ër ish-funksionarin shtetëror dhe profesorin, Ljubomir Fërçkoski, OBRM-PDUKM-ja është shumë larg reformave, pasi që gjysma e partisë vazhdon të jetë kriminele. I ftuar në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, Fërçkoski thotë se ata që janë në paraburgim, kur do të dalin, askush nuk do t’ua fshij krimet, por do të gjykohen, përcjell Telegrafi Maqedoni. Fërçkoski vlerëson se për Qeverinë është shumë me rrezik instalimi i OBRM-PDUKM-së brenda administratës shtetërore që nuk është e pastruar dhe që për të është instalim kriminal. Sipas tij, këta funksionojnë si sistem paralel i sigurisë që duhet ta shpëtojë grupin, ndërsa kuadrot e LSDM-së…
Author: Arbnora Nora
Në vitin 2017 aktgjykimet dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Maqedonisë, shtetit i kanë kushtuar 87.530 euro. Sipas Makfaks, në vitin 2017 shuma më e lartë e dhënë për zgjidhjen e një çështje miqësore ka qenë 9 mijë euro dhe ka të bëjë me lëndën “Neat Eminov kundër Maqedonisë”, lidhur me të drejtën për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në krahasim me vitin 2016, kur shtetit të Maqedonisë proceset gjyqësore i kishin kushtuar 102.870 euro, vitin e kaluar shuma është më e vogël. Statistikat tregojnë se gjykatësit më shumë kanë shkelur nenin 6 të Konventës Evropiane,…
Vëllau u Bekir Asanit funksionerit të BDI-së nga Shkupi Bejtulla Asani ka kërcënuar në mesazh privat në Facebook gazetarin dhe kryeredaktorin e portalit Almakos Naser Selmani për një deklaratë të tij para disa ditësh kur ndodhi incidenti mes Bekir Asanit dhe polices tek Mavrovka. Përfaqësuesi i OSBE-së në Maqedoni Harlem Dezir ashpër ka kritikuar këtë kërcënim dhe ka kërkuar nga organet e rendit të marin masa për sigurimin e gazetarit, zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e autorëve, transmeton portali Shqipmedia. Ja cfare shkruajti Selmani para disa ditësh: Maqedonia u gunjëzua para një dhunuesi si Beqir Asani! Shteti juridik u gunjëzua…
Me rastrin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas “8 Marsi”, Ministria e Mbrojtjes sot do të organizojë tribunë me temë “Perspektiva gjinore në mbrojtje”. Qëllimi i tribunës është që ta ngrejë vetëdijen për gjendjen e grave në mbrojtje, me theks tek hapat dhe politikat e ardhshme konkrete të cilët do të ndërmerren lidhur me sfidat e grave profesioniste në mbrojtje. Panelistë do të jenë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, nënkryetarja e Kuvendit të RM-së, Frosina Remenski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ambasadorja e Republikës së…
Tre kandidaturat shqiptare janë eliminuar nga gara për anëtarë me korrespondencë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve (AMSHA), shkruan gazeta KOHA. Dy kandidaturat e propozuara nga brenda akademisë, Zamir Dika (rektor i UEJL) për në Departamentin e Shkencave Teknike, Mirushe Hoxha (profesoreshë në Fakultetin Filologjik të Shkupit) për në Departamentin e Shkencave Shoqërore dhe atë të Linguistikës, nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e nevojshme në votimin e parë që bëhet nëpër departamentet respektive, duke u eliminuar kështu nga konkurrimi. Të njëjtin fat ka pasur edhe kandidatura e Lutfi Zulbearit (Fakulteti i Mjekësisë, UT) që është propozuar nga Universiteti i…
Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa, ndërsa të reshura bore ka në Kodrën e Diellit dhe Bukovë, por që nuk shkaktojnë problem në komunikacion. Për shkak të mjegullës, është ulur dukshmëria në 100 metër në Gjavatë. Shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes duhet të kenë ata udhëtarë që lëvizin nëpër gryka mali, për shkak të mundësisë së rrokullisjes së gurëve.
Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik pëerjashtohen nga Këshilli për zbatimin e reformave gjyqësore. Qevera s’dha sqarim konkret pse këto dy organe të larta të pushtetit gjyqësorë nuk përfaqesohen në Këshillin e reformave. „Qëllimi ështe në këtë trup të përfshihen persona të praktikës gjyqësore prandaj përbjërja e tij është kompiluar me vëmendje të posaçme. Tentativa kryesore është që pjesëmarrësit e këtij Këshilli të jenë njerëz që do të ndikojnë në zbatimin sa më të përshtatshëm të Strategjisë për reformat e gjyqësorit“ , deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. E sigurtë është së në këtë këshill s’do të hyjë kryetari…
Është arritur marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me krizën e importit të miellit serb në Maqedoni. Kjo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet ministrave Ljupço Nikollovski dhe Rasim Ljajiç, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë rast, banderolat për miellin 1,2 dhe 5 kilogramësh do të ngjiten në Serbi, kurse për paketimin prej 25 dhe 50 kilogramësh do të ngjiten në Maqedoni. Të dy shtetet do të formojnë komitet për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe për tejkalimin e të gjitha çështjeve të hapura. Përndryshe shkëmbimi tregtar ndërmjet të dy shteteve arrin në 760 milionë euro, ndërsa rregullorja për importin e miellit…
Zëdhëndësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, sot ka mohuar akuzat se Qeveria bënë trysni për t’i detyruar anëtarët e Komisionit për Antikorrupsionit të japin dorëheqje. Boshnjakovski përgëzoi anëtarët e Komisionit që kanë dhënë dorëheqje sepse kjo dëshmon se në Maqedoni ka ardhur koha kur funksionarët japin dorëheqje për shkaqe morale. Në lidhje me emërimet të reja në këtë komision, Boshnjakovski tha se duhet të pritet të gjithë anëtarët të japin dorëheqje për të parë se si do veprohet në të ardhmen. Pas dorëheqjeve të një pas njëshme, ka dhënë dorhëheqje dhe Sejdi Halili, por siç mësohet përveç tij kanë dhënë dorëheqje…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi përmes një telegrame urimi të gjithë mësimdhënësve ua uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. “Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona”, thuhet në urimin e Thaçit, transmeton Medial.mk. Shtylla kryesore, shtohet më tej, për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. “Për nder të ditës së arsimit shqip ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë”, thuhet në urimin e kryetarit të PDSH-së.
Në Maqedoni dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si:…
Sindikata e kulturës e Maqedonisë (SKM) kërkon nga Ministria për Kulturë që sa më parë të fillojnë me procesin e përgatitjes së Ligjit për kulturë, ku duhet të përfshihen përfaqësues të sindikatave dhe veprimtarët e kulturës. Kërkesën e tyre do ta bëjnë publike në konferencë shtypi, kur edhe do të kërkojnë shtyrje të afatit për përgatitjen e sistematizimit, afatit për dhënien e vendimit për të punësuarit dhe4 ndryshimin e statusit “dhënës të shërbimeve publike”, në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Nga Ministria e Financave, Sindikata kërkon miratimin e mjeteve për përparimin e të punësuarve të cilët kanë përfituar…