144 mijë denarë në vit do të regjistrohen me automatizëm. Sipas zyrtarëve në FSSH, kufiri për realizimin e kësaj të drejte është rritur vazhdimisht si pasojë e rritjes së rrogës minimale. Regjistrim me automatizëm do të marrin edhe personat që kanë të ardhura ndërmjet 144 mijë dhe 204 mijë denarë, por që në dy muajt e fundit kanë siguruar…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë e parapëlqejnë më shumë Vladimir Putin-in që të ishte lider i Maqedonisë, se sa Donald Trump-in, por shumica e tyre nuk dëshirojnë që këta persona të ishin udhëheqës të Maqedonisë. Kështu thotë hulumtimi i “Lidershipi Global” i Gallup International. 29% e të pyeturve janë për Putin-in, kurse 18% janë për Trump-in, por 46% janë kundër të dyve. Nga vendet e rajonit, Putin gëzon më shumë simpatinë Greqi (59%), Serbi (56%), Bosnjë e Hercegovinë dhe Turqi (50%), Kroaci (36%), Bullgari (26%). Trump gëzon simpati në Shqipëri (58%) dhe Kosovë (41%). Në Maqedoni, 26% shprehen për një lidership SHBA-Rusi…

Lexo më Shumë

Sipas matjeve të sotme hidrologjike, niveli i liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit është në mesataren e muajit janar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sa u përket lumenjve, lumi Vardar në Jegunovcë dhe në Zajçev Rid është tre herë më poshtë se niveli i janarit. Thuajse dy herë është ulur edhe niveli i Lumit të Zi në Novac, Kriva Reka në Kriva Pallankë, Sateska në Botun dhe Vardari në Veles. Rritje të nivelit ka në lumin Pçinja në Banjën e Katllanovës.

Lexo më Shumë