Author: Arbnora Nora

Drejtoresha e Këshillit të Etikës në Media dhe profesoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, Marina Tuneva duke e përmendur rastin e cenzurës së MPJ-së së Maqedonisë ndaj gazetarit të TV21, tha se kjo praktikë e presionit ndaj gazetarëve është praktikë e pushtetit të kaluar që ajo e quan ”regjim”, përcjell Telegrafi Maqedoni. ”Sulmet ndaj gazetarëve, në çfarëdo lloj forme, e kanë çmimin e tyre. Me këtë sjellje ndaj gazetarëve, të punësuarit nëpër institucione vetëm se e vazhdojnë praktikën e njejtë për të nënvlerësuar mediumet dhe gazetarët.” ”Gjatë punës, ne kemi vërejtur se institucionet kanë kuadër që seriozisht kanë mungesë të shkathtësive…

Lexo më Shumë

“Reformat në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve e imponojnë nevojën që ato të zbatohen në një proces transparent, me përfshirjen e të gjitha subjekteve të shoqërisë së Maqedonisë. Ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e keqpërdorimeve në sistemin siç kanë ndodhur në të kaluarën”, këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para mediave pas takimit me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj. Spasovski i potencoi pasojat e përgjimit të pakontrolluar, më pas duke e theksuar shembullin në periudhën e kaluar kur për 11 vjet është zbatuar përgjimi masovik i qytetarëve. “Kjo Qeveri, Ministria e…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese është në proces të vendimit se funksioni zëvendëskryeministër nuk ekziston në sistemin ligjor. Partia politike “E majta”, deri te Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar nismë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dispozitave të Ligjit për paga dhe kompensimeve tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar. Gjykatësit me shumicë votash, më 29 dhjetor vitin a kaluar me shumicë votash e kanë pranuar nismën e kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë, konstatohet se Qeverinë e përbëjnë kryetari i Qeverisë dhe ministrat…

Lexo më Shumë

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se me zgjidhjen e kontestit që ka Maqedonia me Greqinë për më shumë se dy dekada e gjysmë për çështjen e emrit, jo vetëm që zhbllokon procesin e anëtarësimit të vendit në strukturat euroatlantike, por Maqedoninë e bën një vend atraktiv, si për investitorët e huaj, ashtu edhe për ata vendorë që ta zgjerojnë biznesin e tyre. Këto komente vijnë pas qëndrimeve gjithnjë e më të zëshme të zyrtarëve të Athinës dhe Shkupit se zgjidhja e kontestit të emrit ndërmjet dy vendeve fqinje, hyn në fazën finale, me këtë dhe zhbllokohet procesi i integrimit në strukturat euroatlantike. Visar Ademi, ekspert…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret që deri nga mesi i vitit të gjendet zgjidhje për kontestin 25 vjeçar për emrin me Greqinë dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë. Në deklaratë për televizionin bullgar ‘Nova’, Zaev theksoi se zgjidhja eventuale do të duhet të miratohet në referendum. “Referendumi duhet të jetë garanci shtesë edhe për miqtë tanë nga Republika e Greqisë, pasi me këtë definitivisht do të hiqen të gjitha dyshimet dhe populli do të qëndrojë pas zgjidhjes që do të pranohet. Jam i bindur se maqedonasit janë të gatshëm për këtë.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Ekonomisë deklaruan se në proces është përgatitja e propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit. Në kumtesë thuhet se do të ndryshohen kushtet për zgjidhje të drejtorit, me atë që do të hiqet kushti për test psikologjik dhe test për integritet. “Në lidhje me testin psikologjik, kjo është mjet që shpesh përdoret për kontroll të karakteristikave psikologjike të kandidatëve për poste të caktuara, por problemi qëndron në atë se në Maqedoni nuk ka persona juridik me kuadër përkatës qv do të kishte zhvilluar teste të përshtatshme për…

Lexo më Shumë

Përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare Nea Dimokratia i shfrytëzoi deklaratat e kreut të diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov për të dërguar thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Athinë kundër emrit ‘Maqedonia’. “Deklaratat e papranueshme të Nikolla Dimitrov se Shkupi hedh poshtë çdo lloj negociate që vendos në pyetje “përkatësinë etnike maqedonase” e tregojnë rrugën. Ditën e diel, në Sitagma, shprehja e ndjeshmërisë kombëtare bëhet forcë e negociatave”, ka shkruar Giorgios Koumutsakos, përfaqësuesi i Nea Dimokratia në profilin e tij në rrjetin social facebook. Koumutsakos deklaratat e ministrit të jashtëm, Dimitrov i ka momentuar edhe në…

Lexo më Shumë

Ekziston mundësi e qartë dhe ajo është porosia e ndërmjetësit Nimetz, ashtu edhe nga Shkupi dhe Athina, thotë për televizionin grek Antenna,ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt. I pyetur nëse parashikon arritje të zgjidhjes për kontestin e emrit para Samitit të ardhshëm të NATO-s, Pyatt ka thënë se nuk mund të japë asnjë parashikim, por SHBA-të e përkrahin mundin e ndërmjetësit Nimetz në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pikë e rëndësishme është ajo se ekziston mundësi e qartë dhe ajo është porosia që ndërmjetësi Matthew Nimetz, mendoj se e ka theksuar edhe këtu në Athinë, edhe në Shkup”, thotë Pyatt./Telegrafi

Lexo më Shumë

Më 02.02.2018 në 14 e 45 në Stacionin policor Gjorçe Petrov, D.Lj.(57) ka denoncuar se ditën e njejtë rreth orës 8 e 10 minuta, derisa ka ecur nëpër rrugën “Lluka Gerov” e ka kafshuar qen endacak në pjesën nën gjurin e këmbës së majtë. Pas kafshimit, ajo është dërguar në spitalin e qytetit “8 Shtatori” për trajtim mjekësor.

Lexo më Shumë

Në dy raste të veçanta, policia e Maqedonisë ka parandaluar tentativën për trafikimin e gjithsej 20 refugjatëve nëpërmjet kufinjve të Maqedonisë. Njëri rast është regjistruar në fshatin Miletkovë të Gjevgjelisë, ndërsa rasti tjetër në vendkalimin kufitar në Dojran të Vjetër. Ekipi policor nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bogorodica” ka ndalur furgon “Fiat Ducato” me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga 28 vjeçari nga Strumica. Gjatë kontrollit, në automjet policia ka zbuluar 15 refugjatë, prej të cilëve 8 nga Siria, 5 nga Pakistani dhe 2 nga Iraku. Refugjatët janv mbajtur në stacionin policor, ndërsa vozitësi është arrestuar.…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai është vënë në shënjestër të kritikave nga media të afërta me  VMRO-DPMNE. Ato prap janë marrë vesh me garderobën dhe aksesorët e prokurores speciale, informon INA. Derisa pak muaj më parë, për Fetain ishte shkruar se ka një pallto speciale me vlerë prej rreth 1 mijë euro, dje kanë shkruar për çantën e saj. Sipas tyre, prokurorja speciale dje në gjykatë erdhi me çantën e brendit “Guçi”, që ka një vlerë prej rreth 2550 euro.  Ajo u paraqit me një pallto me stil dhe çantën që i përshtatej dje gjatë procesit gjyqësor ku në bankën e…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë 40 minuta pas mesnate në Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në udhëkryqin mes rrugëve “Marshall Tito” dhe “Ristoman Popcevski” janë përplasur dy vetura të markës “Peugeot”. Vetura “Peugeot 308”, e drejtuar nga L.K.(50) dhe “Peugeot 407” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga një i mitur, i lindur në vitin 2001, pa leje për vozitje. Nga pasojat e përplasjes dy vozitësit dhe bashkëudhëtarja e të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dvrguar për trajtim mjekësor në spitalin e Strumicës. Ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendin e…

Lexo më Shumë