Gjykata Supreme vendosi për ankesat e të dyshuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar. Për të gjithë të dyshuarit shfuqizohen pikat 2 dhe 3 nga neni 165 i Ligjit për vepra penale si kusht për të vazhduar me masën paraburgim dhe arrest shtëpiak”, njoftuan nga Gjykata Supreme. Për të dyshuarit Krste Mukoski, Sasho Vasilevski, Mitko Çavkov, Munir Pepiq, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Mitre Pitropovski masa paraburgim zëvendësohet me masën burg shtëpiak. Të dyshuarit Zaharie Simovski, Ilia Slavevski, Gorance Angjelovski, Vlatko Trajkovski dhe Viliam Mihajlovski mbetën në paraburgim. Për…
Author: Arbnora Nora
Republika e Maqedonisë është shtet i robëruar dhe i kidnapuar. LSDM po sillet me shtetin si të ishte pronë private e tyre. Vendoset për emrin e shtetit pa i informuar aspak qytetarët, thonë sot përmes një komunikate me shkrim VMRO-DPMNE. “Opinioni nuk ka asnjë informatë për negociatat me Greqinë, ndërsa detaje rreth bisedave marrin nga mediumet e huaja. Opinioni është i shokuar nga deklaratat e fundit se qeveria maqedonase ka dërguar propozim-marrëveshje deri te qeveria greke për të cilën nuk dihet se çfarë përmbanë”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti mes tjerash thonë se Qeveria nuk ka informuar se cilët…
Mbrëmë dhjetë vozitës janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë, tetë persona janë përjashtuar nga komunikacioni, tetë janë kapur pa leje të vozitjes dhe një vozitës fillestar, shkruan Telegrafi Maqedoni. Janë përjashtuar nga komunikacioni gjithashtu edhe 12 vozitës, pesë prej tyre me probleme teknike dhe shtatë të paregjistruar. Policia kishte marrë masa për parakalim të paligjshëm për 74 automjete, ndërsa marimanga kishte ngritur 73 prejt tyre. Janë marrë masa për dy persona për tejkalim të semaforave në dritë të kuqe dhe një për parakalim jo të rregullt. Sot njësia për parandalim pranë SPB-së në Shkup, do të zhvilloj punë edukative në shkollën…
Prokurorja Speciale Katica Janeva mbrëmë në TV24 deklaroi se procedura parahetimore për projektin “Shkupi 2014” është në rjedhë dhe se po bëhen hetime financiare, të cilat duhet të tregojnë se ku kanë shkuar paratë të dedikuara për projektin. Katica Janeva shtoi se deri në tre muaj është e mundur që PSP të dalë me detaje për opinionin në lidhje me hetimet për “Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në pyetjen se nëse pas “Shkupi 2014” qëndron një person ose më shumë, Janeva tha se bëhet fjalë për “kreatorë” të projektit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ka procedurë parahetimore. Lënda e analizave janë shpalljet…
Në kazinon “Senator” në qendër të Strumicës, mbrëmë rreth orës 18:00 personi me inicialet A.B. me çekan e ka thyer 45 aparatë lojërash dhe makina rulet, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga SPB Strumicë e kanë konfirmuar rastin dhe informojnë se personi ëstë privuar nga liria dhe po mbahet në stacionin policor. Nga SPB Strumicë thonë se po punojnë në dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e tij./Telegrafi
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2092607134113461/ Ndërprerja e regjistrimit të popullsisë nga ana e ish- partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, është lënda më e rë e hapur nga Prokuroria Speciale Publike. Rrjedhimisht Prokurorja Speaciale, Fatime Fetai, sot ka njoftuar se lënda e koduar si “Regjistruesi”, ka si të dyshuar kryesore drejtuesit e VMRO-së dhe BDI-së, respektivisht Ali Ahmetin dhe Nikolla Gruevskin. “Nga bisedat e përgjuara është ngritur dyshim se në tetor të viti 2011 këta dy persona, kryetarë të partive politike, e kanë keqpërdorë pozitën dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Ekziston një dyshim i bazuar se si koalicioni qeverisës ka tentuar ta…
21 marsi, Dita Botërore e Sindromit Down sot në Maqedoni do të shënohet me një sër aktivitetesh duke filluar me prezantimin e rezultateve të projektit “Dhe unë mund të jem Balerinë” në Kinemanë e Maqedonisë në Shkup. Organizatorët kanë informuar se në kuadër të këtij prezantimi do të ketë dhe performancë balerinash. “Në vitet e kaluar janë organizuar shumë aktivitete, ndërsa e shfrytëzuar mundësinë për ngritjen e vetëdijes se ka shumë njrëz në shoqërinë tonë që vuajnë nga Sindromi Down, me çka çdo ditë ballafaqohemi me ta”, theksojnë organizatorët, transmeton Almakos. Edhe këtë vit fushata globale është e fokusuar në…
Marsi është muaj me mot shumë të ndryshueshëm. Por një ditë gjithmonë vjen, qoftë ditë shiu apo dielli. Kjo është shkencërisht dita e parë e pranverës, edhe pse nuk ndihet si e tillë. Pavarësisht tre javëve të fundit, AgroWeb.org raporton se dita e parë e pranverës bie të martën, më 20 mars të këtij viti. Dita e parë e pranverës quhet ekuinoksi i pranverës dhe pothuajse gjithmonë vjen me 20 mars ose 21 mars. Çfarë ndodh në ditën e quajtur ekuinoksi i pranverës? Dita e parë e pranverës është momenti i vetëm i çdo viti që këndi i lëvizjes së…
Për shkak të përmbysjes së një kamioni, në ndërprerje është komunikacioni në rrugën magjistrale Kurpishte-Probishtip. Ndërprerja e komunikacionit do të zgjasë deri në largimin e kamionit, i cili u përmbys mbrëmë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve të para, shoferi i kamionit nuk ka pësuar lëndime serioze nga aksidenti./Telegrafi/
Janë shtuar kontrollimet për sigurimin dhe cilësinë e vezëve para festës së Pashkëve. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov, thotë se përveç depove, kontrollet janë shtuar edhe në vendkalimet kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përpos kotrollimeve nëpër depo, kontrollet janë shtuar edhe nëpër vendkalimet kufitare, të importit, me qëllim që t’u ofrohet qytetarëve një produkte sa më cilësore”, tha Zoran Atanasov në një takim me përfaqësues të Grupit për shpendët pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Atanasov deklaroi se çdo pakënaqësi me cilësinë e vezëve, qytetarët dhe kompanitë munf t’i paraqesin në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, në…
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot do të mbaj kuvendin e rregullt vjetor. Kryetari i ASHAM, akedmiku Taki Fiti, do të ketë ekspozitë me temën “Akademia e Shkencave dhe Arteve në vitin 2017 dhe 2018”. Pastaj do të miratohet raporti i punës së ASHAM të vitit 2017 dhe programi i punës së ASHAM për vitin 2018. Ndërsa është paralajmëruar që sekretari i ASHAM, akademiku Leonid Grqev, do të mbajë fjalim për planet financiare të ASHAM për vitin 2018.
Kryetari i Shoqatës së gazetarëve Naser Selamni, sot ka njoftuar se person i panjohur përmes telefonit ka drejtuar kërcënime ndaj familjarëve të tij. Ai sot ishte ftuar për dëshmi në Prokurorinë publike, në lidhje me rastin e Bejtulla Asanit, vëllait të funskionarit të lartë të BDI-së Beqir Asani, raporton Almakos. ”Përderi sa isha në udhëtim zyrëtar, persona të panjohur janë lajmëruar te prindërit e mi dhe i kanë kërcënuar se do ta djegin gjithë familjen,” deklaroi Selmani. Ai iu bëri thirrje të gjithë gazetarëve që të mos frigohen dhe t’i paraqesin kërcënimet, kurse institucionet t’i zbardhin të gjitha rastet. E…