Author: Arbnora Nora

Mbështetja për ligjet reformuese dhe aspiratat euroatlantike e afrojnë shumicën parlamentare deri në mbështetje të mundshme prej 70 deputetësh. Partitë nga radhët e opozitës një periudhë të caktuar shprehin interesim të mbështesin dhe zgjerojnë shumicën parlamentare. BESA dhe PDSH janë dy partitë opozitare që mund të bëhen pjesë e shumicës parlamentare, me qëllim të përkrahen reformat e proceseve integruese. BESA veçmë ka filluar negociatat në atë temë, njofton Dojçe Vele. Kryeministri Zoran Zaev dje takoi kryetarin e BESËS, Afrim Gashi ku është shqyrtuar mundësia e zgjerimit të koalicionit qeveritarë dhe forcimi i shumicës parlamentare. Për këtë Gashi e Zaev kanë…

Lexo më Shumë

Qytetarët të organizuar përmes rrjeteve sociale, sot do të protestojnë para Odës së Përmbaruesve në Shkup. Protesta do të mbahet si reagim për Ligjin e ri të përmbaruesve, me të cilin përderisa qytetarët nuk kanë paguar fatura komunale, përmbaruesi nuk guxon ti bllokoj llogaritë, pa i informuar paraprakisht. Protesta do të filloj në ora 12.00. /Almakos 

Lexo më Shumë

Zgjidhje e problemit me eksportin e miellit nga Serbia në Maqedoni, pritet nga takimi i sotëm i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe zëvendëskryeministrit serb dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve, Rasim Laiq në Shkup. Problemi i cili deri më tani zakonisht është paraqitur në shtator, sivjet filloi shumë më herët, menjëherë pasi Qeveria e Maqedonisë e solli Rregulloren e re për importin e miellit në vend. Rregullorja hyri në fuqi më 8 shkurt, ndërsa parasheh pulla për kontroll të miellit të vendosen pas importimit të dërgesave dhe kontrollit të tyre, e jo para se…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seancë për rastin ”Sopoti”, ku do të dëshmojnë pesë zyrëtarë të policisë së Maqedonisë. Në sancën paraprake mbrojtësi i të akuzuarve Naser Raufi ka kërkuar që në seacën e sotëme të  ftojnë si dëshmitarë ish shefin e shërbimit të fshehtë, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. I akuzuari i parë në këtë lëndë Sulejman Sulejmani pas mbarimit të seancës së kaluar, është ankuar se nuk mundet të duroj zvarritjen e gjykimit për shkak të moshës së thyer. “E di edhe bota akuzën por nuk e kam bërë atë gjë.…

Lexo më Shumë

Sot në Qeverinë e Maqedonisë do të mbahet diskutim dhe mbledhje e hapur për ndërrim të ideve dhe mendimeve për politikat aktuale qeveritare, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në këtë diskutim me organizata dhe me qytetarë do të flet Robert Popovski për të marrë informacione dhe ide nga ata. Zgjidhje më konkrete dhe ide për të ardhmen do të kërkohen nga nxënësit e shkollave të mesme. Edhe organizatat jo-qeveritare do të jenë prezent në këtë mbledhje të hapur. /Telegrafi

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme në Strumicë ka lëshuar padi penale për keqpërdorim detyre për personin B.V (54) vjeç nga Novo Sella e Strumicës dhe për personin A.B (54) për dyshime rreth keqpërdorimeve për një person juridik nga fshati Mokrino në Novo Sellë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për keqpërdorime të naftës gjatë procesit të pastrimit të shtratit të lumit ku ishin ndarë rreth 6000 litra naftë. Gjithashtu padi është ngritur edhe për dyshimet rreth dokumentacionit të komunës për personin V.S (51) për mos prokurorimin e dokumenteve të Komunës. /Telegrafi

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në çdo mënyrë tenton që t’u shmanget pytjeve të gazetarëve, me arsyetime të ndryshme. Të pyetur se kur do të prononcohet komisioni për mënyrën e votimit të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, nga ky komision në bisedë telefonike na deklaruan se nuk mund të na përgjigjen sepse kanë probleme me energjin elektrike. Sipas tyre mungesa e korentit u ka pamundësuar qasje në postën elektronike. ‘’Kishim problem me energjin elektrike, dhe ajo që është përgjegjëse në sektorin për mardhënie me publikun, për momentin nuk mundet t’i hap pyetjet’’ thonë nga përgjegjësi për qasje të lirë…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski sot i ka kushtëzuar  anëtarët e Komisionit të Antikorupsionit se nëse  nuk japin dorëheqje, shumica parlamentare e Kuvendit si organ kompetent për zgjedhjen e tyre, do të ngrej procedurë për shkarkimin e tyre. Sipas Remenskit anëtarët e këtij komisioni, nuk kanë kredibilitet profesional dhe etik për atë pozitë. Sipas Deputets Remenski, komisioni i anti-korrupsionit ka keqpërdorë në mënyrë të papërgjegjëshme paratë e qytatarëve. ‘’Ne edne nuk e kemi marrë raportin në baz të të cilit janë konstatuar parregullsitë megjithatë nga informacionet të cilat erdhën deri te ju dhe ne janë konstatuar në pjesën e llogaritjes…

Lexo më Shumë

Familja e vrasësit të  katërvjeçarit Almir Aliu, Boban Iliq, kanë vendosur që t’a shesin veturën e tipit Mercesdes, me të cilën është kryer akti i vrasjes së katërvjeçarit nga Kumanova. Vetura është nxejrrë në shtije në fillim të muajit shkurt. Ndryshe lënda e vrasjes së Almir Aliut tashmë ka marrë një kahje tjetër, pas vendimit të rikualifikimit nga ”tentim për vrasje” në ”aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Tentimi i gjykatës për rikualifikim ka nxitur reagime të shumta në opinion. Për të shprehur paknaqësin në lidhje me këtë, nesër para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup do të mbahet një protestë. Almakos…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të takojë të shtunën liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi siç mëson Medial.mk, do të mbahet në selinë e partisë maqedonase opozitare në Shkup. Takimi do të jetë njohës dhe protokollar, ndërsa siç thonë në BDI do të bisedohet edhe për emrin dhe reformat, por në asnjë mënyrë nuk do të bisedohet për gjuhën. Sipas partisë së Ahmetit, gjuha është çështje e mbyllur dhe se nuk ka asnjë nevojë të diskutohet me opozitën e aq më pak në një takim të tillë protokollar dhe njohës. Në këtë takim Mickoski pret diskutim për problemet reale…

Lexo më Shumë

Pas heqjes së bustit të Lekës së madh nga Aeroporti “Shkupi”, kanë reaguar shoqata “Tvrdokorni” të cilët një akt të tillë e konsiderojnë si shpallje lufte. Ata konsiderojnë se heqja paraqet sulm ndaj popullit maqedonas dhe shpallje lufte, që sipas tyre duhet patjetër të fitohet, qoftë edhe me jetë. “Tvrdokorni” thonë se nuk do ta falin asnjëherë këtë tradhti. Njiherit, “Tvrdokorni” paralajmërohnë bllokim të aeroportit, në ditët në vijim./Telegrafi/ https://www.facebook.com/tvrdokorni/photos/a.572635282935704.1073741828.572533912945841/755425967989967/?type=3

Lexo më Shumë

Komisioni për  zgjedhje dhe emërime ka konstatuar propozimin për anëtar  të Këshillit të prokurorëve publik. Për anëtar u propozuan Angel Solev, avokat nga Shkupi dhe  Angel Ilievski, po ashtu avokat nga Shkupi. Ky komision po ashtu konstatoi propozimet për zgjedhjen e një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se një gjykatësi i ka përfunduar mandati. Komisioni e votoi propozimin që Naser Ajdari, jurist i diplomuar, të shqyrtohet për emërim në këtë gjykatë.

Lexo më Shumë