Author: Arbnora Nora

Nëxënës të shkollës së mesme ndërkombëtare “Nova”, në Shkup, kanë arritur të zënë vendin e tretë në gara për njohuri tëp ërgjithshme “CEESA Knowledge Bowl””, që u mbajt në Beograd. Medaljen e bronztë e morën në konkurencë me 16 ekipe të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Bëhet fjalë për një aktivitet ku rëndësi kyçe ka shpejtësia e përgjigjes, kurse pjesëmarrësit i zgjedhin pyetjet rastësisht në sfera të ndryshme, shkenca natyrore, histori, gjeografi, art, gjuhësi, etj. Kjo garë mbahet secilin vit në vende të ndryshme, ndërsa marrin pjesë institucione nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Lexo më Shumë

Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se Bashkimi Evropian “është i bindur” se çështja e emrit do të zgjidhet para muajit korrik, përcjell Telegrafi maqedoni. I pyetur nëse çështja do të zgjidhet gjatë kryesimit bullgar, Hahn ka thënë se “është shumë i bindur”. Johannes Hahn po qëndron në Sofje në takimin ndërkombëtar të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së dhe kolegëve të tyre të vendeve kandidate.

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme në Athinë për më 2 mars e shtyu seancën në të cilën duhej të shqyrtohet rreth ankesës së vendimit për ekstradim të Gjykatës në Selanik për ish-shefin në DSK Goran Grujevski dhe kolegut të tij Nikolla Boshkovski,  lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Grujevski dhe Boshkovski janë të pranishëm në seancë së bashku me avokatët e tyre. Në seancën e sotme, krahas ankesës së Grujevskit dhe Boshkovskit do të shqyrtohen edhe 20 raste të tjera. Dëgjimi i djeshëm i Grujevskit dhe Boshkovskit para Komitetit për azil në Selanik dje u shty. Ata para Komitetit duhej t’i paraqesin arsyet pse kërkojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari bullgar Rumen Radev me ftesë të kryetarit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, do të qëndroj në vizitë dy ditore në Maqedonisë. Në kuadër të delegacionit bullgar janë dhe dy prijës fetar duke pasur parasysh kërkesën e Kishës ortodokse e Maqedonisë-Arkipeshkia e Ohrid të jetë nën jurisdikcionin e Kishës ortodokse bullgare derisa pranohet nga Patrikana e Stambollit. Radev do të pritet me të gjitha nderimet ushtarake nga kryetari Ivanov, ndërsa më vonë do të kenë paraqitje të përbashkët mara mediave. Radev në Shkup do takojë edhe krerë të tjerë shtetëror të Maqedonisë dhe përfaqësues të Odave ekonomike. Arbnora Memeti Almakos.com

Lexo më Shumë

Ish-zyrtarët e sigurimit të shtetit të Maqedonisë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nga ora 09:30 duhet të dalin sot në gjykim më Gjykatën e lartë në Athinë ku do të vendoset për ekstradimin e tij në Maqedoni. Ata janë ankuar ndaj vendimit të Gjykatës së Selanikut për vendimin e sjellë rreth ekstradimit të tij në Maqedoni, shkruan AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dëgjimi në Komitetin për azilkërkues i caktuar ditën e djeshme u anulua për shkaqe procedurale. Që të dy akuzohen nga Gjykatat e Maqedonisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ka ngritur ndaj tyre akuzë për prishjen…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot, ka njoftuar se në progaramin e Qeverisë për rritje ekonomike janë bërë tetë investime të reja në zonat ekonomike me vlerë prej 73,5 milion euro, të cilat do të hapin 1.570 vende të reja pune. “Për dy muaj me zero para të shpenzuara kemi tetë investime të reja me mbi 75 milionë euro dhe më shumë se 1.500 të punësuar, ndërsa për shtatë vite me 225 milionë euro të shpenzuara kishte vetëm 23 investime’’, thotë Angushev. Sipas Angjushevit, është dyfishuar interesi i investitorëve të huaj duke paralajmëruar 30  marrëveshje të reja me investitor të huaj.…

Lexo më Shumë

Zëvëndës kryeministri për çështje evropjane, Bujar Osmani sot paralajmëroi për rrezikun e bisedimeve për emrin nëse debati për rrjedhën e negociatave zhvillohen në media. Osmani konsideron se negociatat duhet të kufizohen në nivelin e grupeve negociuese, pasi që procesi është ende në fazë fillestare, njofton Almakos. ‘’Unë mendoj se çelsi i suksesit të negociatave është të jenë negociata për momentin të kufizuara në nivel të grupeve negociuese model për të dështuar ky proces është negociatat nëpërmjet mediave, negociatat publike, për shkak se e dimë nga eksperienca e kemi provuar në të kaluarën gjithmonë kur kemi qenë afër zgjidhjes debati publik…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Sulejmani ka deklaruar se ka frigë pasi që reformat në RTVM do të bëhen sipas pazareve dhe marrëveshjeve ndërpartiake. Në lidhje me rizgjedhjen e Cvetkovskit në krye të RTVM-së, Selmani thotë se është lëshuar mundësia e mirë që të përballemi si shoqëri me sfidat. Sipas tij, njerëzit në Maqedoni më shumë kanë lojalitet ndaj partisë se sa ndaj interesit të qytetarëve dhe interesit publik. Selmani theksoi se SHGM-ja do ta përcjell procesin e reformimit në media, dhe se do të reagoj kur të sheh se këto reforma nuk bëhen sipas standardeve…

Lexo më Shumë

Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë tërheqjen e Prokurores Suzana Kusigerska në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar si të pa baza kërkesën e palës së dëmtuar. Nga ana tjetër mbrojta edhe një herë kërkoi që të gjitha dëshmitë të shqyrtohen nga e para, njofton Alsat-M. Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait të tij Bojan Iliç akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas…

Lexo më Shumë

Një person nga Koçani ka therrur gruan e tij me thikë, kurse më pas me e ka goditur me çekiç në kokë, pasi që ajo nuk kishte treguar më shenja jete, ai kishte bërë vetëvrasje. Këtë mëngjes, rreth orën 3.30, pas një mosmarrëveshje familjare, personi me iniciale B.L. disa herë e kishte therrur me thikë gruan e tij L.L. pasi që kishte parë që ajo po tregon shenja jete ai e kishte goditur disa herë me çekiç në kokë, me qëllim që ta vras atë. Dëshmitar të kësaj tragjedie familjare ishin fëmijët e çiftit, vajza 26 vjeçare, dhe djali 13…

Lexo më Shumë

Qeveria e ka emëruar si drejtor të ri të burgut të Idrizovës, Antonio Dimov nga LDP (Partia Liberale Demokrate). Ndryshimi i funksionit udhëheqës të burgut të Idrizovës, është bërë pasi që drejtori i deritanishëm kuadër i Aleancës për Shqipëtarët Kerim Mamuti, ka dhënë dorëheqje pasi që partia u largua nga kolaicioni qeveritarë. Dimov ka mbaruar fakultetin e ekonomisë, kurse deri më tani ka qenë sekretar gjeneral i LDP-së. Аlmakos

Lexo më Shumë