Author: Arbnora Nora

Komiteti për hetime të fatkeqësive në aviacion dhe aksidenteve serioze ka pësuar ndryshime në përbërjen e saj, pasi që është shkarkuar Sotir Kostov, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave më të reja në Regjistrin qendror, për kryetar të ri të këtij komiteti është emëruar Zoran Ilievski. Me vendin të Qeverisë, më 3 prill të vitit 2012 u themelua Komiteti për hulumtime të fatkeqësive në aviacion dhe për incidente serioze, si një trup i pavarur me tre hetues, Sotir Kostov, Sasho Mojsovksi dhe Goshe Stefanovski.

Lexo më Shumë

SPB e Shkupit do të kallëzojë penalisht personat N.D (26), S.D (19) dhe N.B (18), që të gjithë nga Velesi, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda. Tre të dyshuarit i kanë kryer vjedhjet e tyre në periudhën dhjetor, 2017 e deri në shkurt, 2018, të gjitha në Shkup. Ata kanë vjedhur tre vetura të ndryshme. Në rastin e parë kanë vjedhur një “Opel Kadet” dhe kanë shkaktuar aksident komunikacioni. Në rastin e dytë kanë vjedhur një “Zastava Jugo 55”, që më pastaj ta shesin. Në rastin e tretë kanë vjedhur një “Jugo Koral”, që më pastaj të…

Lexo më Shumë

Seanca gjygjësore për lëndën “T.H.T” për prishjen e kompleksit “Kosmos” sot nuk do të vazhdojë, sepse të pandehurit do të inspektojne dëshmit e Prokurorisë Speciale Puplike (PSP). Bëhet fjalë për 26 audioinxhizime dhe biseda telefonike, 50 mesazhe (SMS) dhe një ekspertizë. Nga Gjykata Penale thonë se për datën e vazhdimit të gjykimit do të informojnë rishtazi. Në lëndën “T.N.T” janë të akuzuar shtatë persona për prishjen e kompleksit “Kosmos” të afaristit dhe presidentit të Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), Fijat Canoski. Të akuzuar janë: ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, inspektori i ndërtimin nga Gazi Baba…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe i vrënët, ndërsa në jugperëndim të vendit do të ketë të reshura të dobëta bore, veçanërisht gjatë pasditës. Temperatura do të lëvizë nga -3°C e deri më 7°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i vrënët, ndërsa temperatura do të arrij deri 5°C.

Lexo më Shumë

Për 110 parashtresat për shkarkimin e gjykatësve duhet të diskutojnë anëtarët e Këshillit gjyqësor në seancat e radhës, njëra nga të cilat do të bahet sot. Më shumë nisma ka dorëzuar Këshilli për verifikimine fakteve, pastaj tre të tilla janë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), dhe disa nga avokatë dhe palë tjera në procedura. Portali SDK bën të ditur se para Këshillit janë edhe nismat për shkarkimin e pesëshes së Gjykatës së Lartë, me në krye Jovo Vangellovskin.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev, nesër do të vijë në një vizitë zyrtare në Maqedoni nën shoqërimin e dy mitropolitëve të Kishës Ortodokse Bullgare, Nikollaj dhe Kiprija, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mitropoliti Kiprija nga Starozagori është kryetar në komisionin sinodial për të negociuar me Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM), ndërsa mitropoliti Nikollaj i Plodivit është anëtar në të njëjtin komision. Mbledhja me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, është planifikuar për nesër. Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtarë për takime pune në mes komisioneve të të dyja kishave, por është e sigurtë se priftërinjtë bullgarë do të takohen me ata maqedonas./Telegrafi

Lexo më Shumë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Komisioni për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik do të nënshruajnë memorandum bashkëpunimi. Komisioni sqaron se me këtë memorandum do të realizohen trajnime për gazetarët për shfrytëzim efikas të mundësive ligjore për qasje të lirë në informacione të karakterit publik. Gjithashtu trajnime do të bëhen për fushata publike që do të kontribuojnë që institucionet të bëhen më transparente për gazetarët dhe qytetarët si shfrytëzues të të drejtës së garantuar me Kushtetutë për qasje të lirë në informata të karakterit publik.

Lexo më Shumë

Dislokimi i paraparë i anijeve, spërkatësve, shatërvanëve dhe shelgjeve nga Vardari do të bëhet vetëm për shkaqe sigurie, edhe pse estetika e tyre është diskutabile, vlerësoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai theksoi se shtrati i Vardarit është projekt kapital i ndërtuar pas përmbytjeve në Shkup në vitin 1962 me qëllim që të parandalohen përmbytje të ardhshme dhe se në të nuk duhet pasur pengesa. “Me këtë projekt është paraparë shtrati të mund të absorbojë 100 ujëra në vit dhe është ndërtuar në tri nivele. Çdo zvogëlim i shtratit është rrezik prej vërshimeve, ndërsa në asnjë mënyrë…

Lexo më Shumë

Opinioni ishte i tmerruar nga ngjarja e përgjakshme në lagjen e Shkupit Aerodrom, kur një qen kafshoi dy gra të moshës 40 vjeçare dhe katër fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeçare. Dëshmitarët okularë folën në mediat dhe reaguan në rrjetet sociale se kanë qenë dëshmitarë të një drame të përgjakshme. I njëjti qen gjatë gjithë ditës ka sulmuar banorë të lagjes dhe në disa raste viktimat e qenit agresiv u shpëtuan nga fqinjët e tyre. Një ditë më vonë qeni u kap dhe u transportua në stacionarin e Shkupit për kafshë “Vardarishte”, i vetmi i këtij lloji në të…

Lexo më Shumë

“Eye Cue” dhe kënga “Lost and found” do ta përfaqësojë Maqedoninë në përzgjedhjen e këngës më të mirë evropiane në Eurovision, që këtë vit mbahet në Lisabon të Portugalisë. Autor i muzikës dhe tekstit është Bojan Trajkovski, ndërsa aranzhimi i këngës është bërë nga Darko Dimitrov. Pas shpalljes së konkursit nga ana e RTVM-së, më 10 shkurt u mbajt përzgjedhja e këngëve konkuruese. Nga 382 kompozime, fillimisht u bënë tre rrethe eliminuese për të arritur në 12 kompozimet më të mira. Në fund, më e votuara ishte kënga “Lost and found”. Grupi përbëhet nga Bojan Trajkovski dhe Marija Ivanovska. https://www.youtube.com/watch?v=yZw-OfHKvuU

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale fillon seansa e re dëgjimore për rastin e gjyshit të Tamarës nga Velesi, Ljupço Stojanovski, i cili akuzohet për vrasje në tentativë të ish-ministrit të Shëndetësisë. Para gjygjit duhet të paraqiten ekspertizat e reja psikiatrike të ISP “Spitali i Psikiatrisë – Shkup” nga të cilët duhet të përcaktohet nëse i akuzuari ka llogaritur në kryerjen e veprës penale. Më 1 qershor të vitit të kaluar, Sostajnovski gjuajti në ish-minstrin e Shënetësisë, Nikolla Todorov, pas vdekjes së mbesës së tij, Tamarës, që priste të operohej jashtë shtetit. Ai është i akuzuar për tentimvrasje dhe për përpunim të…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore për lëndën ‘’Tarifa’’ sot është ndërprerë për shkak se njërit nga dëshmitarët i ka rënë të fiktë. Gjyqtarja Sofçe Gavriloska e ka ndërprerë seancën pasi dëshmitarit të dytë në këtë proces, Vlatko Çakarovski, i është  përkeqësuar gjendja shëndetësore. Gjykimi do të vazhdoj në fillim të muajit mars. Çakarovski është ankuar se nuk ndihet mirë dhe se mjekët e kishin konstatuar gjendjen e përkeqësuar shëndetësore. Përndryshe, Çakarovski ka qenë pjesë e grupës punuese për implementimin e ERP (Enterprise Resource Planning) sistemit. Ai është paraqitur si dëshmitar i palës mbrojtëse dhe  Prokurorisë speciale. Para Çakarovskit kishte dëshmuar…

Lexo më Shumë