Author: Arbnora Nora

Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Darko Kaevski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se komisioni që ka bërë zgjedhjen e materialit për botim ka qenë e detyruar të bëjë zgjidhje të poezive dhe ta informojë atë si drejtor, në rast se ka sugjerime ose vërejtje. Ai i dënoi tekstet që përhapin diskriminim dhe urrejtje, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Detyrimisht të ketë përgjegjësi profesionale, duhet të dihet kush ka heshtur në lidhje me këto përmbajtje dhe ka lejuar kjo të ndodhë. Nuk ka më vend për përhapje të urrejtjes dhe diskriminimit. Do të bëjmë çka është e mundur…

Lexo më Shumë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit kazinot në Strumicë kanë qenë cak i sulmeve, ndërsa mbrëmë është kryer sulm i armatosur në kazinon ‘Astra’ në Shkup. Rreth orës 22, në kazinon që ndodhet në bulevardin “Aradhat partizane”, në afërsi të kryqëzimit mes qendrës tregtare “Leptokaria” dhe poliklinikës “Bukuresht”, ka ndodhur një vjedhje e rëndë e kazinos “Astra”. Sipas informacioneve paraprake, në kazino u futën dy persona të veshur me rroba të bardha dhe me maska në fytyrë, kurse të dy ishin të armatosur me pushkë automatike “Kallashnikov”. Vjedhja ndodhi me shpejtësi të rrufeshme, kurse gjatë plaçkitjes, sipas informacioneve të pakonfirmuara, njëri…

Lexo më Shumë

Gjatë kontrolleve të çrregullta të kryera këtë fundjavë nga ana e Stacionit policor për siguri në komunikacion në Ohër janë evidentuar tetë vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvzijes në vendbanime dhe jashtë tyre, me shkelje të kufizimit të shpejtësisë për 10 deri më 50 kilometra në orë. Krahas tyre, janë regjistruar katër automjete të parkuara në mënyrë të ndaluar dhe tetë shkelje të rregullave të komunkacionit nga ana e çiklistëve dhe motoçiklistëve. Kundër personave që kanë bërë shkeljen e rregullave të komunikacionit janë ndërmarrë masat e nevojshme, ku shtatë prej tyre janë dënuar me gjobë,…

Lexo më Shumë

Më 01.04.2018, rreth orë 1:40 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, është djegur vetura “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, pronë e O.P.(44) nga Shkupi. Në datën e njejtë, në ora 5:55 minuta në Njësinë për informim dhe komandë – Shkup, nga ana e Brigadës për mbrojtje nga zjarret është pranuar paraqitje për djegie të veturës “Nissan Navara” me targa të Shkupit në bulevardin “Jane Sandanski”, saktësisht në vend parkimin e QT “Tri Perla”, që sipas regjistrit të MPB-së është pronë e A.S.(62) nga Shkupi, por në ndërkohë e blerë nga Lj.T.(59) nga Shkupi. Policia po ndërmerr masat e…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski lideri i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, në intervistë për Radio Evropën e Lirë ka njoftuar se sonte do të mbajnë mbledhje të Komiteti ekzekutiv dhe atij qëndror, pas të cilit pritet që të vendosin nëse do ti kthehen punës në Kuvend, transmeton Almakos. Në rast se vendosin të kthehen në Kuvend, Mickoski tha se menjëher do të dorzojnë interpelancë për punën e Qeverisë. “Nëse kthehemi në Kuvend, OBRM-PDUKM do të bëjë kthim të madh. Veprimi i parë që do të ndërmerret është dorëzimi i interpelancës për punën e Qeverisë, ku deputetët e OBRM-PDUKM-së do t’i diskutojnë…

Lexo më Shumë

Dje në ora 18:20 në hyrje të fshatit Studeniçan të Shkupit, pas një mosmarrëveshje në komunikacion ndërmjet shoferit të autobusit numër 67, A.D.(36) nga Shkupi dhe persona të panjohur me veturë “Passat” me targa të Shkupit, personat në fjalë e kanë kërcënuar personin A.D. Rreth orës 18:55, kur autobusi ka lëvizur nga Zelenikova drejt Qendrës së transportit, nga veturat “Skoda Felicia” dhe një veturë e paidentifikuar kanë dalë më shumë persona dhe me dhunë e kanë hapur derën e autobusit dhe e kanë sulmuar shoferin. A.D. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore…

Lexo më Shumë

Pas lajmit për poezitë e publikuara nga Agjencia për të rinj dhe sport, me përmbajtje albanofobe dhe seksiste, nga kjo Agjenci shtetërore kanë reaguar  duke u arsyetuar për këtë veprim të turpshëm dhe ofendues ndaj qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në kumtesën e ARS thuhet: “Në përmbledhjen e poezive të publikuara në projektin “Poetë të ri” është publikuar përmbajtje me elemente të diskriminit dhe nënçmimit. Zgjedhjen e poezive që publikohen e ka bërë komision i jashtëm, që duhej të bënte përzgjedhje të përshtatshme, ku ARS nuk ka mbikëqyrje mbi përmbajtjen. Agjencia për të rinj dhe sport distancohet nga përmbajtjet…

Lexo më Shumë

Vargje me albanofobi dhe përmbajtje seksiste mund të vërehen në pjesë të poezive nga përmbledhja e shkrimeve të projektit “Poetë të ri”, publikim i shpallur nga Agjencia për të rinj dhe sport, që këtë fundjavë u shpall në gazetën ditore ‘Nova Makedonija’. Redaktor i publikimit, të botuar në tirazh prej 5.000 copë, është vetë drejtori i agjencisë, Darko Kaevski. Në rrjetet sociale qarkullojnë numër i madh i komenteve negative, ndërsa Agjencia për të rinj dhe sport preket nga një skandal.

Lexo më Shumë

Udhëtarët që mbrëmë kanë fluturuar nga Bazeli i Zvicrës për në Shkup me kompaninë e Wizzair janë përballur me probleme dhe tension gjatë aterimit. Kjo ka ndodhur pak minuta apo në momentet e fundit të aterimit të aeroplanit në aeroportin e Shkupit, kur njëri motor i ka dal jashtë funksionit. Lajmi më pas është konfirmuar për MIA nga Agjencia për Fluturime Civile dhe M-NAV. Sipas udhëtarëve që tashmë njohin procedurën e aterimit, aeroplani është dashur të ndërpres aterimin dhe të bëj disa xhiro rreth Shkupit për të nivelizuar aeroplanin me qëllim të aterimit me një motor, që ishte funksional. Më…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni moti sot pritet të jetë me vransira dhe reshje intensive të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri më 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri më 19 gradë Celsius. Nga fillimi i javës së ardhëshme pritet që të ketë rritje të temperaturave ditore.

Lexo më Shumë

Kryministri Zoran Zaev mos miratimin e dorëheqjes së zëvëndës ministrave të Alaeancës për Shqiptarët, e ka arsyetuar me mungesë të kuadrove për ti zëvëndësuar të njejtit. Zaev njoftoi se zëvëndës ministrat e kësaj partie zëvëndësojnë edne ministrat kur është e nevojshme. ‘’Pas bisedimeve që po i bëjmë për zgjerimin e shumicës parlamentare, do të sugjerohen kuadër të ri në bazë të saj do të konstatohen dhe dorëheqjet në Kuvend. Nuk shpejtojmë pasi që zëvëndësministri e zëvëndëson ministrin kur nuk është këtu kur nuk mund ti kryej punët e tij dhe ngjajshëm. Ata nuk po bllokojnë apsulutisht asgjë si njerëz’’, ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka bërë përsëri apel deri te Presidenti Gjorgje Ivanov që ta nënshkruaj dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas Zaev ligji duhet të lihet që të ‘’jetoj’’, me qëllim të zhdukjes së paragjykimeve dhe që t’u tregohet qytetarëve se nuk ka asgjë tragjike në të. Bllokimi i ligjit për mua veçanarisht domethënë se dikush frigohet që ky ligj të jetoj, kur të jetoj do ta shohin të gjithë se e gjithë frika që u krijua te qytetarët në të vërtetë ka qenë gënjeshtër. Nëse për dikënd këto fjal janë sfidë urdhëroni le të nënshkruhet ligji…

Lexo më Shumë