Gazeta prestigjioze New Yourk Times në vazhdën e kuizeve për vende të ndryshme të botës, ka nxjerrë një kuiz me pesë pyetje të ndryshme për vendin tonë, për Maqedoninë. Telegrafi Maqedoni ju përcjell këtë kuiz duke ju numëruar pyetjet dhe mundësitë për të zgjedhur në këtë pyetje. Në hartën e publikuar, lexuesit pyeten për vendin e Maqedonisë. 1. Përgjigjja në këtë pyetje ju tregon më shumë për pozitën gjeografike të vendit dhe historikun e vendeve të Ballkanit. 2. Cili është kryeqyteti i Maqedonisë? Bern, Podgorica, Skopje dhe Sofia janë opsionet e propozuara nga NY Times për emrin e kryeqytetit të vendit. Kur të…
Author: Arbnora Nora
Shefat e Agjencive të kundërzbulimit të vendeve të rajonit janë takuar në Shkup, në kuadër të procesit Bërdo-Brioni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga Agjencia për kundërzbulim, përfaqësues të shërbimeve të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces, u mblodhën në Shkup, ku diskutuan për kërcënimet e sigurisë në rajon. Ata kanë biseduar edhe për gjeopolitikën, si edhe për rreziqet e tanishme për sigurinë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe mysafirë të posaçëm nga vende tjera, të cilët kanë prezantuar pikëpamjet e tyre dhe analizat për sfidat e sigurisë. /Telegrafi/
Ministrja bullgare për Zhvillim Regjional, Liliana Pavlova në takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Artan Grubi, në Sofje të Bullgarisë ka thënë se Bullgaria do të investon për më shumë projekte infrastrukturore, energjetike dhe në projekte të tjera me të vetmin qëllim për përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Ndërsa Artan Grubi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka deklaruar se sfida e radhës për Maqedoninë është data për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ndërsa ka shtuar duke thënë se në periudhën që vjen, do të vazhdojnë me reformat dhe…
Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov, prej sot marrin pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington. Gjatë vizitës është paraparë që delegacioni të takohet me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Qendrore të Evropës dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC). Fokusi i bisedimeve do të jetë bashkëpunimi aktual dhe i ardhshëm i Maqedonisë me të dy institucionet.
BIRN MACEDONIA, publikon fotografi nga pjesa që u dogj më 10 prill, në objektin e Ministris së Drejtësis!
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2134223469951827/ Një grup qytetarësh të organizuar nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin”, sot protestuan për drejtësi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në momentin kur përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini duhej të mbaj fjalim para deputetëve. Sipas organizatorit Visar Vishka tha se qëllimi i protestës është që tu tregohet përfaqësuesve të Lartë, se drejtësia ka vdekur në Maqedoni. “Erdhëm ta pyesim Mogerinin edhe Hanin dhe Unionin Evropian a është kjo drejtësia me të cilën mburret Evropa, a është kjo drejtësi që duhet të merr nota pozitive nga KE edhe pse ne e dimë se që mundohen ta shesin…
Në Vrapçisht do të mbahet tribunë me temën “Krijimi i vizionit të përbashkët për Malin Sharr” në organizimin e platformës “Miqtë e Malit Sharr”, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kjo është seria e tretë e debateve çka po mbahet në të gjithë gjashtë komunat e rajonit të Malit Sharr në kuadër të aktiviteteve të platformës “Miqtë e Malit Sharr” të përkrahura nga mekanizmat e IPA 2 dhe zyra e GIZ në Shkup. Qëllimi i përgjithshëm është të flitet për të ardhmen e Malit Sharr dhe mbrojtjen e natyrës dhe të krijohet vizion i përbashkët në rajon. Në tribunë pritet të publikohen aktivitet…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2132745446766296/ Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev një ditë pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian ka treguar gatishmëri për implementimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese në vend. Zaev gjatë pres konferencës së përbashkët me eurokomesarin Johanes Han, paralajmëroi reforma të fuqishme për dy muajt e ardhshëm, siç thotë ai me qëllim që të fitohet data për fillimin e negociatave me BE-në në qershor. ‘’Qeveria edhe më me energji do t’i udhëheq proceset reformuese në dy muajt e ardhshëm që në muajin qershor – Maqedonia të fitoj datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Do të fillojmë me zbatimin…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i vrënët, por do të ketë edhe periudha të pakta të diellit. Në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për të reshura të shiut dhe për vetëtima. Do të fryjë erë mesatare në drejtime të ndryshme. Temperatura do të lëvizë nga 15°C e deri më 20°C.
Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup, që i fillon punimet sot, njofton Telegrafi Maqedoni. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë. Në Samit do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj, etj. Në samit…
Punimet e filluara për ndërtimin e shkollës fillore “Emin Duraku” nga viti 2016, në fshatin Çajlanë të Komunës së Sarajit, assesi të përfundojnë. Edhe pse objekti është në fazën pëfundimtare, hera e fundit që është punuar në objektin e shkollës ka qenë periudha e zgjedhjeve lokale. Në komunën e Sarajit druajnë t’i përgjigjen pyetjes së Almakos, se kur do të përfundojnë punimet për ndërtimin e shkollës fillore. Zëdhënësja e komunës, Miranda Ahmeti edhe pas tre ditësh heziton t’i pëgjigjet pyetjes tonë, me arsyetimin se nuk ka biseduar me kryetarin e komunës. ‘’Lidhur me këtë çështje, do ta shoh nëse ka…
Euroambasadori Samuel Zhbogar pas publikimit të raportit të progresit, ka bërë thirrje urgjentisht që të zgjidhjet çështja e emrit me Greqinë dhe të intensifikohen bisedimet. Sipas Zhbogar në raport çështja e emrit është nënvizuar si diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht. – Çështja e marrëdhënieve të mira fqinjësore është një parim i rëndësishëm në raport dhe është përcaktuar si diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht, dhe duhet të punohet në të. Komisioni Evropian është i inkurajuar nga diskutimet që po zhvillohen në bisedime dhe për masat e ndërmarra. Riemërtimi i aeroportit dhe autostradës dhe kalimi në fazën e dytë të…