Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, ndihmës sekretari për çështje evropiane i Stejt Departamentit në SHBA, Ues Miçell sot do të takohet me përfaqësues të qeverisë greke, njofton Almakos. Sipas paralajmërimeve Ues në Athinë do të diskutojë për problemin e emrit me Maqedoninë, dhe bashkëpunimin bilateral për përforcim në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve./ Almakos
Author: Arbnora Nora
Sot është dita e fundit për paraqitje të tatimit vjetor për persona fizik. Nga DAP informojnë se deri tani janë dorzuar gjithsej 334.360 paraqitje, kurse deri në mbrëmje të ditës së sotme pritet të dorzohen dhe 100.000 paraqitje. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve deklarimi i të ardhurave mund të bëhet edhe në Komunën Qendër, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, dhe Aerodrom.Paraqitjet mund të bëhen dhe në mënyrë elektroike, transmeton Almakos. Për ata që nuk do të paraqesin tatimet në bazë të ligjit parashihet që të paguajnë dënim në shumë nga 100 deri më 200 euro. Ky është viti i fundit…
Nga NP-Ujësjellësi Shkup, kanë informuar se për shkak të një defekti rruga Serava 120, gjatë ditës do të mbesin pa ujë, transmeton Almakos. ”Ju informojnmë se më 15 mars, për shkak të një defekti në rrugën Serava 120, shfrytëzuesit nga rr.Serava do të kenë nëdrprerje të ujit nga ora 9.00 deri në orën 15.00,” informojnë nga NP-Ujësjellsi-Shkup./Almakos
Është publikuar lista e vendeve më të lumtura në botë, për vitin 2018, ku janë të përfshirë 156 shtete, ndër të cilat edhe Maqedonia. Ky raport publikohet për çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga vendet e rajonit, më të lumtura konsiderohen Sllovenia (51), Kosova (61), Serbia (78), Greqia (81), Kroacia (89), Bosnja e Hercegovina (93) dhe Bullgaria (110). Në majë të listës janë Finlanda, Norvegjia, Danimarka, dhe sia vende tjera evropiane. Raporti përgatitet në bazë të cilësiës së jetës, keqardhjes për tjerët, lirisë, shpirtmadhësisë, sinqeritetit dhe shëndetit. Në këtë listë për vitin 2018,…
Gazetari Branko Geroski përmes një statusi në faqen e tij në fejbuk, ka njoftuar kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, se është kërcënuar nga një shofer i autobusit urban, duke i’a treguar dhe targat. ”Petre Shilegov, para 10 minutave shofer i autobusit dykatësh urban me targa SK-736-VI hapur më kërcënoi, në rrugën Dame Gruev, përball Stacionit të parë policor. Nuk harroi dhe të ma përmend që e di ku jetoj unë. Nuk e di në kompetencat e kuj është kjo, por ja, ta dish”, thuhet në shkrimin e Geroskit.
Deputeti Amdi Bajram ka deklaruar se nuk i përkrah protestat para Qeverisë. Bajram thot se sot do ta votoj ligjin antikushtetues për përdorimin e gjuhëve, pasi që duhet të votohet, transmeton Almakos. „Nuk pajtohem me ata që protestojnë,, thotë Bajram./Almakos
Qindra qytetarë sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë mbledhur për të protestuar kundër votitmit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. ”Zaev qen i Strumicës”, ”Shiptarë shkoni nga këtu”, ”Maqedonia është vend biblik”, ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve. Përndyshe Kuvendi është rrethuar nga njësiti special, i cili sa shkon e shtohet.
Snezhana Lupevska, gazetare hulumtuese e cila drejton emisionin “Kod”, është përballur drejtpërsëdrejti me kërcënime për padi penale ndaj saj. Shkak është bërë një hulumtim, ku ajo zbulon se çfarë ndodhi me dy punëtorë të kompanisë “IGM Trejd”, nga Kavadari. Për këtë arsye, emisioni i saj u cenzurua dhe Llupevska e publikoi tërë emisionin, por jo në Tv Telma ku emitohen hulumtimet e saja. Në këtë fabrikë, para pesë vitesh vdiq 24 vjeçari Aleksandar Tashev, kurse dy vite më vonë, pa dy duart e tij mbeti punëtori Hristijan Stojanov. Lëndët e tyre vazhdojnë të jenë në labirinte gjyqësore. Në përballjen e…
Sot është paraparë seancë për lëndën e PSP-së Lëndina në të cilën i akuzuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq-Latas. Latas akuzohet për ndërtim të shtëpive në Zelenikovë pa leje, kurse përveç tij janë të akuzuar dhe dy persona tjerë, transmeton Almakos. Sipas dëshmive të PSP-së leja e ndërtimit të shtëpive është siguruar në vitin 2013, ndërsa shtëpitë janë ndërtuar në vitin 2011. /Almakos
Xeherorja e Kazandollit, e cila kundërshtohet tejmasë nga komunat lindore të Maqedonisë, ka gjasa që të mos punojë aspak, pas një vendimi qeveritar për të shqyrtuar mundësi juridike për shkëputjen e kontratës me firmën ukrainase “Sardiç”. Qeveria e ka angazhuar Ministrinë për Ekonomi, që në afat shtatëditorë të përgatitë informacionin për plotësimin e kushteve për shkëputjen e kontratës për koncesion për eksploatim të lëndëve të para të bakrit, arit, argjendit, në lokalitetin “Kazandoll”. Lokaliteti përfshinë komunat e Vallandovës, Bogdancit dhe Dojranit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Thuajse të gjithë qytetarët e rajonit juglindor protestuan kundër xeheroreve të paralajmëruar. Në Vallandovë u organizua…
Republika e Maqedonisë dhe Republika popullore e Kinës do të nënshkruajn marrëveshje për heqje të dyanshme të vizave për shtetasit e të dyja vendeve. Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet të dyja vendeve, u miratua në seancën e mbrëshme të Qeverisë. Siç kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë, në seancë është pranuar edhe propozimi për nisjen e procedurave për bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes për shfuqizimin e njëanshëm të vizave për qëndrim afatshkurtër për shtetasit e Republikës së Ukrainës, Federates Ruse, Azerbejxhanit dhe Kazakistanit./Telegrafi