Author: Arbnora Nora

Për më shumë se një javë fshati Radushë i komunës së Sarajit nuk kishte ujë. Ujë u ndal, prej ditës kur u ndal rryma elektrike me çka shpërndarësi i ujit, i cili furnizon të gjithë fshatin prej më shumë se 500 shtëpi, nuk ishte në funksion. Shpërndarësi i ujit u shkëput nga rrymë elektrike për shkak borxhit ndaj EVN-së, i cili arrin mija euro. Përveç shtëpive, pa ujë ka mbetur edhe shkolla fillore e fshatit. Orëmatësi i rrymës, nuk është i regjistruar në emër të askujt, andaj tek faturat nuk qëndron kush duhet ta paguaj atë. Isak Ibrahimi thotë se…

Lexo më Shumë

Lartësia e shtresës së dëborës mëngjesin e sotëm në Mavrovë është 53 centimetra, në Krushevë 33, në Pozharan 26, në Gjurishtë tetë, në Ohër gjashtë, ndërsa në Tetovë një centimetër, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura më të ulëta prej -4 gradë janë matur në Berovë, -2 në Kriva Pallankë dhe Mavrovë, zero në Tetovë, Manastir dhe Shkup Petrovec, një gradë në Pretor, Pozharan, Ohër, Shtip, Prilep, dy gradë në Vinicë, Strumicë, Krushevë, Shkup, Topollcan, Gjurishtë dhe Dibër, katër në Demir Kapi, gjashtë në Gjevgjeli dhe shtatë në Dojran. Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira. Gjatë natës…

Lexo më Shumë

Emri i ri i Maqedonisë nuk duhet të përmbajë përcaktim gjeografik që do të ishte në dëm të Bullgarisë, ka deklaruar presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni. “Bullgaria nuk përzihet në zgjidhjen e kontestit midis dy shteteve fqinje , por Bullgaria si vend fqinj kjo çështje e prek”, është shprehur presidenti bullgar Radev në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas Gjorge Ivanov. Osmani: Ka pika të ndjeshme në negociata Zhvillimi i negociatave për emrin ka hyrë në fazën serioze dhe njëkohësisht të ndjeshme dhe nuk është kontribuese ulja e bisedimeve në nivel të mediave pa pasur…

Lexo më Shumë

ARSYETIM: Në debatin parazgjedhor (tetor 2017) kandidati i atëhershëm i BDI-së, ndërsa sot kryetar i Komunës së Tearcës, Isen Asani, deklaroi se do të pastrojë deponinë në fshatin Gllogjë në 3 muajt e parë të mandatit të tij. Deri më tani (14.02.2018), pasi që kaluan 100 të të mandatit të ri të Asanit si kryetar komune ky premtim është i parealizuar. Në vendin e quajtur Paravishte në mes fshatrave Gllogjë dhe Doborsht, në fund të verës së vitit 2015 janë sjell mbeturat e përmbytjeve në fshatin Poroj, si zgjidhje alternative për pastrimin e lumit në fshatin Poroj dhe përmbytjeve në fshatin Xhepisht.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM akuzon partitë në pushtet për papërgjegjësi me paratë e qytetarëve. Sipas tyre, në opinion kanë dalur informacione se për keqpërdorime të buxhetit shtetëror për shuma të mëdha. “Është e qartë që LSDM harxhon paratë e qytetarëve për t’i përmbushur apetitet e oligarkëve të vet. Përndjekja politike dhe gjykatësit, janë tentim i qartë i qeverisë së LSDM-së për të fshehur paaftësinë e tyre, korrupsionin dhe shkatërrimet. Kjo është tentim klasik për defokusimin e opinionit nga katastrofat politike të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata më tej shtojnë se për më shumë se 90 ditë qytetarë…

Lexo më Shumë

Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dukshëm është rritur pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, vlerësuan presidentët e Republikës së Maqedonisë dhe të Bullgarisë Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev pas takimit të djeshëm në Shkup me përfaqësuesit e odave ekonomike të të dy vendeve. Ata porositën se Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë bashkëpunim më të suksesshëm të biznesit,  infrastrukturë më të mirë, më shumë projekte, shkëmbim më të madh të mallrave dhe të njerëzve dhe komunikim më të mirë në të gjitha nivelet. Ivanovi theksoi se besimi midis dy vendeve është në nivel të…

Lexo më Shumë

Bullgaria është bashkuar me mosmarrëveshjen 25-vjeçare të emrit të Maqedonisë, midis Athinës dhe Shkupit, me arsyetimin se çështja ndikon gjithashtu në Sofje, shkruan “Washington Post”. Gazeta kujton se Maqedonia dhe Greqia kanë vazhduar përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin, si dhe detajet rreth saj. “Washington Post” citon presidentin bullgar Rumen Radev i cili tha të premten se zgjidhja e kontestit me Athinën nuk duhet të përmbajë “treguesit gjeografike që lidhen me territorin e Bullgarisë,” duke shtuar se Radev ka dhënë shpjegime të detajuara të pozitës së tyre. Gazeta me ndikim shton se territori historik i Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Punonjësit turistik nga Ohri kërkojnë që shteti t’i marrë parasysh mendimet dhe propozimet e tyre gjatë ndryshimeve në ligjet për veprimtari hoteliere dhe turistike dhe ligjin për taksë turistike dhe qëndrim të përkohshëm. Shprehen se kjo do të mundësonte zgjidhjen e të gjitha problemeve të grumbulluara me të cilat janë përballur vite me radhë. Shpresojnë se ndryshimet do të hyjnë në fuqi para fillimit të sezonit turistik me qëllim që të mos përballen përsëri me problemet e njëjta. Autoritetet lokale në Ohër janë të vetëdijshme për problemet me të cilat përballet kjo degë ekonomike. Ideja e punonjësve turistik është që…

Lexo më Shumë

Manifestimi qendror i karnavalit ndërkombëtar “Proçka 2018” do të mbahet sot në Prilep me shfaqjen e nxënësve para komisionit, i cili do të zgjedh maskat më të mira sipas kategorive dhe më pas do t’u jepen edhe çmime. Pjesën zyrtare të karnavalit do ta ndjek edhe delegacioni i Federatës Evropiane të Karnavaleve të Qyteteve, i udhëhequr nga kryetari Henry Van der Kron, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në garë do të marrin pjesë grupe karnavalesh nga Budva, Banja, Beogradi, Korça, Rateva, Strumica dhe qytete tjera.

Lexo më Shumë

Çdo i dyti i ri në Maqedoni dhe Greqi është i papunë, çdo i treti në Kosovë dhe çdo i katërti i ri në Kroaci. Analizat tregojnë se në vitin 2016 , Bosnja dhe Hercegovina ka qenë e para në rajon me 76.6 të të rinjve të papunë, ndërsa në vendin e dytë me gjysmën e të rinjve të papunë renditet Maqedonia, shkruan gazeta KOHA. “Të rinjtë në Maqedoni që nuk kanë punë ballafaqohen me periudha të gjata të kërkesës për punësim. Pjesëmarrja e të rinjve të papunë të moshës 15 deri 29 vjeç, që kërkojnë punë më shumë se…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira. Gjatë natës priten reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje bore. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri 13 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prej nesër do të ketë ulje të temperaturave, ndërsa do të ketë edhe reshje të shiut dhe borës.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime në rrugë të thata, përveç në disa vende të larta malore. Prej orës 07:00 për shkak të inçizimit të një filmi, komunikacioni në rrugën Radovish-Shtip do të jetë në ndërprerje. LAAM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve rrugore është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë