Author: Arbnora Nora

Në Veles mbahet punëtori për përvojat me vetëqeverisjen lokale në menaxhimin me hedhurinat. Në hapjen e puntorisë do të flasin Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe ambasadori hollandez, Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni. Hulumtimi i kryer nga institucioni Avokati i Popullit, rreth gjendjes së deponimit të hedhurinave në Maqedoni, do të prezantohetnga Niko Bojaxhiev, këshilltar shtetëror në zyrën e Avokatit të Popullit. Për gjendjen momentale të deponisë do të flas Jadranka Ivanova, udhëheqëse në Sektorin e Bashkimit Evropian në Ministrinë për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapsinorë. Për përvojën me menaxhimin e deponive në Holandë do të diskutojë Hans Brojkelman, kurse…

Lexo më Shumë

Në seancën e fundit, Qeveria miratoi vendimin për riemërimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Po ashtu është marrë vendim që edhe autostrada që mbante të njëjtin emër si aeroporti, të quhet “Miqësia”, ashtu siç edhe kishte deklaruar vetë kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek Akelsis Cipras. “Sot sollëm vendim që autostrada që na lidh nga kufiri verior me atë jugorë ta riemërojmë si “Autostrada Miqësia” por gjithashtu sollëm vendim që emri i aeroportit ndërkombëtarë të quhet “Aeroporti Ndërkombëtarë Shkupi”, – deklaroi kryeministëri Zoran Zaev. Por ende mbetet e paqartë çështja e emrit të…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me të reshura të shiut dhe me mjegulla gjatë tërë ditës dhe në tërë territorin e vendit. Temperaturat do të lëvizin nga 0 gradë Celsius deri në 10 gradë Celsius. Shpejtësia e erës do të jetë e vogël kurse lagështia e ajrit do të jetë e madhe.

Lexo më Shumë

Shtëpia e lordëve britanik kërkon nga Qeveria britanike që të angazhohet në pranimin e Maqedonisë në NATO, pa marrë parasysh nëse do të zgjidhet çështja e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor” i miratuar nga Shtëpia e lordëve thuhet se Maqedonia duhet të anëtarësohet në Aleancën veriatlantike, për shkak të paqes dhe stabilitetit të rajonit. Dokumenti thotë se anëtarësimi nuk duhet të varet nga zgjidhja e çështjes së emrit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën e përbashkët me euroambasadorin Samuel Zhbogar, ka informuar se aeroporti i Shkupit do të riemërohet në ”Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Zaev dhe dhe gjatë takimit me Aksis Cipras në Davos ka njoftuar se do të ndryshohen emërat e aeroportit ”Aleksandr Veliki” dhe autostradës ”Aleksandr Makedonski”, ai atëher njoftoi se autostrada do të quhet ”Prijatelstvo”.

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor për vrasjen e katërvjeçarin Almir Aliu nga Kumanova, për të  cilën akuzohet Boban Iliq, është shtyrë përsëri pasi mbrojtja ka kërkuar ndrimin e prokurores. Seanca e rradhës është caktuar për nga mesi i këtij muaji. Mbrojtësi i familjes Aliu, Asmir Alispahiq e ka akuzuar prokurorin se ka marrë anën e të akuzuarit. Ai ka sqaruar se sipas Ligjit për Procedurë Penale, pas kalimit të 90 ditëve nga seanca e fundit, diskutimi për lëndën nis nga fillimi. ‘’E keni ndjekur rrjedhën e ngjarjes deri në  fjalët përmbyllëse deri një nëntor të viti të kaluar dhe e patë se pas…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin ‘’Sopoti’’, që duhej të mbahej sot në Gjykatën Penale është anuluar, pasi lënda i është caktuar gjykatësit të ri Vladimir Tufegxhiq. Seanca e re për këtë lëndë është caktuar për në fillimi të muajit mars. Mbrojtësi i të akuzuarve Naser Raufi ka deklaruar se në seancën tjetër ndoshta do të ftojnë si dëshmitarë ish shefi i shërbimit të fshehtë, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. I akuzuari i parë në këtë lëndë Sulejman Sulejmani pas mbarimit të seancës është ankuar se nuk mundet të duroj zvarritjen e gjykimit për shkak të moshës së thyer.…

Lexo më Shumë

Në Klinikën për veshë, fyt dhe hundë në kompleksin e klinikave të ”Nëna Terezë”, mbrëm rreth orës   22.00  ka shpërthyer zjarr. Sipas informacioneve, zjarri është shkaktuar nga një bojler në banjo. Brigada e zjarrëfikësve të Qytetit të Shkupit ka intervenuar menjëher kurse nga zjarri është  shkaktuar dëm material rreth 12.000 denarë./Makfaks

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Themelore Kumanovë mbahet seanca e radhës për rastin e katërvjeçarit Almir Aliut. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Sipas burimeve të televizionit Alsat-M, edhe seanca e sotme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës. Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e Këshillit Penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por, propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë mbështetur prokurorët…

Lexo më Shumë

Era digjitale ka sjell ndryshime edhe në mënyrën e udhëheqjes së diplomacisë, ndërsa përzgjedhja e parë e platformës sociale sa i takon komunikimit për shumë liderë politik është mu platforma Tviter. Sipas një rezultati të një studimi bërë më 2017 në fund të majit, realizuar nga kompania me renome nga Nju Jorku “Burson – Marsteller”, ekzistojnë profile në Tviter të shefave të shteteve, Qeverive si dhe ministrave të jashtëm në 178 shtete që është 92 % nga anëtarët e Kombeve të bashkuara me 356 milionë ndjekës, transmeton Medial.mk. Në ndërkohë, kompania amerikane në fjalë, ka njoftuar se me rreth 40 milionë…

Lexo më Shumë

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”,  ka thënë se në samitin e mbajtur në Davos të Zvicrës ka ndodhur kthesa për ndryshimin e qëndrimit të Thaçit rreth Gjykatës Speciale. “Ndryshimi i Thaçit vjen pas samitit në Davos, aty ku Thaçi e ndjeu izolimin pasi tërë kohën u sorollatë nëpër korridoret e saj. Besoj se në Davos ndodhi kthesa, derisa edhe aleatët e koalicionit filluan të braktisin një nga një Thaçin. Si asnjëherë më parë Thaçi po e ndjen fuqinë e SHBA, e cila nuk toleron askënd që është kundër procese të vendit”, ka thekuar Mehmeti. Analisti…

Lexo më Shumë

Një person është lënduar rëndë, ndërsa një ka marrë lëndime më të lehta në dy prej gjithsej gjashtë aksidenteve të regjistruara rrugore në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Për katër aksidente janë regjistruar dëme materiale. Policia e trafikut ka sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe ka përjashtuar nga komunikacioni 11 shoferë, prej të cilëve nëntë para se të fitojnë të drejtën e ngasjes së automjetit motorik dhe dy fillestarë. Janë përjashtuar nga komunikacioni 13 automjete të paregjistruara, ndërsa janë sanksionuar 91 shoferë për parkim të padrejtë dhe…

Lexo më Shumë