Me gjashtë punësimet e reja në konkursin e së enjtes në Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore, për dy muaj janë punësuar gjithsej 99 persona. Në fillim të janarit, Ndërmarrja Publike shpalli konkurs për punësim të 93 personave, nga të cilët 74 u vendosën në pikat pagesore dhe të tjerët në sektorin e kontrollit të trafikut, njofton Telegrafi Maqedoni. Drejtori Zoran Kitanov atëherë shpjegoi se ai ishte i detyruar të shpallë konkurs, pasi shumicës së punonjësve u kishin skaduar kontratat, ndërsa gjashtë vendet e tanishme janë të zbrazëta. Tani, janë duke kërkuar katër këshilltarë ligjorë, një këshilltar për marrëdhënie me publikun…
Author: Arbnora Nora
Përfaqësuesit e grupeve parlamentare nesër do të zhvillojmë takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për të përcaktuar intensitetin e punës së këtij institucioni gjatë javës që vjen. Akoma është e paqartë nëse do të mund të caktohen seanca gjatë të hënës ose brenda javës. Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë plenare dhe shumë pak seanca të komisioneve gjatë dy javëve të kaluara. Ngërçi u krijua pasi partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM-ja dorëzoi mbi 35 mijë amendament për ligjin e gjuhëve, përpunimi i të cilëve mori më shumë kohë. Shumica kanë konfirmuar se koordinohen për të…
Ndërmarrja “Proaqua” ka shpenzuar mbi 400 000 euro naftë, mbi 120 000 euro për shpenzime interneti, shpenzime për mirëmbajte makinash mbi 250000 euro dhe rreth 100 000 euro shpenzime për telefona zyrtar!. Ky reagim ka pasuar nga shërbimi për informim i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko drejtuar mediave. Sipas këtij reagimi, kjo ndërmarrje ka pasur keqpërdorimi shumë të mëdha me dëmtim të jasht zakonshëm të buxhetit të ndërmarjes. “Gjithçka që ka ndodhur ka dëmtuar punonjësit e kësaj ndërmarje të cilët janë dëmtuar me rreth 9 paga mujore të pa paguara.Kjo është qeverisja e Zeadin Selës dhe tarafët e…
Në Gjykatën Penale nesër duhet të fillojë gjykimi kundër gazetares Ivona Talevska, e cila në lëndën e PSP-së “Tifani” akuzohet për fshehje të tatimit. Sipas aktakuzës, Talevska si pronare dhe drejtuese e “Smart Center” dhe agjencisë “Smart” në periudhën 2008 deri 2014, së bashku me disa persona tjerë, me qëllim që t’ju ikin tatimeve kanë paraqitur të dhëna të rrejshme, përcjell Telegrafi maqedoni. Ajo për nevojat e firmës ka blerë veshje të brendshme prej 500 eurove, veshje tjera në vlerë prej 33508 eurove, syza, mobilje luksoze, derë të sigurta, biçikletë dhe të ngjashme. Firmat e Talevskës nuk kanë paguar tatim…
Një grup i intelektualëve shqiptarë në mesin e të cilëve Arsim Sinani, Nijazi Muhamedi, Verdat Kolonja, Abdulla Mehmeti, Shpëtim Pollozhani, Alisetar Ramadani etj., kanë përpiluar nëpërmjet një deklarate me shkrim kanë njoftuar se kanë hartuar një Memorandum shqiptar për kontestin në lidhje me emrin e Maqedonisë, njofton Zhurnal.Grupi i punës i intelektualëve shqiptarë për hartimin e Memorandumit për emrin e Maqedonisë, në takimin e së shtunës të mbajtur në Shkup, morri këto qëndrime: 1. Emrat që janë shtruar për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë nga ndërmjetësi ndërkombëtar Metju Nimic: • Republika e Maqedonisë Veriore; • Republika e Maqedonisë…
Ministrja greke e Rikonstruktimit Administrativ konsideron se negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë ndodhen në një moment ideal, kundrejt pohimeve të liderit të Demokracisë së Re opozitare se në këtë moment nuk ka rrethana për zgjidhje. Olga Gerovasili, në intervistën për agjencinë greke të lajmeve APE-MPE, thotë se Qeveria greke i shfrytëzon kushtet e krijuara. “Në këtë moment, negociatat janë në vijim nën patronatin e Kombeve të Bashkuara. Po bëhen përpjekje të rëndësishme edhe nga të dyja palët. edhe krahas kësaj që e thotë Micotakis, momenti është ideal. Dhe e shfrytëzojmë këtë situatë, siç do të bënte çdo Qeveri e përgjegjshme,…
OBRM-PDUKM përhap gënjeshtra, nxjerrje a qymyrit është 40 për qind më e lirë se në periudhën kur OBRM-PDUKM udhëhiqte ELEM-in dhe “TEC Manastirin”, thuhet në reagimin e LSDM-së për njoftimin e OBRM-PDUKM-së në të cilin kjo parti e akuzon për harxhimin e parave të popullit. “OBRM-PDUKM, partia qeverisja e të cilës do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe miliona tenderë të kriminalizuar, vazhdon me dëshpërim të përhapë gënjeshtra”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. LSDM në reagimin e tyre thonë se përfundoi koha e partizimit të kompanive shtetërore që funksionin si firma të OBRM-PDUKM-së. “Menaxhuesit e rinj të ELEM, “TEC Manastir”…
Qyteti i Shkupit sot nënshkroi marrëveshje me kompaninë Chariot Motors për shfrytëzimin e autobusit elektrik në fazë testuese për një periudhë prej gjashtë muajsh. Autobusi elektrik do të fillojë të qarkullojë në rrugët e qytetit në muajin prill, në linjën me numër 15 të NQP prej në Lisiçe të re deri në Karposh 4 përgatë kësaj trase rrugore: bul. Jane Sandanski, bul. Koço Racin, rr. Dimitrie Çupovski, bul. Aradhat partizane dhe anasjelltas. Në këtë autobusë mund të transportohen deri në 85 udhëtarë. Pas skadimit të periudhës së provës, ky autobus elektrik do t’i ofrohet NQP dhe transportuesve privatë për ta…
Në kalimin kufitar “Shën Naumi” në dalje të Maqedonisë, mbrëmë është arrestuar U.M (41) nga Prishtina, i cili ka pasur dokumente të falsifikuara. Ai me një autobus “Mecedes” me targa të Kosovës është paraqitur si P.C.I (42) nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga MPB informojnë se nga ana e zyrtarëve policorë pas kontrollit të pasaportës është vërtetuar se U.M ka dokumente të falsifikuara, ndërsa ai është dorëzuar në polici për procedura të mëtejme./Telegrafi/
Pesë persona, prej të cilëve njëri më rëndë, janë lënduar pasi makina e tyre “Renault” me targa të Tetovës, ka dalur nga rruga në autostradën Shkup-Tetovë. Aksidenti ka ndodhur në orën 00:35 kur vozitësi A.E (45) ka humbur kontrollim mbi makinën dhe ka dalur nga rruga, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më rëndë është lënduar bashkëudhëtarja L.XH (71) e cila është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime të rënda ka marrë edhe bashkëudhëtari M.E (42) dhe dy persona të moshës 13 dhe 15 vjeçare. Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe pritet të jepen arsyet e aksidentit.
Nesër pa energji elektrike nga ora 9 deri në 15 do të mbeten shfrytëzuesit e nënrrugicës 20 në fshatin Saraj në Komunën Saraj. Në komunën e Petrovecit, nga ora 8.30 deri në orën 10.00 do të mbeten shfrytëzuesit e zonës industriale Qojlija dhe firmat Gllobeks, Ekopell dhe Kobra-T. Nga Qendra për menaxhim me krizat pas njoftimit të EVN Maqedoni, informojnë se ndërprerja do të bëhet pë shkak të intervenimeve të caktuara teknike. Almakos A.M
Qyteti i Shkupit dëshiron t’u sqarojë qytetarëve se në përputhje me ligjin për tatimin në pronë, çdo tatimpagues merr vendim për pagesën e tatimit vjetor të pronës dhe taksën komunale – firmarinë deri më 31 mars. Vendimi paguhet në këste tremujore deri në fund të vitit ose brenda 15 ditëve pas pranimit të vendimit. Pas përfundimit të vitit në të cilin është dashur të paguhet tatimi në pronë dhe firmarina, Qyteti i Shkupi dërgon vërejtje për tatimin e papaguar dhe firmarinën për personat fizikë dhe juridikë (obligues tatimor). Pasi të kalojë afati kur është dashur të bëhet pagesa e tatimit…