Në Qendrën Tregëtare City Mall në katin e tretë tre persona nga Kërçova me iniciale K.M. (22), F.J. (22) dhe L.B. (22) një herë verbalisht pastaj dhe fizikisht janë përleshur me dy persona J.P. (29) dhe M.S. (30) nga Shkupi. Nga MPB informojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 21.50, personat me iniciale K.M. F.J. dhe L.B. nga Kërçova me telefon i kishin fotografuar dy shoqet e J.P. dhe M.S. pas të cilës njëher zënka filloi verbalish pastaj përfundoi me përleshje fizike. Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjesëtar të policis të cilët, kanë konstatuar shkelje të nenit 11 paragrafi…
Author: Arbnora Nora
Dje një person i panjohur ka hapur dhunshëm dyert në kishën Shën Kirili dhe Metodi, në Tetovë rr. Goce Delçev, dhe i ka vjedhur 5.000 denarë. Nga MPB informojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 22.00 deri 23.00, në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim pjesëtar të SVR-Tetovë, kurse për rastin po merren masa për zbulim të tërësishëm. A.M Almakos
Mbrëm Qeveria në gazetat ditore e ka korigjuar shpalljen të cilën e publikoi më 31 janar, për 69 vendeve për drejtor dhe 25 zëvëndës, duke e zgjatur afatin për aplikim. Shpallja për drejtor dhe zëvëndës, zgjat vetëm tre ditë pune pasi që disa drejtorëve i’u kalon mandati kanë informuar nga Qeveria. Me qëllim që të mos ndërpritet puna nëpër institucione u paraqit nevojë uregjnte për emërim, kanë informuar nga Qeveria. Të punësuarit në Inspektoriatin komunal Shtetëror, siç publikoi Makfaks, nuk kishin marrur rroga prej tre muaj, pasi që nuk kishte të emëruar në këtë drejtim. Se a do të kenë …
Ministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski sot do të realizojë takim me homologun e tij nga Shqipëria, Fatmir Xhafaj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga MPB, takimi mes dy ministrave do të realizohet në Ohër./Telegrafi
https://www.youtube.com/watch?v=lcyKAG0klIQ
Qeveria e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim dhe mirëkuptim ndërmjet bashkësive etnike dhe të promovojnë kohezion shoqëror, duke e mbrojtur shumëllojshmërinë, tha në konferencën për shtyp komisari për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, Nils Muižnieks, i cili qëndron në vizitë pesë ditore në Maqedoni. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit ka vendosur fund të konfliktit të vitit 2001 dhe ka sjellë ndryshime në disa fusha, si përfaqësimi i bashkësive etnike, decentralizimi dhe përdorimi i gjuhëve, por kohezioni shoqëror nuk është arritur. “Shoqëria e Maqedonisë mbetet e ndarë thellë në baza etnike dhe gjuhësore dhe është…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat do të intensifikohen gjatë orëve të natës. Reshje më intensive do të ketë në pjesët perëndimore të vendit, ku në vende të caktuara do të arrijë në 35 litra shi në metër katror. Reshje të borës do të ketë vetëm në pjesët më të larta malore, ndërsa deri të dielën në mëngjes kufiri i reshjeve të borës do të zbresë në 1500 metra lartësi mbidetare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Temperatura emëngjesit do të lëvizë nga 4 deri më 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës nga…
Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve që morri ish-kryeministri Nikola Gruevski, gjatë seancës së kaluar, ai edhe sot erdhi me 10 minuta vonesë në procesin gjyqësor për dhunën në Komunën Qendër. Kjo lëndë është hapur nga PSP duke u bazuar në bisedat e përgjuara të publikuara nga LSDM, sipas bisedave Gruevski porositi shuplaka ndaj kryetarit të atëhershëm të komunës Qendër Andrej Zhernovski. „ Dikush le ta godas me nja dy-tre shuplaka të forta për këtë nuk ka lëndim të rëndë trupor, dhe do të kaloj vetëm me kundërvatje dhe jo akuzë penale„ Almakos
Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, sjelljen e përfaqësuesit të Ministris së Punëve të Jashtme ndaj gazetarit të televizionit 21,që nuk i lejoi të parashtroj pyetje pas konferencës për shtyp të Ministrit të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe ndërmjetësit Metju Nimic e ka konsideruar këtë ngjarje si presion mbi mediat. “Ne dënojmë me forcë sjelljen e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili sot gjatë konferencës për shtyp të ndërmjetësit Metju Nimic, u përpoq të parandalonte një pyetje nga gazetari i TV21, Furkan Saliu. Kjo përpjekje nga Ministria e Punëve të Jashtme është plotësisht e papranueshme dhe rrezikon lirinë e…
Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të thata. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në disa rrugë mund të ketë rëshqitje të dheut, sidomos në akset: Koçani – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinica – Berovë, Gostivar – Strazhë dhe Mavrovë – Dibër – Strugë. Deri më 15 mars të këtij viti në fuqi është vendimi për pajisjet dimërore.
Një vajzë e moshës prej 25 deri 30 vjeçare, gjatë ditës së djeshme e gjetur e vdekur në toaletet e qendrës tregtare “City Mall” në Shkup. Sipas informacioneve të para, arsye për vdekjen e saj ka qenë mbidoza e dogës. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion. Nga MPB konfirmuan rastin, por nuk zbuluan detaje tjera.
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dje ka marrë një letër kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve të tij. Ministri i Mbrojtjes Civili i Greqisë, Nikos Toskas, për një televizion grek tha se në letrën kërcënuese që ka pranuar Kotzias ka qenë mesazhi: “Kemi tre plumba për ty”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Toskas tha se veprimet e këtilla bëhet pasi dikujt nuk i pëlqen mënyra se si ministri i jashtëm udhëheq bisedimet për emrin me Maqedoninë. “Mendoj se nuk duhet të komentojmë sa është e rrezikshme kjo, për personat të cilët mundohen në mënyrë të ndershme t’i zgjidhin problemet”, tha…