Author: Arbnora Nora

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Lazo Velkovski, në konferencë për shtyp njoftoi se MPB-ja ka zbardhur dy raste të vjedhjeve në banka në Shkup dhe Gostivar. Rasti i parë është prej 28 shkurtit, në “Shparkase Bank” në Shkup, ndërsa rasti i dytë prej 2 marsit në “Halk Bank” në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në rastin e parë më 28 shkurt rreth orës 10:00 është kryer vjedhje në filialën e “Shparkase Bank”, ku persona të panjohur kanë marrë 7990 euro dhe 490 mijë denarë. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se në këtë rast janë përfshirë tre persona nga Shkupi,…

Lexo më Shumë

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljaiq lidhur me problemin rreth eksportit të miellit serb në Maqedoni, sot deklaroi se i kundërshtohet vendosjes së kundërmasave për Maqedoninë, duke thënë se kjo do të ishte më keq edhe për biznesmenët serb, edhe për ata nga Maqedonia. “Eksporti nuk është i ndaluar, por me ato masa dhe barriera jashtdoganore, ai u vështirësua, ndërsa eksportuesit tanë me këtë bëhen jokonkurrentë në krahasim me të tjerët. Ne dëshirojmë kushte të barabarta, siç parashikojnë rregullat e Organizatës tregtare botërore dhe të CEFTA-s”, tha Ljaiq. Ai shtoi se po tenton ta zgjidh këtë problem me marrëveshje dhe kompromis.…

Lexo më Shumë

Si rezultat i ujit që vjen nga shkrirja e borës, mbrëmë ka ndodhur shembje në rrugën drejt Krushinos, informon Komuna e Kërçovës. “Apelojmë deri te qytetarët të mos ngjiten drejt Krushinos për shkak të vrimës së madhe që është paraqitur në mes të rrugës kryesore. Për situatën e krijuar, është njoftuar ndërmarrja Granit e cila i kryen punët për ndërtimin e autostradës si dhe Agjencia për rrugë të Maqedonisë”, thonë nga Komuna e Kërçovës. Uji i cili vjen nga vendi i quajtur Krushino, del në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër dhe akumulohet në rrethrrotullimin në bulevard. Nga Agjencia për rrugët e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Byrosë për Siguri publike, Lazo Velkovski, është arsyetuar se për shkak të procedurave ligjore nuk mund t’a publikojnë video inçizimin, kur funksionari i BDI-së, Beqir Asani sulmoi  nënpunësen e policisë para disa ditëve. Ai përsëriti deklaratën e mbrëmshme të ministrit Oliver Spasovski, se video materilet nga vendi i ngjarjes MPB i’a ka dorzuar në Prokurorinë publike. “Për inçizimet ekziston procedurë ligjore në bazë të së cilës sigurohen dhe dorëzohen në Prokurori. Për këtë arsye ne nuk kemi mundësi ti publikojmë inçizimet në media, por detyrë ligjore është ti dozojmë në Prokurori, deklaroi drejtori Velkovski. Shumica e mediave u…

Lexo më Shumë

Me Ligjin e mbrojtjes shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, çdo qytetar ka të drejtë që shërbimet shëndetësore të mjekësisë primare ti marrë, sa më afër vendbanimit, përfshirë edhe banorët e vendeve rurale. Por këtë të drejtë banorët e fshatrave rurale me vështirësi e realizojnë ngase në Maqedoni  ekzistojnë vetëm 51 ambulanca rurale prej të cilave, gjashtë vetëm në komunën e Tetovës. Mungesa e mjekëve nëpër këto fshatra, rrugët e rrezikshme dhe të bllokuara nga bora dhe ngricat edhe më shumë e vështirësojnë qasjen e pacientëve deri te mjeku. Rast konkret kemi edhe me rreth 1300  banorët e fshatit Vicë të…

Lexo më Shumë

Mbrëm rreth orës 11.20 është gjetur një trup mashkulli i pajetë në vendin e quajtur ”Mrdaja” në ujrat e liqenit të Dojranit. Siç bëjnë të ditur nga MPB, pas denoncimit të rastit nga kalimtar i rastit G.S. (47). trupi i pajetë u nxorr nga liqeni, kurse në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim Zyra e Jashtme për Krime në Gevgjeli. M.S.(33) pasi që e ka parë trupin ka konfirmuar se është babai i tij Gj.A. (63) nga Nov Dojran, i cili më 15.12.2017 ishte denoncuar si i humbur. Me urdhër të Prokurorisë publike trupi është marrë për autopsi./Almakos.com

Lexo më Shumë

Policia ka kapur dy nxënës të shkollës “Cvetan Dimov” si të dyshuar për therjen e një nxënësi 16-vjeçar në autobusin me numër 57. Personi i tretë që ka marrë pjesë në therje është në arrati dhe policia për të ka lëshuar fletëarrest, njofton TV Shenja. Policia në mënyre kategorike mohoi se pas sulmit qëndron ekipi i tifozëve Shvercerat. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski tha as motivet kanë qenë banale, grindje duke hyrë dhe zbritur në autobus. Fëmija i therrur tashmë është jashtë rrezikut për jetë. Jozyrtarisht raportohet se grindja mes fëmijëve dhe një personi tjetër më të…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi, djegjen e  fotografisë së kryeministrit Zoran Zaev nga demostrantët në Australi,  e ka quajtur akti primitiv, përmes një shkrimi në profilin e tij në fejsbuk. Mestjerash, Ademi ka shkruar se a’i pret që diaspora të bëhet urë që do t’a lidhë Maqedoninë me botën, në vend se të bëhet mjet për qëllime partiake. Djegja e imazhit të kryeministrit Zoran Zaev në Australi nga disa individë nga diaspora maqedonase është një akt primitiv për mua. Akti i cili është si  pasojë e politikës nacionaliste dhe izoluese të qeverisë së mëparshme, bazuar në ndarje,…

Lexo më Shumë

Një person me inicaile J.A. (45) nga Probishtipi ka sulmuar fizikisht një nënpunës policor, gjatë intervenimit në një sulm fizik. Siç informojnë nga MPB, J.A. ishte denoncuar se ka sulmuar fizikisht Z.M. dhe M.M. kur nënpunësit policor arritën në vendin e ngjarjes  J.A kishte refuzuar të largohet nga oborri i Z.M. Ai kishte vazhduar të bërtas dhe ta kërcënoj me jetë njërin nga nënpunësit. Në moment kur ata tentuan që ta arrestojnë, J.A. fizikisht e sulmoi njërin nga nënpunësit policor me shuplaka dhe shkelma në kokë dhe trup, duke e  kafshuar dy herë në dorë. Pas arritjes së përfocimit, J.A.…

Lexo më Shumë

Për nderë të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski, një rrugë në Dojran do të mbajë emrin e tij, përderisa Këshilli i Komunës së Dojranit pranon propozimin e Riste Xhinov. Sipas Xhinov, me emërimin e një rruge në Dojran me emrin e ish-kryeministrit, do të njihet kontributi i tij në revitalizimin e Liqenit të Dojranit, përmes projektit të viteve të ’90-ta, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nën kohën e Georgievskit si kryeministër, u renovua shëtitorja në Dojran dhe sipas Xhinovit, Georgievski duhet të shpërblehet për këtë vepër./Telegrafi

Lexo më Shumë

Duke filluar që nesër deri në të premtën PSP-ja ka caktuar çdo ditë senaca gjyqësore për gjashtë lëndë, tani më të njohura për publikun. Të hënën rikthehet në gjykatë lënda ”Spiun”  dhe ”Dhuna në Qendër”. “Spiuni”, në këtë lëndë akuzohen gjithsej 18 persona për bashkëpunim kriminal, spiunazh, shpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve. Prej tyre Vane Cvetanov u dënua me 3 vjet e gjysëm burg me kusht, Marian Efremov dënim prej 10 vjet dhe  Marijan Maxhovski  1.5 vjet burg me kusht. Në fjalët përmbyllëse të pandehurit pohuan se nuk ishin fajtorë dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia…

Lexo më Shumë