24 vite në eterin e Republikës së Maqedonisë, me shumë sukses, me përmirsim dhe përparim të vazhdueshëm emetohet sinjali I Radio Vatit. Radio Vati është radio private, e pavarur, urbane e cila emeton program në gjuhën shqipe dhe medialisht e mbulon regjionin e qytetit të Shkupit. Radhitet në mesin e radiove të para private në Shkup dhe Maqedoni, e themeluar më 14 prill 1994. Radio Vati shumë shpejt e tejkaloi konkurencën dhe me punën e saj profesionale arriti të bëhet një nga radiot më të preferuara në regjion. Sipas disa hulumtimeve të institucioneve të ndryshme, Radio Vati vetëm në Shkup…
Author: Arbnora Nora
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në intervistë për televizionin TV24, ka njoftuar se nuk do të rrënohet përmendorja në sheshin Maqedonia, pasi që siç thotë kjo nuk është çështje që bisedohet në negociatat me Greqinë. Zaev gjithashtu theksoi, se grekët janë të kuptueshëm dhe e dinë që nuk duhet të preket identiteti, duke njoftuar se për çdo rast lidhur me zgjedhjen e çështjes me Greqinë do të mbahet referendum./Almakos https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2127475140626660/
Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvëndëskryeministrja Radmila Shekerinska, sot gjatë brifingut me gazetarët, kanë lavdëruar partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për vendimin për tu kthyer në Kuvend. Madje sipas kryeministrit Zoran Zaev kthimi i opozitës do të ndikoj në përmisimin e klimës së investitorëve, transmeton Alamkso. Në anën tjetër zëvëndëskryeminstrja Shekerinska, vlerësoi se vendimi i opozitës për tu kthyer në Kuvend, tregon që edhe Qeveria dhe opozita janë për antarsimin e Maqedonisë në NATO. /Almakos
Drejtoria e Policisë Financiare deri tek Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur padi penale ndaj anëtarëve të Komisionit për kategorizim, pasi ekzistojnë dyshime se ata kanë mundësuar që objekti i dedikuar për turizëm spa, të shfrytëzohet si hotel me katër yje. “Të paditurit duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare (anëtarë të Komisionit për kategorizim pranë Ministrisë së Ekonomisë), të inicuar nga personi zyrtar T.Q kanë kryer lëshime serioze gjatë kryerjes së detyrës së tyre”, thonë nga Policia Financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në njoftim më tej thuhet se ata edhe pse kanë qenë të detyruar me ligj, kanë shkelur rregullat dhe…
Ambulanca dhe salla operacioni të mbyllura, spitale pa infermierë dhe specialistë ose para pensionimit. Mungesa e mjekëve dhe stafit tjetër mjekësor tashmë ndjehet seriozisht në vendet e vogla. Mjekët kanë paralajmëruar se problemi mund të bëhet edhe më serioz pas informacionit se Gjermania kërkon 17.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në sektorin e kujdesit, edhe pse vende të lira ka edhe më shumë. “Kolegët tanë të cilët shkuan në Gjermani thanë se kanë një pagë prej 3.000 euro që në fillim dhe menjëherë vlerësohet se kush në cilën sferë mund të pozicionohet ndërsa marrin edhe ftesë për specializim brenda një viti”,…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite në vendet më të larta malore do të ketë vranësira dhe kushte për reshje të pakëta të shiut. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 21 deri 28 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 29 gradë celcius./Telegrafi/
Zëvëndëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani gjatë prezantimit të planit për reforma 3-6-9, ligjit për përdorimin e gjuhëve i ka dhënë dritë jeshile edhe pse i njejti ende nuk është implementuar. Sipas Osmanit çështje e ligjit është mbyllur, kurse së shpejti do të filloj të funksionoj. ‘’Do të presim edhe pak dhe ky ligj do të publikohet dhe do të filloj të funksionoj për mua dhe për ne kjo është çështje e mbyllur, pasi që parlamenti tre herë e ka votuar me shumicë të bindur- ligjin e gjuhëve. Ky është vullneti i shumicës parlamentare, politike Pengesat kanë qenë gjithmon i…
Një 34 vjeçar, shtetas i Maqedonisë, ka tentuar që në mënyrë ilegale nga Turqia për në Greqi, t’i fus katër persona migrantë nga Bangladeshi, të fshehur në rimorkion e maunes (kamion), por pas kontrollit në kufirin grek, policia greke i ka zbuluar migrantët. Siç informon korrespodentja e AIM-së nga Athina, incidenti ka ndodhur në zonën kufitare Kipi, Greqinë verilindore, në orët e mëngjesit, ditën e martë, ndërsa shtetasi i Maqedonisë është burgosur. “Më konkretisht, personi i cili ka drejtuar maunen me rimorkio ka arritur në pikën kufitare ekipi që të hy brenda në Greqi. Atje, gjatë bërjes së kontrollit nga…
Ulje të numrit të viktimave në komunikacion dhe masat për rritje të sigurisë së infrastrukturës rrugore do të duhet të kontribuojnë për gjendjen kur, edhe në rast të gabimit të shoferit, nuk do të ketë pasoja vdekjeje. Me rezultate të këtilla afatgjate do të duhet që të arsyetohet formimi i trupit të ri ekzekutiv – Agjencia për siguri më të mirë në komunikacion, që është inicuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje (MTL), përcjell Telegrafi Maqedoni. Në vendet evropiane, ku tashmë janë formuar trupa të këtillë, numri i viktimave në komunikacion është ulur për një të tretën, për një periudhë…
Shoqata e analistëve dhe hulumtuesve të rinj (SHAHR), i prezantoi gjetjet nga hulumtimi i Zhvillimit infrastrukturore dhe përgatitjes teknike-teknologjike të shkollave. Në këtë hulumtim janë përfshirë 90% e shkollave fillore në Maqedoni. Nga gjetjet kryesore mund të nxirren në pah disa përfundime, si më poshtë: -Në dhjetë vitet e fundit, Maqedonia ka investuar mbi 36 milionë euro në shkolla. -Pas identifikimit të situatës në këto shkolla, del se mjetet e nevojshme që duhet të investohen në shkollat fillore për përparim të infrastrukturës dhe përgatitjes teknike-teknologjike, arrijnë në mbi 160 milionë euro. -Hulumtimi ka treguar se ekziston një dallim i rëndësishëm…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzime penale për personat M.M (47) nga Kumanova, i dyshuar për përdorim të dokumenti me të dhëna të rreme, pastaj për B.R (46) dhe V.M.N (58) nga Shkupi, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si edhe A.I (38) nga Shtipi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave. I akuzuari B.R, si i punësuar në universitetin “FON”, ka falsifikuar të dhëna për personin M.M, gjoja ka dhënë provime, duke i mundësuar kështu që të merr diplomë universitare, që i ka ndihmuar për punësim si kryeinspektor në departamentin për…
Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi përmes një postimi në facebook i është përgjigjur kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, pas qëndrimeve të tij të shprehura ndaj LSDM dhe raportin e saj me shqiptarët. Ja postimi i kryetares Halimi: z.Ziadin kujdes cka flet. Zaev nuk keqperdor motrat shqiptare por vellezerit shqiptar te Haracines votuan motren shqiptare dhe ate bindshem qe ne rreth te pare. Shqiptaret e Haracines dhe jo vetem votuan LSDM-ne. Populli thote aj qe humb ka te drejte te ankohet, por ama nuk ka te drejte te ofendoje. LSDM dhe motra shqiptare e Haracines te fituan ty dhe…