Author: Arbnora Nora

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic nisën bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin. Takimi më i ri mes shefave të diplomacisë greke dhe maqedone vjen pas vizitës së tij në Athinë dhe Shkup. Bisedimet në Vjenë për të parën herë janë të nivelit të ministrave të punëve të jashtme si rezultat i paralajmëruarës në Davos në takimin e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Minstria greke e Jashtme publikoi  fotografitë nga takimi i dy ministrave në profilin e tëiterit të Koxiasit, me shpjegim të shkurtër se…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor për lëndën “Tarifa” sot ka vazhduar në Gjykatën themelore me marjen në pyetje të dëshmitarëve.  Zharko Milenkovski pornar i kompanisë NES, partner në konsorciumin për prokurimin e softuerit të sistemit ERP për nevojat e SHA ELEM, ka pranuar se kompania e tij ka aplikuar në tender dhe se personat e akuzuar kanë qenë pjesë e bisedimeve. ‘’Nenad Gjorgjevski dhe Dejan Boshkovski kanë qenë pjesë e bisedimeve për prokurimin e sistemit ERP.  Ne si kompani duhej të marrim pjesë në implementimin e modulit të meanxhmentit të dokumentimit të sistemit,’’ ka deklaruar Milenkovski. Dejan Boshkovski, Nenad Gjorgjevski dhe Metodi Stojmenovski…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Trust”, i cili ka të bëjë me kurdisjen e një tenderi të ELEM me vlerë prej 17 milionë euro, sot është shyrë me kërkesë të mbrojtjes. Avokatja e njërit nga të akuzuarit Sanja Aleksiq, nuk mori pjesë në gjykim për shkaqe shëndetësore. Senaca e rradhës u caktua për në fund të muajit shkurt. Edhe pse seancat për këtë lëndë po shtyhen disa herë, ‘’Trust’’ është në fazën përfundimtare, në rradhë është paraqitja e dëshmive të palës mbrojtëse, pas së cilës pritet fjala përfundimtare dhe gjykimi. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznismeni Sead Koçan,…

Lexo më Shumë

Procesin e rigjykimt të rastin ”Monstra” për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smillkovcit, për të cilën ngarkohen pesë persona, prokurori Naum Paunovski e filloi  me akuzën e vjetër të cilën e ka shkruar ish prokurorja Gordana Geshovska. Për shkak se në akuzë mungonin veprat për të cilat ngarkohet i akuzuari Sami Luta, të cilën e vërejti vetë ai,  gjykimi u vendos të shtyhet nga mesi i muajit mars. Pas leximit të akuzës reagoi dhe mbrojtësi Naser Raufi, i cili i tha gjykatës se aktakuzës i mungon pjesa e dytë për të akuzuarin Samir Luta, pasi që ai u arrestua…

Lexo më Shumë

Proceset gkyqësore kundër eksponentëve kryesor të ish regjimit të VMRO-DPMNE kursesi të marrin rrjedhën normale. Mbrojtja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, të akuzuar për shembjen joligjore të një objekti afarist, po përdorë të gjitha format e mundshme proceduriale për të shtyrë zhvillimin normal të procesit gjuqësorë. Kështu ndodhi edhe sot dhe vazhdimi i seancës është shtyrë për javën e ardhshme. Kërkesën për shtyrjen e gjykimit është bërë për shkak të mosdorëzimit të proçesverbalin dhe të dëshmive nga Prokuroria speciale. Edhe pse gjyqëtari Ognen Stavrev pa dëshirë pranoi të shtyhet seanca,…

Lexo më Shumë

Agjencia ajrore holandeze “Corendon”, nga kjo verë, do të lëshojë një linjë ajrore nga Ohri për në qytetin e Mastrihtit, në Hollandën juglindore. Fluturimet do të fillojnë të realizohen nga 6 qershori. Kjo agjenci ajrore tashmë e ka funksionale linjën sezonale verore nga Ohri për në Amsterdam. Të dyja linjatë janë të destinuara për tregun turistik hollandez, ndërsa biletat do të shiten si paketë turistike. Nga komuna e Ohrid thuhet se priten edhe disa agjenci ajrore ndër të cilat “Bruussels Airlines”, “Nordica” dhe ” TUIfly” për paraqitjen fluturimeve të reja për në Ohër që do të realizohen nga kjo verë.…

Lexo më Shumë

Marrja në pyetje e deputetit Kërste Mukovski në Gjykatën e Apelit në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, është anuluar. Gjykata ka informuar se anulimi është bërë për shkaqe teknike. Ndryshe Mukoski akuzohet për vepër penale “cenim terrorist të rendit kushtetues” si pjesëmarrës në mbrëmjen e përgjakëshme të 27 prillit. Për këtë vepër akuzohen gjithsej 36 persona. Një pjesë e tyre janë në paraburgim, një pjesë në arrest shtëpiak dhe dy nga të akuzuarit ndodhen nën masat e kujdesit. Arrestimi i tyre u bë më 28 nëntor të vitit kaluar. Almakos

Lexo më Shumë

Në Gjykaten Themelore Shkupi  1, më 19 shkurt kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, do të përballet me sulmuesit e tij, kështu vendosi në ceancën e mbajtur sot për këtë rast, gjykatësja e lëndës,Sllavica Andrevska. Gjatë seancës së sotme nga pala e dëmtuar prezent ishte vetëm avokati i Ziadin Selës, Abedin Abduli, i cili në emër të klientit të tij kërkoi dëmshpërblim prej gjysëm milionë eurosh për dëmin material dhe fizik të shkaktuar ndaj kreut të ASH. ‘’Sa i përket dëmshpërblimit, ai ka të bëj me dëmin material dhe jo material arsyet e të cilit i deklaruam në seancë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë sot ka refuzuar të komentojë spekultimet e mediave greke se në propozimet e ndërmjetësi Metju Nimits gjendet Maqedonia Veriore apo Maqedonia e epërme. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë se bisedimet janë në fazë serioze dhe nuk parapëlqejnë të zbulojnë detaje me opinionin. “Duhet zgjidhje që do të jetë rezultat i kompromisit të ndërsjellët, zgjidhje që do ta respektojë dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve. Si qeveri nuk do të lejojmë të hyjmë në spekulime në lidhje me atë që është publikuar në media dhe nuk kam çfarë të shtoj jashtë deklaratës së kryeministrit” tha…

Lexo më Shumë

Sëmundja e kancerit është arsyeja më e  shpeshtë e vdekjes së njerëzve në Maqedoni, tregojnë të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik.  Shkalla e vdekshëmrisë nga sëmundjet malinje në vend varion 183.3% për 100,000 banorë ose 3.882 njerëz në vit. Dr. Elena Qosevska nga Instituti për shëndetësi publike thotë se në Maqedoni njerëzit më së shumti vdesin nga kanceri në mushkri të bardha, i cili zakonisht shkaktohet nga ajri i ndotur dhe duhanpirja. Aleksandar Mitov, eskpert i shëndetësisë ka rekomanduar urgjentisht të intenzivohen masa për uljen e duhanpirjes dhe promovim për një jetë më të shëndetëshme. “Një e treta e sëmundjeve malinje…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli prej sot deri të premten do të qëndrojë në Podgoricë, Mal të Zi. Sipas agjendës, Makraduli sot do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të arsimit të lartë për implementim rajonal të Marrëveshjes së Parisit për klimën, ndërsa në dy ditët e ardhshme në punëtorinë rajonale për sisteme kombëtare për inventarë, projeksione dhe politika edhe masa. Ngjarjet janë në suaza të implementimit të projektit rajonal RIPP (Regional Implementation of the Paris Agreement), i cili e mbështet Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë si shfrytëzues të…

Lexo më Shumë

Albanologia e shquar kineze, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e Pekinit në Kinë, Prof. Ke Jing, e bashkëshoqëruar nga  Akademikët shqiptarë, Prof. Dr. Floresha Dado dhe Prof. Dr. Shaban Sinani, e vizituan Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit të tyre në Universitetin e Tetovës ata fillimisht realizuan një takim të përbashkët me Rektorin e Universitetit tonë, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Dekanin e Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani. Më pas albanologia Prof. Ke Jing, para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës mbajti një ligjëratë me temë “Studimet albanologjike në Kinë”. Profesoresha…

Lexo më Shumë