Author: Arbnora Nora

Gjykata Kushtetuese ka inicuar procedurë për Nenin 2, Paragrafi 1 të Ligjit për rrogën minimale, në pjesën e “përmbushjes së rendimentit normativ”. Gjykata shpreh dyshime për kushtetueshmërinë e këtij Neni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë procedurë, Gjykata do të deklarohet për kushtetueshmërinë e paragrafeve 2, 3, 4 dhe Nenin 7-6, paragrafet 1 dhe 3. Parashtresa në Kushtetuese është ngritur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), të cilët konsiderojnë se rendimenti normativ duhet të hiqet nga ky ligj.

Lexo më Shumë

Euro-ambasadori në Shkup, Samuel Zhbogar ka thënë se vizita e Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian në Maqedoni që do të ndodh në këto javë, është mesazh në vete për Maqedoninë pasi ai në turneun e vizitave për Ballkanin perendimor më parë do të zbarkojë në vendin tonë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në pyetjen e AIM-it, se çfarë mesazhi sjell Juncker, Zhbogar u përgjigj ”Është shumë me rëndësi që BE është çdoherë këtu për ju. Komisioni Evropian më herët në raport tha se vendi i shteteve të Ballkanit Perendimor është në BE. Mesazhi që do të sjell ai është shumë shpresëdhënës…

Lexo më Shumë

Përmes përforcimit të masave të bio-sigurisë në ferma planifikohet të ndërpritet vaksinimi nga “murtaja e derrit” dhe me këtë Maqedonisë t’i mundësohet eksport i mishit të derrit jashtë vendit. Aktualisht për shkak të vaksinimit nuk mund të eksportojë mish i tillë jashtë vendit dhe me këtë humben shumë para. Shumica e kapaciteteve vendore i përmbushin standardet e kërkuara evropiane, por do të duhet të kihet kujdes me fermat e vogla. ”Përfitimi i arritjes së këtyre masave të bio-sigurisë është ajo që do të përmirësohet gjendja shëndetësore e kafshëve dhe do të ulen shpenzimet për shërim dhe parandalim. Ndërsa, me daljen…

Lexo më Shumë

Deputeti Ljuben Arnaudov si dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski lirohen nga burgu i Shutkës në Shkup. Siç shkruan TV Sitel, Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre dhe ndryshoi masën e paraburgimit në arrest shtëpiak, ndërsa në të njejtën kohë siç konfirmohet edhe nga Gjykata, u është konfiskuar pasaporta.

Lexo më Shumë

Zëdhëndësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot ka mohuar mundësinë për përfshirjen e Gjermanisë në zgjedhjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev m kancelaren gjermane, Angela Merkel. ‘’Gjermani nuk është e përfshirë. Negociatat po udhëhiqen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic. Është takim dypalësh, ku do të diskutohen më shumë çështjet ekonomike,’’ ka thënë Boshnjakovski. Mbrëm kancelarja Angela Merkel, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, kurse të premten do të takohet në Bruksel. Sipas Boshnjakovskit fakti që negociata po zhvillohen, krijon…

Lexo më Shumë

Një skandal me përmasa kombëtare po ndodh në rrjetet sociale,  portalet në gjuhën shqipe arijnë kulmin e injorancës. Një lajm me përmbajtje sarkastike në gjuhën maqedone të publikuar me 14.02.2018 nga portali ultra nacionalist Republika Online, është bërë super lajm në portalet shqiptare. Ky është një skandal i pa parë, meret një lajm sarkastik, humoristik nga rubrika “Dvogled”(që në përkthim dmth Dylbi) , në të cilin lajm (artikull gazetaresk) ultra nacionalalistët maqedon në mënyrë përçmuese e tallin kryemnistrin e tyre, portalet në gjuhën shqipe e marin vetëm një fragment nga shkrimi në fjalë, e nxjerin nga konteksti dhe e bëjnë super…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev  sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me presidentin e Gjermanisë Frank Valter Shtajnamer. Zaev e kryeson delegacioni qeveritar, i cili  është për vizitë zyrtare Gjermani, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe nënkryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinksa, nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov. Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës në Berlin, Zaev është parashikuar të takohet edhe me Folker Trir, zëvendëskryetarin e Unionit  të Odave…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se ndalesa për automjete të rënda, e shpallur mbrëmë, për lëvizje nëpër Strazhë, është shfuqizuar sot në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komunikacioni rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi, si edhe me prani të borës në vendet malore në perëndim të Maqedonisë. Të reshura të dobëta bore ka në Mavrovë, Gjavatë, Bukovë dhe Strazhë. LAMM-ja kërkon nga shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e vozitjes.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias e ka njoftuar Kryeministrin grek Alexis Tsipras për ngjarjet e fundit në negociata e emrit. Kotzias, sipas mediave greke, mbrëmë e ka vizituar pallatin e Kryeministrit dhe në takim tet-a-tet e ka informuar Tsipras-in për kontaktet dhe bisedat që i ka pasur në ditët e fundit, lidhur me kontestin e emrit. Në takimin, i cili nuk u paralajmërua paraprakisht, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina, kumtesën zyrtare, por edhe hollësi shtesë nuk ka, as nga MPJ-ja greke, e as nga kabineti i Kryeministrit grek. Siç publikoi dje AIM-ja, Alexis Tsipras realizoi…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahen seancat për lëndët  e PSP-së, ”Tenderët” dhe ”Transportuesi”. Në lëndën ”Tenderët”, e  akuzuara e parë është ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, për dhënie të tenderit në mënyrë të paligjëshme, për aktivitetet ndërtimore shtesë të Muzeut të VMRO-së. Përgjimet janë pranuar si dëshmi në procedurën gjyqësore për këtë lëndë. Në lëndën ”Transportuesi” ish kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, dhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të 360 mijë eurove për transportin e nxënësve në komunën e Manastirit. Almakos

Lexo më Shumë

Pesë viteve të fundit janë shtuar tetë shkolla të mesme në Maqedoni. Mirëpo, sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, rritjen më të madhe e kanë shënuar shkollat me mësim në gjuhën maqedonase. Megjithëse nuk kanë munguar asnjëherë shkollat dhe paralelet për mësim në gjuhën maqedonase, prapëseprapë në nivelin e shkollimit të mesëm janë shtuar më tepër mundësitë për shkollimin në këtë gjuhë, shkruan gazeta KOHA. Kështu, nga 98 shkolla të mesme, ku pesë vite përpara mësohej në gjuhën maqedonase – në vitin 2015/2016 ky numër shkoi në 103 shkolla, pra u rrit për pesë më shumë. Ndërkaq për shqiptarët…

Lexo më Shumë