Me ambasadorin shqiptar në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Fatos Reka, javën e shkuar zhvilluam një intervistë për Almakos, në të cilën biseduam për raportet shqiptaro-maqedone si dhe për rolin e rëndësishëm të partive shqiptare për të mbajtur gjallë frymën kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE. Megjithatë, ambasadori Reka vlerëson se partitë shqiptare nuk duhet të bien në vetëkënaqësi, por duhet të vazhdojnë të mendojnë dhe të veprojnë për përmirësimin e të drejtave dhe të mirëqenies së shqiptarëve në Maqedoni. Reka në këtë intervistë ka hedhur poshtë pretendimet e qarqeve nacionaliste maqedone se kinse…
Author: Arbnora Nora
Qeveria sot i ka dhënë dritë jeshile propozim ligjit për mediat. Ky propozim ligj sipas Qeveris ka për qëllim departizimin dhe profesionalizmin e servisit publik RTVM-së dhe Agjencisë për Mediat. Ndryshimet esenciale që propozohet kanë të bëjnë me zgjedhjen e trupave udhëheqës dhe drejtorët e Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë dhe të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiodifizive, si dhe në lidhje me financimin e punës së RTVM-së dhe ASHMAA.
Me nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim në mes klubit të ekspertëve të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe kompanisë zvicerane AF Consult, sot zyrtarisht është formuarar dhe klubi i ekspertëve të odës së tregtisë. Klubi e ka për detyrë që të bashkojë ekspertë nga fusha e energjetikës, infrastrukturës dhe industrisë përmes të cilit vendi do të eksportojë shkathtësi të ekspertëve, njofton Almakos. Kryetari i Odës Tregëtare Branko Azeski, konsideron se ky memorandum do ti mundësoj për herë të parë Maqedonisë të eksportoj dije në mënyrë të organizuar. – Ndoshta nuk do të mund të gjindemi mirë, sepe është hera e parë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot gjatë takimit me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, në lidhje me miratimin e Ligjit për Gjuhët ka theksuar se është në fazë përfundimtare, dhe se duhet të gjithë të kontribojnë me qëllim të rrumbullaksimit të pjesës normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjatë takimit të Ahmetit me Plomp, është diskutuar për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin euro-atlantik. Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe Ekzekutivit. Almakos
Ambasadorja e Kanadës në Maqedoni, Ketlin Caba, në takimin e sotëm më kryeministrin Zoran Zaev ka shprehur mbështetjen e Kandasë për integrimin e Maqedonisë në NATO. Caba ka përshëndetur hapat e ndërrmara nga Qeveria e re për zgjidhjen e krizës politike, përmes ndërtimin të marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nxitjen e reformave. Zaev gjatë takimit ka theksuar se integrimi i Maqedonisë në NATO është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe rajon. “Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, integrimin në NATO dhe BE, nëpërmjet procesit reformues, zhvillimit…
Prokuroria Speciale Publike ende nuk ka vendosur nëse do të ankohet për aktgjykimit e Gjykatës Penale, ndaj gazetares së televizionit Sitel, Ivona Talevska, të cilës i’u shqiptua dënim me kusht, prej dy vjetësh për evazion fiskal. “Siç tha dje dhe prokurorja Ndërsa Elizabeta Josifovska, jemi të kënaqur me pranimin fajësisë nga e akuzuara. Në lidhje me aktgjykimin do të komentojmë kur të na dorzohet në formë të shkruar, kanë deklaruar nga PSP. Aktgjykimi për gazetaren Talevska u soll, pasi që ajo gjatë sencës gjyqësor për lëndën Tiffany, në të cilën u akuzua për evazion fiskal, e pranoi fajin. Përveç dënimit…
Pas skandalit që e zbuloi Jess Baily, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni për anëtarët e KSHZ-së që kishin marrë paga të majme dhe bonuse tjera, sot Kuvendi i Maqedonisë do të rishikojë kërkesën që të lejojë konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë të KSHZ-së, shkruan Telegrafi Maqedoni. Antonio Milloshoski ka parashtruar kërkesën që Kuvendi të rishikojë vendimin rreth zgjedhjes së anëtarëve të rinj. E njejta kërkesë do të shqyrtohet sot kurse Kuvendi do të duhet të votojë që të hapet procedura e kandidimit për anëtarë të rinj. Përndryshe, anëtar i vetëm në KSHZ ka mbetur anëtarja e Lëvizjes Besa e…
Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të veturave dhe automjeteve në përgjithësi në komunikacion, paraqet njërin prej shkaqeve më të shpeshta se pse ndodhin aksident në trafikun rrugor. Ky është konstatimi i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, i cili së fundmi përmes një komunikate publike, ka alarmuar për numrin e madh të aksidenteve dhe dëmeve materiale që ndodhin në rrugët e vendit nga moskujdesi, kryesisht i shoferëve, shkruan gazeta KOHA. Jeta bashkëkohore, siç theksojnë nga ky Këshill, qytetarëve u ka imponuar një dinamikë të fort, obligime të shumta me çka ndikon më tepër në aksidentet e komunikacion, sipas KRSK, është…
Sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin e rrahjes së Ziadin Selës në Kuvendin e Maqedonisë nga huliganët maqedonas dhe gjykimi për lëndën e PSP-së, ”Trust” ku akuzohet afaristi Sead Koçan, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sot do të duhet të mbahet vazhdimi i tretë për dhunën ndaj deputetit Sela, pasi në seancën e parë avokati i tij kërkoi dëmshpërblim prej gjys milioni euro ndërsa dje në seancën e dytë ai dëshmoi vetë si palë e dëmtuar për dhunën ndaj tij. Gjithashtu në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet edhe gjykim për lëndën ”Trust” ku i akuzuar është afaristi Sead Koçan dhe…
Pas ngjarjes tronditëse për abuzimin seksual të vajzës 13 vjeçare me përkatësi rome, në shtëpinë për përkujdesjen e fëmijëve ‘’25 Maji’’ në Shkup, drejtori Stevço Sokolovski, sot ka dhënë dorëheqje nga ky funksion, siç thuhet për ‘’shkaqe morale’’. Nga Qendra Evropiane për të drejtat e romëve, dorëheqja është e pamjaftueshme. Nga kjo Qendër kërkojnë që drejtori dhe të punësuarit të ndiqen penalisht deri në zbadhjen e plotë të rastit. ‘’ERRC, u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime serioze ndaj këtij rasti. Si drejtori ashtu edhe kujdestari duhet të mbajnë përgjegjës penale, autorët e këtij rasti duhet të përballen me…
Deputeti dhe kryetari i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela sot gjatë dëshmisë lidhur me sulmin kundër tj me 27 prill në Kuvendin e Maqerdonisë ka fajsuar partitë politike se janë organizatorë të sulmit. Sela thase pas sulmit të tij ekziston një skemë e organizuar nga politikanë dhe parti politike. “Pikerisht, këtë rrethanë duhet hetuar nga prokurorët dhe qjykata”, tha Sela para mediave. Ai pranoi se ka njohur disa nga personat që kanë qenë të pranishëm në Kuvend me 27 prill. ,,Nuk është lehte te ballafaqohesh me vdekjen. Jo vetem qe unë përjetova këtë, por edhe familja ime, bashkëshortja ime dhe…
Eksperti francez, Fransoa Lafod, sot i është bashkëngjitur ekipit të Sekratariatit për Çështje Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes midis zëvendë kryeministrit Bujar Osmani dhe ambasadorit francez, Kristijan Timonier. Osmani ka falenderuar Francën për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. “Franca është njëra ndër faktorët kyç politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit ka rëndësi fundamentale për suksesin e procesit”, theksoi Osmani në takim. Ambasadori Timonier ka njoftuar Osmanin me Strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, duke e cilësuar…