Author: Arbnora Nora

Nën moton Ne ”Ne jemi Maqedoni” sot dhe nesër diaspora maqedonase do të protestoj kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Në qendrën e Uashingtonit, disa organizata nga Nju Xhersi, Masaçusets, Njujorku dhe Uashingtoni do të protestojnë duke kërkuar që qeveria Maqedonase të ndërprej negociatat me Greqinë siç thonë për të mbrojtur identitetin maqedonas.  Nga tubimet e mëparshme është kërkuar që zgjidhja të bëhet me marrëveshje ndërkombëtare mes dyja shteteve e garantuar nga anëtaret e  Këshillit të sigurimit dhe kyçje të fuqive të mëdha në këtë çështje. Sot përveç protestët në Maqedoni, maqedonasit do të protestojnë dhe në  shtete të botës./Almakos

Lexo më Shumë

Rjedhat e ujit në vend janë në rritje të vazhdueshme dhe kanë tendencë të vazhdojnë me rritje edhe më tej, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Ata shtojnë që për shkak të rjedhave të mëdha të ujit, qytetarët me kujdes të lëvizin përkrah lumenjve sidomos në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Rritja e nivelit të ujërave në vend, ka ardhur si pasojë e rritjes së temperaturave me çka është shkaktuar shkrirje e borës, por edhe nga reshjet e shiut të cilat kapluan vendin ditëve të fundit.

Lexo më Shumë

Ministri i Lidhjeve dhe Transportit Goran Sugareski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se sistemi i gazifikimit do të bëhet gjatë dy viteve të ardhshme në çdo komunë. Ai shtoi se qeveria ka plan për gazifikim magjistral, i cili pritet të përfundojë në vitin 2020, ndërsa gazifikimi sekondar do të duhet të bëhet nga vetë komunat, njofton Telegrafi Maqedoni. “Këtë vit do të fillojë ndërlidhja me Republikën e Greqisë, gjithashtu do të fillojë me Republikën e Bullgarisë. Këtu unë do të doja të them se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me qeverinë, natyrisht kanë…

Lexo më Shumë

Nën organizim të lëvizjes “Emri jonë e drejta jonë”, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkip në orën 13:00 do të mbahet marsh protestues. Në këto protesta do të shprehet pakënaqësia për siç shkruan, politikat që rrezikojnë interesat kombëtare dhe popullin maqedonas. Kjo protestë mbahet në të njëjtën ditë me protestat e maqedonasve të shpërngulur në 14 qytete të botës, mes tjerash edhe në Frankfurt, Malmo, Washington, Melbourn, Sidney, Londër, Kranje, Kanali dhe Pragë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Organizatorët paralajmërojnë kyçje të protestave në diasporë përmes videove, ndërsa organizojnë transport pa pagesë në Shkup dhe qytete tjera./Telegrafi

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet në korsi të lagura. Reshje të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit, por nuk paraqet pengesë në zhvillimin e komunikacionit. Ndërsa në disa rrugë tjera ka reshje të shiut. Për shkak të mjegullës, shikueshmëria është ulur në 20-30 metra në rrugën fshati Gajre – Kodra e Diellit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi

Lexo më Shumë

Policja Jasmina Janaçkovska nuk qenka sulmuar nga Beqir Asani, kryetar i degës së BDI në pushtet, por është vetëlënduar. Ky konstatim doli pas takimit të polices Janaçkovska me ministrin e Punëve të Mbrendëshme, Oliver Spasovski. Ajo ka mohuar të jetë sulmuar fizikisht nga Asani dhe se krahun e kishte lënduar vetë gjatë zënkë verbale me të. Janaçkovska shpjegoi se i gjithë rasti kishte ndodhur kur kishin tentuar ta ngrejnë m “marimangë” veturën e Bekir Asanit  të parkuar në trotuar. “Gjatë kryerjes së kontrollës së rregullt kam vërejtur disa veturat të cilat kishin qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Sipas…

Lexo më Shumë

Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni promovoi librin “Shkupi për vitin e Skënderbeut (1468- 2018)”, në të cilin janë përmbledhur aktivitete për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ky libër u promovua pikërisht në një datë historike për shqiptarët, atë të Kuvendit të Lezhës dhe krijimit të Besëlidhjes shqiptare, kur Skënderbeu bashkoi të gjitha principatat e Arbërit. “Qëllimi kryesor është promovimi i shënimit të 17 janarit si datë fillestare që u mbajt në parlament dhe gjithë ato fjalime dhe trajtime të çështjeve të caktuara janë përmbledhur në një botim të përbashkët, i cili…

Lexo më Shumë

Komuna e Negotonës do të pranojë një donacion prej 100 kontejnjerëve të rinj, të cilat do të futen menjëherë në prërdorim. Kjo komunë ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin e tyre, me ambasadën e Hungarisë në Maqedoni. Gjithashtu, komuna ka marrë 20 kontejnjerë tjerë, dhjetë nga të cilët janë për plastikë dhe kanaqe, kurse dhjetë të tjera janë për letër. Këto 20 kontejnjerë u siguruar si rezultat i bashkëpunimit të komunës me firmën Pakomak.

Lexo më Shumë

Më shumë se gjysmë viti Qeveria nuk është përgjigjur ndaj kërkesës së Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” për automjete të reja dhe për punësime të reja. Sipas drejtorit Gajur Kadriu, kërkesa deri te Qeveria është dërguar dyherë, dhe se është alarmuar situata e keqe me pajisjet për pastrimin e rrugëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga automjetet që posedon kjo ndërmarrje janë ato të siguruara që në kohën e ish-Jugosllavisë. Kadriu thotë se problem është bërë edhe fuqia punëtore, pasi që punëtorët e tanishëm kanë kaluar moshën 55 vjeçare, dhe duhet fuqi e re punëtore. 65% e automjeteve janë më të vjetra…

Lexo më Shumë

Konfederata evropiane e sindikatave (KES) kërkon më shumë përfshirje të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në dialogun me Ministrinë për Arsim të Maqedonisë. Gjithashtu, KES mbështet sindikatën vendore në kërkesën për t’u shqyrtuar largimet e punëtorëve arsimorë nga shkollat, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas KES-së, duhet një angazhim më i madh i Ministrisë në përfshirjen e SASHK-ut si partner dhe veprimtar i rëndësishëm në dialogun social. https://youtu.be/uXPOHIfHgpM

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit dhe ajo e Ljutomerit, në Slloveni, do të binjakëzohen, bëjnë të ditur nga shërbimi për informim i komunës së Gostivarit. Kryetari Arben Taravari ishte në vizitë në komunën Ljutomer, ku u prit nga zv.kryetari Boro Zemljak. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që të të sigurohen më shumë njohuri për projekte të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e ujrave të zezë dhe menaxhimin e mbeturinave komunale. Gjithashtu, për komunën e Gostivarit është me rëndësi pëvoja e komunës Ljutomer për shfrytëzimin e fondeve të BE-së./Telegrafi

Lexo më Shumë