Shoqata e prokurorëve publik të Maqedonisë, Bashkimi i prokurorëve të Shqipërisë, Lidhja e prokurorëve federal të Bosnjë e Hercegovinës, Bulgarisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky Memorandum ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndëmjet Lidhjeve të prokurorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në pajtim me parimet e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe realizimit të interesave të përbashkët. Me nënshkrimin e Memorandumit, planifikohet edhe rritja e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të pozitës së këtyre lidhjeve, të nxitet bashkëpunim rajonal në nivel të anëtarëve të lidhjeve, të mundësohet shkëmbim…
Author: Arbnora Nora
Moti sot në Maqedoni do të jetë me shi dhe erë të fuqishme gjatë gjithë ditës. Në orët e hershme të mëngjesit moti i paqëndrueshëm do të jetë më i shprehur në pjesën perëndimore t vendit, ndërsa pasdite në pjesën lindore të vendit parashikohen reshje të shiut me dendësi deri më 15 litra për metër katror. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me shi, bubullima dhe erë të fuqishme me drejtim perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëshohet në 10 gradë, ndërsa ajo ditore do…
Pas rikualifikimit të lëndës për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova dhe lirimin e vrasësit të tij Boban Iliq, babai dhe mbrojtësit e familjes Aliu, ende kanë shpresë se rasti do të kthehet në rigjykim. Babai i katërvjeçarit të ndjerë Sedat Aliu, tha se është i pakënaqur nga vendimi i gjykatës, por megjithatë shpreson që në të ardhmen drejtësia sërish mund të vijë në vend. Derisa ka folur për mllefin e shfaqur edhe publikisht nga ana e familjarëve të Iliçit, Sadati ka thënë se me ato gjeste tregohet se ata mund të bëjnë diçka edhe më të keqe nese…
Prokurori Publik, Lubomir Joveski paralajmëroi masa diciplinore ndaj prokurorëve shqiptarë të cilët e quajtën si të paligjshme veprën e rikualifikuar të vrasjes së Almirit. Në një kumtesë publike dërguar mediave, Joveski ka kundërshtuar të gjithë pohimet e prokurorëve dhe ju tha se vendimi është marrë bazuar në ligj dhe prova. Joveski tha se nuk do të lejojë që prokurorët ta prishin imazhin e Prokurorisë Themelore që me mish e shpirtë po mundohet ta rregullojë. Joveski e ka vlerësuar veprimin e prokurorëve si joprofesional dhe cenim për funksionin e prokurorit me çka është shkelur edhe Kodi Etik i prokurorëve. “Veprimi i…
Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë ditës së somte ka njoftuar se përmes reformave që kanë planifikuar në gjyqësi do ta rregullojnë pozitën ligjore të Prokurorisë Speciale Publike, në mënyrë të përherëshme. “Në pjesën e reformave gjyqësore, ligji për gjyqësinë, ligji për Këshillin Gjyqësor dhe ligjeve të tjera të cilat janë temë e negociatave, nëpër këto ligje përmes reformave gjyqësore do të zgjidhet përgjithmonë edhe ligjërisht çështja e Prokurorisë Speciale Publike”, – deklaroi Zaev. PSP dje gjatë publikimit të raportit për punën gjashtë mujore, ka shprehur pakënaqësi nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duke i akuzuar ata që nuk kanë mundur të…
Pas votimit të Ligjit për gjuhët në Maqedoni shumë shpesh qytetarë maqedonas kanë kërkuar që të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, që sipas tyre ”të numërohemi dhe të shohim se sa shqiptarë do të ketë dhe sa të drejta do të ju duhen.” Për këtë temë ka folur Frosina Tashevska Remenski, deputete e LSDM-së dhe ish-ministre për Punë dhe Politikë Sociale, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Sipas informacioneve që i kam, kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni. Kjo sipas meje nuk do të ndikojë në të drejtën e popujve në vend” tha Remenski në Click Plus në TV21. Nga…
Duke parë nevojën e qytetarëve, posaçërisht personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për herë të parë në Maqedoni sjellin në Program për asistencë personle për personat me aftësi të kufizuara. Programi i cili i tëri do të financohet nga buxheti i Republika e Maqedonisë, siguron asistencë sociale për 100 persona të moshës nga 18 deri më 64 vjeç, të cilët kanë probleme të aftësive fizike ose persona te cilët kanë shiqim tërsisht të dëmtuar, shkruan Telegrafi Maqedoni. Për realizimin e këtij Progtrmi vetëm se janë ndarë…
Gjykimi për lëndën “Titanik” sot është u shtyrë për arsye se koordinatori i deputetëve të BDI-së, Ejup Alimi, i cili akuzohet për shkatërrimin e materialeve zjedhore, nuk erdhi në gjykim. Në gjykim ishte i pranishëm vetëm Ismet Guri, zyrtar i BDI-së në Çair. Advokati i Alimit, Mefail Arslani, tha se Alimi ishte në udhëtim zyrtar në Shqipëri duke i arsyetuar gjykatës për mungesën e tijë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Për mungesën e Alimit, Fatime Fetai si përfaqësuese e PSP-së në këtë gjykim tha se mungesa e Alimit duhej të paralajmërohej. Ndërsa, Arsllani u përgjigj se shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë e kanë…
Ligji për gjuhët në Maqedoni ka ngritur shumë debate rreth asaj se a duhej të reagonte Talat Xhaferi ashtu apo të përballej me Nikolla Gruevskin edhe fizikisht. Në emisionin ”Samo vistina” në TV Kanal 5, ku të ftuar ishin Aleksandar Pandov dhe Mevlan Tahiri është biseduar për ngjarjet në Kuvend gjatë dhe pas votimit të ligjit në fjalë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Pandov ka thënë mes tjerash se ai nuk do të mendonte rendin dhe qetësinë publike në Kuvend por do ta rrihte Talat Xhaferin si në filmat e Bruce Lee. https://www.facebook.com/Kanal5Televizija/videos/1867127113327233/ Andov e ka quajtur Xhaferin…
Para se të fillojë gjykimi për rastin ”Kosmos” gjykatësi Ognen Stavrev e ka informuar trupin mbrojtës të Nikolla Gruevskit se i akuzuari dhe klienti i tyre do të ketë vetëm 5 minuta të caktuara për të folur, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ka vazhduar Gruevski me reagime duke thënë ”Nuk ndjej faj për këtë lëndë dhe nuk e kam thyer ligjin”. Njejtë është përgjigjur edhe Mile Janakieski duke thënë se është dashur të punojnë në atë kohë dhe që atëherë nuk është thyer ligji. Përndryshe, për rastin T.N.T Gruevski dhe Janakieski akuzohen për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi përmes një pres – konference ka njoftuar se dje gjatë seancës për votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka qenë i pranishëm dhe ka votuar pro, transmeton Almakos. Gashi ka hedhur poshtë spekulimet, duke theksuar se kanë siguruar video-inçizime në të cilën shihen si kanë votur. Gashi njoftoi se këto pamje do të publikohen sot mbrenda ditës. Ai gjithashtu ka shpjeguar se dëshmi që ka votuar është dhe votimi me Badenter, ku shihet se si ka votuar. Saj përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve Gashi konsideron se ai e avancon gjuhën shqipe por…
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç raporton korrespondenti i agjencisë AIM, nga Brukseli, Kocijançiq ka deklaruarse KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9. “Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evrpiane”, thotë Kocijançiq. Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqëndrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së./Telegrafi