Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i vrënët, por edhe me periudha më të gjata dielli. Do të fryjë erë e lehtë, që do të forcohet paksa në jugperëndim të vendit. Kah fundi i ditës në perëndim të vendit do të ketë të reshura lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4°C e deri në 8°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 12°C e deri në 19°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 16°C.
Author: Arbnora Nora
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar gjykimi për rastin “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski si edhe 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me ç’rast është bërë përvetësim i rreth 360.000 eurove. Seanca e kaluar ishte shtyrë, ndërsa gjykatësja Dobrila Kacarska, si arsye elaboroi se është për shkak të asaj se ende nuk është marrë përgjigje për ankesën e dorëzuar nga Gjykata e Apelit. Për të njëjtën arsye është shtyrë edhe seanca paraprake./Shenja/
Bashkimi demokratik për integrim ka manipuluar shifrat për të hyrat dhe shpenzimet e fushatës të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, ka konstatuar Enti shtetërore për revizionit në raportin e fundit. Në raport thuhet se BDI nuk e ka deklaruar një donacion të një personi fizik prej 150.000 denarë, ndërsa gati pesë milion denarë shpenzime të paplanifikuara për reklamimnuk janë paguar deri në periudhën e llogarisë. Poashtu, BDI gjatë fushatës ka pranuar donacione nga persona fizik, të cilat i kanë tejkaluar limitet ligjore prej 30 mijë eurosh. “Në periudhën prej 11 nëntorit të viti 2016 deri më 03 mars të viti…
Seanca e 32 plenare ku në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve pritet të fillojë brenda pak minutash.Sipas informacioneve fillestare pritet që ligji për përdorimin e gjuhëve të vendoset në votim pa diskutuar për 35 mijë amandamentet e opozitës. Fillimi i seancës ishte paraparë në orën 12, por e njejta ende nuk ka filluar. Në sallën kryesore sot pritet të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës maqedonase. VMRO-DPMNE është shprehë e prerë se nuk do të tërhiqen nga amandamentet e propozuara, andaj mbetet për tu parë se si do të jetë reagimi i tyre nëse ligji…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) e ka dënuar ashpër sulmin qyqar ndaj profesorit Branko Sinadinovskit i cili njëherit është edhe themelues i Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. “Sulmi ne fjalë edhe njëherë dëshmon se në Maqedoni, janë shkelur dhe vazhdojnë e të shkelen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit sidomos kur këto liri janë të lidhura me shqiptarët. Sulmi fizik ndaj profesorit dhe intelektualit shqiptar siç është Sinadinovski tregon shkallën e ultë të sigurisë dhe papërgjegjësisë institucionale. Kërkojmë nga organet e rendit që sa më shpejtë t’i gjejnë autorët e këtij akti vandal dhe të turpshëm si dhe t’i…
Prokurorja Katica Janeva është optimiste se së shpejti Qeveria do ta rregulloj statusin e Prokuroris Speciale Publike, të cilës i ka skaduar manadti. Janeva thotë se deri në qershor të këtij viti do të duhet të dihet fati i lëndëve të hapura nga kjo prokurori. Lidhur me dilemën nëse rasti Monstra do të kaloj në duart Prokurorisë speciale, Janeva tha se kjo do të dihet pas dhjetë ditësh, kur dhe do të publikojnë raportin për punën e prokurorisë për gjashtë muaj e fundit, raporton Almakos. Ajo ka informuar gjithashtu se në fazë përfundimtare është edhe lënda nga përgjimet mes funksionarit…
Prokurorja Katica Janeva ka njoftuar se Prokuroria Speciale Publike ka nisur hetimet për krim financiar në disa vende evropiane, në lidhje me projektin ‘’Shkupi 2014’’. Në këtë ndërmarrje prokuroria speciale do të ndihmohet nga ambasada holandeze. Përveç hetimit për krim financiar në Itali, Janeva përmendi Greqinë, Çekinë, Britaninë e Madhe dhe Holandën si vendet të mundëshme, ku kanë përfunduar paratë e lara nga ky projekt. ‘’Prokuroria Speciale Publike është e fokusuar në hetime financiare dhe zbulim se ku janë mbaruar paratë. Po kërkojmë ku janë paratë, ku kanë shkuar dhe nëse janë ende në Maqedoni. ‘’ deklaroi prokurorja Janeva duke…
Anëtar i Komisionit për parandalimin e Antikorupsionit, Goran Milenkov sot ka dhënë dorëheqje. Milenkov këtë informacion e ka konfirmuar për 24 vesti pa komentuar më shumë, transmeton Almakos.com. Tani për tani nuk janë të njohura arsyet për dorëheqjen e tij dhe se a do të ketë edhe tjera. Dorëheqja vjen pas publimit të skandalit me shpenzimet e udhëtimit nga anëtarët e këtij Komisioni./Almakos
Drejtësia në Maqedoni patjetër duhet ta zëvendëson hipokrizinë e LSDM-së dhe ndjekjen selektive politike. LSDM e ofendoi gjithë diasporën maqedonase se është primitive vetëm përshkak se maqedonasit e diasporës patën guxim të ngrenë zërin kundër politikave antishtetërore të Zoran Zaev. Kështu sot kanë reaguar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal. “Po i njejti Zoran Zaev para dy viteve qeshte, duartrokiste kur huliganët djegën fotografinë e Presidentit Gjorge Ivanov dhe demoluan institucione. Lidhur me të paraburgosurit politik për ngjarjet e 27 prillit, i njejti Zoran Zaev deklaroi se nuk ka për qëllim të ndikon ndaj Gjykatave, ndërsa më…
Ndihmësi i Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Miroslav Jenča do të qëndrojë në Maqedoni për të biseduar për gjendjen politike dhe demokracinë parlamentare në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni. Jenča do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ky është takimi i parë i Jenča në Maqedoni dhe një nivel i lartë i takimeve të një ndër zyrtarëve të OKB-së. Jenča gjithashtu do të takohet me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, komisioni për çështje evropiane, për punë të jashtme dhe sistem politik. Artan Grubi, Antonio Milloshoski dhe Aleksandar Kiracovski do të duhet të raportojnë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të zgjedh gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe do të diskutojë për anëtarët e Këshillit të Prokurorëve publik. Naser Ajdari është i propozuar për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Ajdari duhet të zgjidhet në vend të Ismail Darlishtës. Për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve publik janë të propozuar Angel Solev dhe Angele Ilievski. Në rendin e ditës së seancës numër 35 janë edhe pika tjera nga sfera e arsimit, ekonomisë dhe Ligji për të falimentuarit.
Lumi Vardar ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar disa pjesë të fshatit Strimnicë të Komunës së Zhelinës. Kjo për shkak të shirave, ngritjes së temperaturave dhe shkrirjes së borës, njofton TV Shenja. Nga Enti për Punë Hidrometeorologjike dje thanë se rritja e temperaturave dhe shkrirja e menjëhershme e borës do të shkaktojë rritjen e nivelit të lumenjve në Maqedoni. Gjendjen që po e shihni në foto dhe video është raportuar nga qytetarët e Strimnicës. https://www.youtube.com/watch?v=4sxMxTbPfMo