Partia opozitare VMRO-DPMNE sot kanë akuzuar partinë në pushtet Lidhja socialdemokrate se gjatë tetë muajve qeverisje nuk kanë hapur asnjë vend pune, dhe nuk kanë bërë asnjë investim, ndërsa në anën tjetër e kanë shtyrë vendin në borxhe. Opozita pohon se pushteti bënë ndryshime ligjore, të cilat i sjellin pëfitime kompanive të nënkryetarit të qeverisë, Koço Angjushev. “Qytetarët e kanë të qartë se LSDM nuk ka asnjë plan, por bënë vtëm ndryshime ligjore, prej të cilave përfitojnë vetëm katër ose 5 kompani, në mesin e të cilave dhe kompanitë e Koço Angjushevit”, thuhet në reagmin e partisë. Sipas opozitës, pushteti…
Author: Arbnora Nora
Prokurori Aco Kolevski është zgjedhur anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë. Kolevski ka marrë gjashtë vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Bodan Lazarevski, ka marrë një votë më pak. Ai njihet si krahu i djathtë i ish prokurorit Marko Zvërlevski dhe kishte aprovuar kërkesën për ndërprerjen e paraburgimit të Sead Koçanit. Almakos
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të lira në Maqedoni, Blagoja Ralpovski sot i ka dhënë afat Qeverisë deri më 15 mars të plotësojë kërkesën për rrtitjen e pagave përndryshe do të zbatojnë masa radikale. Ralpovski akuzoi qeverinë për mospërbushjen e premtimet e dhëna para një muaji, gjë që dëshmon dështimin e dialogut social. Ai kërcënoi me sindikatat se do të zbatojnë masa radikale nëse Qeveria nuk ndërpret presionit mbi nëpunësit në sektorin publik dhe përfaqësuesit e sindikatave. “Kërkojmë menjëherë të fillojnë negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik dhe të nisin negociatat për ndryshimin e marrëveshjes kolektive”, theksoi Ralpovski…
“Bac, u kry”, është njëra nga panot më të famshme që nga koha e pasluftës. Ajo tregon përfundimin e një lufte që pas shumë sakrificash solli lirinë. Por a e dini kush janë autorët e “Bac u kry”? “Bac, u kry!” është një logo e krijuar nga Krenar Gashi, Besnik Nuli dhe Muhamet Jashanica, posaçërisht për Pavarësinë e Kosovës. Logoja nga krijuesit është liruar për përdorim por pa ndërhyrje në të, duke lënë si logo shpirtërore, e cila nuk është e lejuar për biznes të asnjë lloji. Logoja i drejtohet Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, i cili u vra…
inistrja e Arsimit, Renata Deskovska, së bashku me funksionin e saj ka trashëguar edhe mundësinë e shpenzimit të pakufizuar të parave buxhetore për reprezentim. Për këtë gjë është “përkujdesur” paraardhësi i saj, Pishtar Lutfiu, në administrimin e të cilit me ministrinë u miratua një rregullore, sipas së cilës, ministri ka mundësinë të shpenzojë pa kufizim DOCUMENTACION Rregulloren, të cilën e mori SCOOP-i duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet, u nënshkrua më 17.08.2016. Sipas rregullores, ministri ka një shumë të pakufizuar mujore, zëvendësministri ka në dispozicion 100.000 mijë denarë, kurse sekretari i shtetit ka në dispozicion një…
Në orën 15 në objektin e komunës së Tetovës do të mbahet Mbledhja komemorative në nder të funksionarit të lartë të BDI-së Abdilaqim Ademi. Telegrame ngushëllimi për vdekjen e tij dërgoi edhe ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministri të cilën ai e drejtoi nga viti 2014 deri në vitin 2016. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh keqardhje të sinqertë dhe dërgon ngushëllime të thella deri te familja dhe miqtë e ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Abdilaqim Ademi, ishte në krye të MASH-in nga viti 2014 deri në vitin 2016, i…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u dërgoi letër ngushëllimi familjërave të bashkëpartiakut të tij nga Bashkimi Demokratik për Integrim me rastin e ndarjes së tij të hershme nga jeta. “Të nderuar familjarë të të nderuarit Abdilaqim Ademi, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë t’ju shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e kolegut tonë, deputetit të mëparshëm, ministrit të mëparshëm të Arsimit, zëvendëskryetarit të Qeverisë, Sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, por, para së gjithash, mikut tonë të dashur. Lajmi i hidhur për ndarjen e hershme…
Nikos Kotzias, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë ka deklaruar se termi Maqedoni është përdorur si diçka kombëtare, e jo si karakteristikë gjeografike, ndërsa tani duhet të gjendet një përcaktim territorial ose gjeografik. Ai ka treguar se dëshron që të ketë një emër në gjuhën sllave, shëmbull “Nova Makedonija, Gorna Makedonija, Vardar Makedonija”, dhe nëse do të ishte kumbarë, thotë se nuk do të dëshironte që emri Maqedonia të jetë pjesë e zgjidhjes. Kotzias ka zbuluar se në Vjenë ka patur thuajse 12 orë bisedime, por që ende nuk ka pajtim për asnjë pikë, duke shtuar se varet si…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 9 shkurt të këtij viti ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat tjera të M.A (29), student nga Jordania. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 133,75 gram marihuanë, 19,85 gram amfetamin, 26 tableta ekstazë-mdma, një peshore digjitale me gjurmë marihuane dhe amfetamine, si edhe një pasqyrë me gjurmë amfetamine dhe kokaine. Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjetën personat GJ.A (31) nga Kumanova dhe ZH.M (20) nga Tetova, ndërsa në shtëpi është futur edhe D.S (19) nga Shkupi te i cili u gjet marihuanë. Që të…
Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Nikolla Dimitrov deklaroi për televizioni bullgar “Nova” se ai dhe kolegu i tij grek, Nikos Kotzias, dëshirojnë që ta zgjidhin çështjen e emrit, por dallimet vazhdojnë të ekzistojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dimitrov thotë se nacionalizmin në Maqedoni mundohen ta ndërrojnë me patriotizëm vizionar, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Maqedonia ta kapë këtë tren për në Evropë. Sipas tij, kemi pritur shumë në stacion dhe është me rëndësi ta kapim këtë tren, sepse është me rëndësi edhe për stabilitetin në rajon.
Kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Popovska ka deklaruar se Gruevski e ka shantazhuar me burgim nëntëvjeçar për burrin e motrës së saj. Ajo ka theksuar për portalin Maktel se ka besuar që OBRM-PDUKM-ja është parti patriotike, dhe se në periudhën 2006-2010 Qeveria punonte shumë mirë, por më pastaj ndryshoi rrjedha e punëve, dhe filluam të distancohemi. Popovska pohon se kur kanë hyrë të vetëm në zgjedhje lokale dhe parlamentare më 2013 dhe 2014, janë arrestuar aktivistët e tyre, ndër të cilët edhe Pero Josifov, burri i motrës së saj. Sipas saj, tani e kuptojnë që telefonatat u…
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar se është e impresionuar me dialogun Maqedoni-Greqi, duke shpresuar se do të arrihen rezultate të mira. Në takimin në Sofje të ministrive për Punë të Jashtme të shteteve të BE-së me vendet kandidate, Mogherini dhe Ekaterina Zakharieva thanë se janë optimiste që në qershor Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Sipas Mogherinit, në çështjen e emrit duhet lidership dhe guxim, por mbi të gjitha vizioni për atë se çfarë është e duhur për qytetarët.