Pasi që ish drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Aleksandar Çaparovski e pranoi fajin për ryshfet, gjykata e Apelit i shqiptoi dënim me burg me kusht prej një viti nëse në afat prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale, pasi që ai e pranoi fajin. Gjithashtu Çaparovski dy vitet e ardhshme nuk mund të zgjidhet si drejtor. Përndryshe Çaparovski vitin e kaluar u arrestua, pasi që një prind i një fëmije të mitur e kishte denoncuar për marrje të ryshfetit. Çaparovski për ti dhënë një vërtetim fëmijës që të mjekohet jashtë vendit nga prindi kishte kërkuar 1.000 euro. Gjatë bastisjes në…
Author: Arbnora Nora
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski mbrëm ka paralajmëruar se do të merr pjesë në protestën e sotme të organizuar nga Tvrdokorni, për mbrojtje të emrit dhe identitetit maqedonas, edhe pse VMRO kishte sjellë vendim partiak që të distancohet nga protesta, që të trgoj se nuk qëndron pas organizatës. Milloshoski përmes një video në profilin e tij në fejsbuk, ka theksuar se Greqia po përzihet në punët e brendëshme të shtetit, duke kërkuar ndryshim të kushtetutës. “… në emër të pajtimit kombëtar, unë do ta jap mbështetjen time për protestën”, ka theksuar ai. Almakos.com A.M https://www.facebook.com/antonio.miloshoski.9/videos/1967525393276730/
Komunikacioni rrugor në vend zhvillohet në kushte dimërore, pra nëpër rrugë me lagështi dhe me prani të dëborës. Shoferëve u kërkohet që të përshtatin shpejtësinë e vozitjes së automjetit të tyre, të respektojnë sinjalistikën, respektivisht të kenë vëmendje të theksuar. Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda ka në drejtimet rrugore, Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Dibër Strugë, Strugë-Qafëthanë, Kriva Pallankë-Deve Bair, si edhe në Gjavatë e Presekë. Në mëngjes është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda në Bukovë. Gjithashtu shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes nëpër gryka apo ngushtica mali sepse mund të ketë rrokullisje gurësh.
Në shtatë vitet e fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka paguar thuajse 18 milionë euro për shkelje të të drejtave të punëtorëve. Të punësuar të mëhershëm dhe të tanishëm e kanë paditur MPB-në për shkak të largimit të pabazë nga puna, shpërndarje të pabazë, për mospagesë të kompenzimeve për punë jashtë orarit dhe punë nate gjatë festave. Në periudhën 2010-2017 ndaj MPB-së janë proceduar 14.779 padi, ndërsa ka raste që ende nuk janë mbyllur. Më shumë padi ka patur në vitin 2011 dhe 2014, kur ka patur zgjedhje. Më pak padi ka patur në periudhat paszgjedhore, por pagesat…
Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni (FSSHM) urgjentisht duhet të rritë kuotën e ilaçeve për të siguruarit, për ato ilaçe që jepen me recetë. Përndryshe, kushdo që sëmuret në pjesën e dytë të muajit, do të mbetet pa ilaçe, respektivisht do të mund t’i blej me para xhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vetëm në javën që kaloi ndihmë mjekësore kërkuan 3.800 persona, të cilët u prekën nga gripi sezonal. Qytetarët kanë vrapuar nga barnatorja në barnatore për të gjetur ilaçet e duhura. Ata reagojnë dhe thonë se është e vështirë që të sëmuresh në një periudhë kur nuk ka mundësi ilaçe…
Për sot është paralajmëruar një marshim protestues, që do të fillojë prej te Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dhe që ka të bëjë me çështjen e emrit të Maqedonisë. Organizatorë i këtij marshi është Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) dhe protestuesit do të kërkojnë të mos ndryshohet emri i vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Para Infoqendrës së BE-së do të lexohet nota protestuese dërguar BE-së, NATO-s dhe OKB-së, për të vazhduar me marshimin deri te Kuvendi i Maqedonisë. Nga Qeveria e Maqedonisë do të kërkojnë që të ndërpritet bisedimet, të tërhiqet ligji për përdorimin e gjuhëve, shfuqizimin e marrëveshjes Zaev-Borisov, lirimin…
Një ekip i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM) ka asistuar dy fëmijë për t’i dërguar në spitalin e Shtipit. Të reshurat e borës në Poçivallë të Shtipit kanë pamundësuar automjetet për të lëvizur nëpër rrugët e këtij fshati dhe e vetmja mundësi ka qenë hyrja në fshat me automjet transportues të ushtrisë. Drejtoria komunale për mbrojtje dhe shpëtim nuk ka arritur që t’u ndihmojë fëmijëve të moshës gjashtë dhe tetëvjeçare që të dërgohen në spital, kështu që URM-ja ka ndihmuar me një transporter të blinduar, hermelin dhe hamer.
Prokuroria Speciale Publike ka hapur një lëndë për Spitalin e Ohrit. Prokurorë të PSP-së kanë kërkuar dokumente nga udhëheqësia e spitalit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për hetime për vitin 2013 kur Security Group Skopje (SGS) kishte marrë shuma të majme për të siguruar spitalin e shtetit në Ohër kurse për këtë ishte kujdesur pushteti i atëhershëm që të ndikojë në udhëheqësinë e spitalit që të merr si sigurim këtë kompani që njihet për afërsinë me ish-shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuli, Sasho Mijallkov. Përndryshe, PSP-ja ka konfiskuar dokumentet për këtë marrëveshje, për të gjetur shkeljet ligjore.
Propozimi për fillimin e procedurës për marrjen e licencës të disa mediumeve, është në rendin e ditës së Agjencisë për Shërbime audio dhe audiovizuale, pëcjell Telegrafi Maqedoni. Agjensioni në seancën e sotme të 13-të do të diskutojë një projekt vendim përe miratimin e lloagrisë vjetore të Agjencisë për vitin 2017. Në seancen e sotme do të diskutohet për propozim vendimin, të sesionit 12 që u mbajt javën e kaluar. Siç dihet deri tani, marrja e licencës së punës është në rrezik për televizionet Allfa, Sitel 3 dhe nga Nova Tv.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dhënë një intervistë për magazinën më të madhe europiane, “Der Spiegel”, ku ka folur kryesisht rreth kontestit të emrit me Greqinë. Sipas tij, Maqedonia nuk ka asnjë pretendim irredentist ndaj fqinjit jugor, por është fakt se rajoni historik i Maqedonisë shtrihet në tre shtete: “pjesa veriore ose e epërme në vendin tonë, pjesa lindore në Bullgari dhe pjesa jugore në Greqi. Ky është fakt dhe ne nuk duhet të jemi kundër fakteve. Për shkak se grekët duan të dallojnë, ne e kuptojmë dhe e pranojmë që të ketë një shtesë gjeografike (për emrin e Maqedonisë.”…
Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në konferencë ndërkombëtare në Mostar, Bosnjë e Hercegovinë.
Teknologjitë e reja kanë sjellë për njerëzit mundësi të tilla, të cilat në fund të shekullit të kaluar, ose para 20 viteve as që janë menduar. Përfitimi i epokës së re digjitale, është qasje e lehtë, ose gjithçka që neve na intereson gjendet në WIKIPEDIA. Në vend të kërkimit nëpër arkiva, biblioteka dhe vëllime enciklopedike të mëdha, njeriut sot i mjafton vetëm një celular 150 gram, dhe në çdo kohë e çdo vend nuk i mungon asgjë. Imagjinoni një botë në të cilën çdo person në planetë do të ketë qasje të lirë për të gjitha njohuritë njerëzore. Kjo është ajo…