Author: Arbnora Nora

Gjykata Supreme ka katër vjetë që nuk shqyrton rastin e Ismail Isufit nga Zhelina, i cili në vitin 2014 nga Gjykata themelore e Shkupit është dënuar me tetë vjetë e gjysmë burg për akuzën e trafikimit të drogës. Ky rast është shumë specifik sepse Isufi ndëshkohet nga Gjykata themelore me dënim drakonik në mungesë të provave materiale dhe dëshmive verbale. Vendimin e shkallës së parë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit dhe prej vitit 2014 lënda është ankimuar në Gjykatës supereme. Gjykata supreme në prnoncimin për Almakos thotë se lënda e Isufit ende është duke u shqyrtuar dhe nuk…

Lexo më Shumë

Mbrojtja kundër terrorizmit, përmirësimi i rezistencës të institucioneve demokratike dhe udhëheqjes e së drejtës” janë titujt e seminarit për vazhdimin e hulumtimeve, me ndihmën e Programit të NATO-së “Shkenca për paqen dhe sigurinë” që fillon sot në Shkup, citon Telegrafi Maqedoni. Në hapjen e seminarit fjalim para të pranishmëve do të mbajë ministrja për Mbrojtje, Radmila Sheqerinska, Goraz Bartol shefi i zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup. Para të pranishmëve do të drejtohet edhe Mirian Koen, nga Franca, këshilltarë në ambasadë dhe anëtar i Komitetit shkencor në Universitetit e Firencës, i cili do të ketë fjalim me temën “arsyet…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa do të ketë edhe vrënësira lokale. Temperaturat minimale e ditës do të jetë 9 gradë ceslius, ndërsa ajo maksimale 29 gradë celsius.

Lexo më Shumë

23 vjeçarja Simona Stankovska e ka fituar titullin Miss Global Euroasia Stars 2018 në zgjedhjen e më të bukurës internacionale botërore që u mbajt në Stamboll, Turqi. Simona ishte zgjedhur si femra më e bukur në konkurencë me 25 femra të tjera në botë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në këtë eveniment kanë marrë pjesë vetëm vajzat që më herët kanë fituar në rang nacional. Simona e ka të fituar titullin “Miss i Meditiranit”, në vitin 2015. Licencën për zgjedhjen në Maqedoni e ka studio e modës “Cërnokrak”. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Këtë të enjte, në hamamin e Daut Pashës në Shkup, do të bëhet dhënia e çmimit vjetor për romanin më të mirë të vitit, “Romani i vitit”, për 2017-tën. Laureat i sivjetëm është romani “Odbrojuvanje” (Numërimi), me autore Frosina Parmokavska. Kjo është hera e 19-të që jepet ky çmim, dhe është dhënë nga gazeta “Utrinski Vesnik”, por pas shuarjes së saj, dhënien e çmimit e ka marrë përsipër Fondacioni për përparimin dhe promovimin e vlerave kulturore “Sllavko Janevski”. Çmimi përmban para prej 150 mijë denarësh (mbi 2000 euro), plaketë dhe një statujë të vogël. Çmimi mbështetet nga Ministria për Kulturë,…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për rastin e tentimvrasjes së deputetit Ziadin Sela, në gjykatë është ftuar që të dëshmoj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri Damjan Mançevski dhe deputeti Aleksandar Kiracovski. Dëshmitarët, përveç tregimit të tyre, do të duhet që të identifikojnë ndonjërin nga sulmuesit e Selës. Agjencia e lajmeve Makfax bëri të ditur se për këtë rast do të dëshmojë edhe vetë kryeministri Zoran Zaev. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot vazhdojnë seancat për lëndët e PSP-së, “Trust” dhe “Tanku”. Në seancën për “Tanku” duhet të dëgjohen CD-t;, si dhe të dëgjohen tre dëshmitarët e të akuzuarve dhe të prezantohen dhe materiale tjera, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në lëndën “Tanku” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për blerjen e “mercedesit” luksoz me shumë prej 600 mijë euro. Për lëndët “Trust” i dyshuari i parë është afaristi Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mes të cilëve edhe udhëheqësi i firmave “Transmet”,…

Lexo më Shumë

Aktorja shqiptare, Adea Shabani, e cila një muaj pasi ishte zhdukur u gjet e vdekur, do të varroset sot në Shkup. Trupi i pajetë i Adea Shabanit, aktores që e cila jetonte në Los Angelos, ka arritur në vendlindjen e saj. Ajo do të varroset sot në orën 14:00, në varrezat e Butelit. “Adea Shabani neser e ka varrimin ne ora 14:00 ne varrezat e Butelit ne Shkup. Mbledhja komemorative eshte ne Aleksandar Palace ne ora 10:00”, është thënë në një njoftim. Një muaj pasi ishte njoftuar zhdukja e saj, aktorja shqiptare u gjet e vdekur në një varr të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-Popullore dhe ish-themeluesi i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski ka dalur me një porosi lidhur me festën e pashkëve . Ai përmes një mesazhi ka uruar besimtarët por tha se shfrytëzon rastin që në këtë festë të drejtojë porosi për paqe dhe unitet, por edhe respektim të ndërsjelltë. “Përmes unitetit tonë të tentojmë të kontribojmë për të ardhmen prosperuese të Maqedonisë”, ka shkruar ish-kryeministri Georgievski.

Lexo më Shumë

Gjykatat jorpofesionale dhe të kontrolluara nga pushteti jo vetëm që shkatërojnë jetë njerëzish të pafajshëm, por po rrënojnë edhe ekonominë e vendit. Me vendimet e tyre politike kanë ndikuar në falimentimin e kompanive vendore, të cilat kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Këtë konstatim e ilustron më së miri rasti i Vedat Feratit nga komuna e Likovës, pronar i kompanisë për ndërtim Ferati Bau, i cili në moshë shumë të re kishte vendosur të braktiste Gjermaninë dhe të kthehej në vendlindje ku do të zbatonte përvojën e tij të vyeshme në ndërtimtari. Telashet e këtij afaristi…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i vrënët dhe me të reshura të kohë pas koheshme të shiut. Në veri dhe në pjesët qendrore të vendit të reshurat do të jenë më të dendura, ku pritet që të ketë 25 litër të reshura për metër katror. Do të fryjë erë e lehtë, që do të forcohet paksa dhe do të shkaktojë rënie të temperaturave. Temperatura do të lëvizë nga 8°C deri më 18°C.

Lexo më Shumë

Për momentin po udhëhiqen disa procese gjyqësore kundër Bankës Popullore, të dalura nga puna aktuale. Me 31 dhjetor të vitit 2017 padi kundër bankës Popullore janë me shumë 123.666.000 denarë (2016:136.000) denarë), raporton portali e-magazin. “Banka Popullore i’u është kundërvën këtyre padive dhe bazuar në këshilla ligjore, mendojmë se nuk do të ketë humbje materiale. Banka Popullore nuk ka rezerva të ndara, sepse udhëheqja beson se rezultati përfundimtar do të jetë në të mirë të Bankës Popullore dhe nuk do të ketë humbje materiale nga kjo procedurë gjyqësore”, theksohet në raportin financiar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/

Lexo më Shumë