Për shkak të mungesës së gazetarit Dragan Pavlovic Latas si i dyshuar kryesor për evazion fiskal në lëndën ‘’Total’’, seanca që ishte paraparë të mbahej sot në Gjykatën Penale është shtyrë. Sikurse në seancët paraprake edhe këtë herë mungesa e gazetarit Latas u arsyetua me arsye shëndetësore dhe familjare. Senaca e rradhës është caktuar për më 11 prill./ Almakos
Author: Arbnora Nora
Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kocias dhe ai i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, sot në Vjenë së bashku me ndërmjetësuesin e OKB-së Metju Nimic, do të ulen përsëri për të biseduar për çëshjtes e emrit. Siç mësohet fokusi i bisedës do të jetë në ndërmarrjen e hapave të ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjedhjen e çëshjteve të hapura bilaterale. Në takimin e fundit Dimitrov dhe Kocijas u shprehën të gatshëm për ti gjetur zgjidhje përfundimisht kësaj çëshjte, duke respektuar interesat e të dyja palëve./Almakos
Ambasadori rus në Maqedoni Oleg Shçerbag, dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia e ka konsideruar si një hap drejt armiqësis së vendit me Rusinë. Madje Shçerbak paralajmëroi se Rusia do të ndërmerr masa dhe sanksione ndaj shteteve që dëbojnë diplomatët e saj. ‘’Me keqardhje themi se disa shtete, në mesin e të cilave dhe Maqedonia kanë ndërmarrë hapa të cilat janë armiqësore ndaj Rusisë, i besojnë Londrës dhe në llogari të interesit të shteteve të tyre dhe mardhënieve bilaterale kanë marrë vendim të përshpejtuar për dëbimin e diplomatit tonë,’’ deklaroi ambasadori rus në vend Shçerbag. Sipas Shçerbag pavarsisht thirrjes së…
Avokati i Popullit në konferencën e sotme bëri apel deri tek Prokuroria Publike që të mos veprojë në mënyrë selektive, duke përmendur këtu si rast konkret rastin e vogëlushit Almir Aliu. Ai e cilësoi së absurd faktin që ekspertiza është bërë nga ekspert pa licensë. Ixhet Memeti propozoi që të ndalojë praktika gjyqësore për të penguar punën e Avokatit të Popullit. Lajmi për të cilin Almakos shkroi kohë më parë për faktin se qytetarëve u kërkohet taksë që të marrin pagesat e bëra për taksën radiodifuzive, konkretisht, ku qytetarëve u kërkohet të paguajn 300 denarë, për të marrë 200 denarë.…
Moti sot parashikohet të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara. Temperaturat minimale do të shkojnë nga -2 deri në 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimumal prej 10 deri në 17 gradë celsius. Të enjten dhe të premten moti pritet të jetë kryesisht me diell. Të enjten në mëngjes, temperatura në shumë vende do të bjerë në zero. Nga e shtuna pasdite deri të dielën parashikohet të ketë reshje lokale dhe do të fryjë një erë e fortë, e cila të shtunën do të jetë nga jugu dhe të dielën nga perëndimi.
Komuniteti turk në Maqedoni ka reaguar pas një sulmi ndaj flamurit turk në qytetin e Tetovë. Reagimi vjen pas një videoje të postuar në rrjetin social Facebook gjatë ditës së djeshme në të cilën shfaqen pamje të një sulmi ndaj flamurit turk. Përmes një deklarate me shkrim, Partia e Lëvizjes Turke në Maqedoni (THP) e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si sulm ndaj kulturës së bashkëjetesës në Maqedoni. “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe posaçërisht organeve partiake të qëndrojnë larg sjelljeve provokative”, thuhet nga THP. Ndërkohë, Lëvizja e Unionit Kombëtar Turk në Maqedoni (TMBH)…
Kryeministri Zoran Zaev vendimin e presidentit Ivanov për mosdekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, e ka konsideruar si përpjekje për për të penguar Kuvendin për të ushtruar kompetencat si organ ligjëënës. Zaev njoftoi se së bashku me juristët e Qeverisë janë në kërkim të opsioneve të reja, për zgjedhjen e kësaj çështje. “Ne mund të kemi qëndrime të ndryshme politike të jemi nga dy parti të ndryshme por nuk guxon asnjë institucion të bllokohet. Nga ky aspekt bëhet fjalë për zgjedhje të përkohshme para se Gjykata Kushtetuese ti kushtëzoj kompetencat”, tha kryeministri Zaev. Mbrëmë Zaev paralajmëroi mundësinë për ngritjen…
Prokurori Publik Lubomir Jovevski dhe pas përfundimit të hetimeve, refuzon të zbuloj se kush qëndron pas skenarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai vetëm përmendi që personat që kanë hyrë në Kuvend kanë qenë të koordinuar me deputetët e VMRO-DPMNE-së që tani gjenden në paraburgim. ‘’Në grup i akuzuar është dhe person i cili më 27 prill përmes bisedës telefonike në orën 14.30 ka informuar që ta fillojnë aksionin. 10 nga të akuzuarit kanë organizuar grup më të madhë, ku ju kanë ndarë maska kurse pas një bisede telefonike së bashku me ta janë drejtuar kah…
Prokuroria Speciale Publike, në Gjykatën Penale ka caktuar senacë gjyqësore për tre lëndë, ”Dhuna në Qendër”, ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”. Në lëndën e PSP-së për shuplakat e porositura ndaj ish kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski, i akuzuar kryesor është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangelova si dhe 12 persona të tjerë. Dy lëndët tjera ”Shënjestra” dhe ”Fortesa” kanë të bëjnë me bisedat e përgjuara dhe shkatërrimin e materialeve të përgjuara, ku të akuzuar kryesor janë ish shefi i Drejotrisë së Pestë të MPB-së Goran Grujevski dhe ish i punsuari i…
Artistë shqiptarë do të performojnë sonte në Days of Macedonian Music Festival Shkup, që do të mbahet në Muzeun e Shkupit, shkruan KultPlus. Koncerti me muzikë kamertale do të interpretohet nga trio e instrumentistëve Merita Rexha- piano, Arben Llozi- violë dhe Jonela Golemi- flaut. Artistët do të interpretojnë vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe maqedonas: Endri Sina, Goce Kolarovski, Tome Manchev, Shpëtim Kushta, Dorian Cene Çene, Boris Svetiev, Arbana Fejzo. Pjesëmarrja e artistëve shqiptarë në këtë festival realizohet falë bashkëpunimit të Shoqatës së Kompozitorëve Shqiptarë (A.C.A) dhe Shoqatës së Kompozitorëve Maqedonas SOKOM. Ky bashkëpunim ka nisur në vitin 2016, në Balkan…
Një këmbësor ka marrë lëndime të lehta trupore nga nëntë aksidentet rrugore që mbrëmë ndodhën në qytetin e Shkupit, deklarojnë nga SPB Shkup. Në tri aksidentet lëndime të lehta kanë marrur tre persona, ndërsa në pesë aksidente ka pasur dëme materiale. Nga MPB deklarojnë se mbrëmë policia ka sanksionuar një numër të madhë të shkelësve të ligjit. 20 vozitës kanë kaluar shpejtësinë, 8 vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy vozitës nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve. Gjithashtu është sanksionuar një këmbësor që kaloi jashtë linjave për këmbësor. Dy vozitës janë kapur me alkool të tepruar, 25 vozitës…
Prokuroria Themelore Publike sot do të dorëzojë aktakuzat për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvedin e Maqedonisë, ku protestues të dhunshëm sulmuan deputetët dhe gazetarët. Kryeprokurori Ljubomir Joveski, dje në një intervistë për Alsat-M tha se do të dalin me konferencë për shtyp dhe do të japin detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të dyshuarit për këto ngjarje do të akuzohen për veprën “terrorizëm”, ndërsa mes tyre janë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe anëtari të Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie, Bogdan Ilievski. Përveç tyre për të “enjten e përgjakshme” dyshohen…