Author: Arbnora Nora

Komisioni Evropian i ka dhënë dritë jeshile Maqedonisë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e ka bërë të ditur sot eurokomesari për zgjerim dhe  fqinjësi të mirë Johanes Han, gjatë prezantimit të raportit të Progresit. Siç theksoi Han thelbësore është që Maqedonia të vazhdojë zbatimin e reformave dhe angazhohet në zgjidhjen e çështjes së emrit. “Kjo ditë është me të vërtetë e mirë për Ballkanin Perëndimor. Jam i kënaqur që Komisioni e ka pranuar arritjen e zhvillimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë me atë që i ka rekomanduar Këshillit të fillojë me bisedimet hyrëse me të dy…

Lexo më Shumë

Delegacioni i luftës të URM-së të udhëhequr nga shefi i Shtabit të përgjithshëm, Gjeneral nënkolonel, Metodija Veliçkovski, nga sot deri ditën e enjte do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në forcat e armatosura të Shqipërisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së nesërme, Gjeneral Velçkovski do të ketë takim me shefin e Shtabit të përgjithsëm të forcave të armatosurave të Shqipërisë Gjeneral Bardhil Kollçaku dhe me ndimës ministrin për mbrojtje, Petro Koçi. Delegacioni i luftës së Maqedonisë do ta vizitojë edhe komandën e forcave detare në Durrës, ku Gjenerali Veliçkovski do të jetë takim me komandantin e forcave detare, Gjeneral JIber…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministresha për Mjedisin Jetësor Albena Reshitaj sot do ta vizitojnë Maqedoninë, transmeton Alamkos. Gjatë qëndrimit të Reshitaj në Shkup, ajo do të takohet me ministrin për Mjedis Jetësor Sadulla Duraki. Siç bëhet e ditur, kryeministri Ramush Haradinaj nesër do të mikpritet nga homolugi i tij Zoran Zaev./Almakos

Lexo më Shumë

Seanca për rastin ”Monstra” e cila ishte paraparë që të filloj nga e para, është shtyrë për në muajin maj. Shkak për shtyerjen e senacës ishte mungesa e të akuzuarit Fejzi Aziri, i cili ishte hospitalizuar në repartin e pulmologjisë. Nga ana tjetër prokurorja speciale Fatime Fetai u ankua duke konsideruar joserioze që të shtyher seanca, për shkak të një dokumenti spitalor. Nga ana tjetër pas shtyerjes së senacës gjykatësja tha se do të kërkoj dokumentacion të plotë nga spitali për rastin e Azirit./Alamkos

Lexo më Shumë

Delegacion nga Seanti i Republikës së Çekisë, nën udhëheqje të Jiri Shestak sot do ta vizitoj Shkupin. Ky delegacion do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, deputeten Frosina Remesnki, dhe deputët Hari Llokvenec dhe Artan Grubi, transmeton Almakos. Në këtë vizitë të delegacionit çek, nuk përjashtohet dhe partia opozitare, Shestak do të takohet me deputetin Antonio Miloshoski./Alamkos 

Lexo më Shumë

Organizatat joqeveritare ne Maqedoni, të cilat në fokus kanë ndihmën e migrantëve, thonë se në terren nuk vërehet ndonjë fluks më i madh i migrantëve, pas zhvillimeve të fundit në Siri. “Zhvillimet e fundit në Siri nuk kanë rritur fluksin e migrantëve në kufirin me Maqedoninë. Tani për tani intensiteti mbetet i njëjtë”, thotë Mersiha Smailloviq nga organizata joqeveritare Legis. Një refugjate në një kamp pranë kufirit Greqi-Maqedoni. Foto nga arkivi Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska thotë se pas zhvillimeve të fundit në Siri, Maqedonia si shtet është përgatitur për rritjen e fluksit të migrantëve drejt kufijve të saj. “Kjo…

Lexo më Shumë

Ish pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, Abdulfetah Alimi si një nga dëshmitarët për dhunën ndaj deputetit Zijadin Sela njohu dy persona prej të akuzuarve. Për njërin , të akuzuarin Aleksandar Janevski Toshta, Alimi deklaroi se paska luajtur nxehtë-ftohtë me atë që herë paska qetësuar turmën  , e herë është kthyer nga Sela, transmeton Almakos. “Një tjetër i maskuar me kapele fantome dhe bluzë të zezë jepte komanda. Kishte edhe një person që vazhdimisht kërkonte gjak shqiptari e ai sishte i maskuar”- ka deklaruar Alimi. Ai njohu Kire Georgievskin për të cilin tha se ai është dhunuesi që ishte pa maskë.…

Lexo më Shumë

Urgjent! Një nënë me vajzën e saj 3 vjecare ka mbetur në rrugë. Tani dy ditë ajo ndodhet te parku i Çairit. Kush ka mundësi ti ndihmojë le te lajmerohet në numrin e telefonit: 072 531 796 Ose le të drejtohet te parku i Çairit nëse eventualisht telefonin e ka mbyllë sepse mund ta ketë pa mbushje. Ka nevojë për ushqëim dhe strehim urgjent

Lexo më Shumë

Filmi “Kthimi’ i regjisorit Kastriot Abdylit vjen premierë këtë të mërkurë, më 18 prill në Cineplexx (City Mail), në qytetin e Shkupit, shkruan KultPlus. Skenari i filmit është punuar nga Kastriot Abdyli së bashku me Isa Qosën ndërsa ky film është koproduksion i parë mes Maqedonisë dhe Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” Shkup & “Shkupi Film” Prishtinë. Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar. Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që emigroi në Francë, ka vendosur të martohet me një franceze me emrin Sabine. Për shkak të çështjeve ligjore (Iliri hyri në Francë në një vizë të rreme) ai duhet…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale vazhdon seanca e radhës për gjykimin e të akuzuarve për tentimvrasje të deputetit Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Tre dëshmitarë duhet të japin dëshminë e tyre për ngjarjet e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar, ndër të cilët edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e kaluar, që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan dëshmitë e Talat Xhaferit, krykuvendar, Damjan Mançevskit, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si edhe deputetit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vrënësira, si edhe me të reshura të kohë pas kohëshme të shiut në fund të ditës, sidomos në lindje. Pritet që të fryj erë e lehtë në drejtimin juglindor. Temperatura do të lëvizë nga 13°C e deri më 22°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 20°C. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Tv24, ka thënë se është ai vetë që vendosë për fatin e ministrave në qeveri, pa marë parasysh a janë të LSDM-së, apo të BDI-së. “Kjo është qeveri e Zoran Zaevit dhe nuk koordinohem me Ahmetin. Nëse dikush nuk është i suksesshëm, kushdo që të jetë, nuk e ka vendin në qeveri”, është përgjigjur Zaev në pyetjen e gazetarit Mishko Ivanov, se a vendos edhe për ministrat e BDI-së, apo koordinohet me Ahmetin, transmeton Gazeta Lajm. Këtë pjesë të intervistës mund ta përcillni në videon më poshtë nga minuta 55 deri në minutën e…

Lexo më Shumë