Author: Arbnora Nora

Ambasadori i Holandës, i SHBA-ve dhe ai i Britanis së Madhe sot sëbashku me ”Birarria Shkup” dhe ”Pakomak” do ta pastrojnë mbeturinat në lumin Vardar, në Shkup. Në aktivitetet paraprake të organizuara nga Ambasada Holandeze, janë pastruar mbeturinat dhe në Kanionin e Matkës. Në këto aksione përveç të punsuarve nga ambasada është bashkangjitur dhe Ambasadori i Holandës Vilem Vauter Plom, kurse në disa aksione tjera është kyçur dhe Ambasadori i Britanis Çarls Garet. Para disa vitesh Ambasada Holandeze ka organizuar dhe aksion për pastrimin e Mvarovës./Almakos

Lexo më Shumë

Nën moton ‘’DREJTËSI për viktimat e Liqenit të Smillkovcit’’,sot në ora 13.00, do të protestohet para Gjykatës Themelore në Shkup. Kjo protestë organizohet nga një faqe në rrjetin social fejsbuk e ashtuquajtur ‘’Drejtësi për Monstrën’’, pas së cilës nuk dihet se kush qëndron, raporton Almakos. Vrasja e pesfishtë e pesë maqedonasve pranë Liqenit artificial të Smillkovcës ka ndodhur në prill të viti 2012. Për këtë rast u dënuan katër shqiptarë me burg të përjetshëm, prej të cilëve tre janë liruar me kusht kurse një gjendet ende në burg. Dy të akuzuar të tjerë ndodhen në arrati./Almakos

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Veles bën të ditur se janë kallëzuar penalisht I.A (45), M.P (51), D.T (66), që të gjithë nga Kavadari, si edhe D.K (49), L.G (62) dhe V.T (46), që të gjithë nga Shkupi, dhe S.S (47), nga Mrezhiçka. Personat e lartpërmendur akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, duke dëmtuar kështu buxhetin shtetëror dhe atë të NP “Komunalec” të Kavadrit, për 3.402.861 denarë, ose mbi 55 mijë euro. Që të gjithë janë të përfshirë në mashtrime në lidhje me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Kavadar, në periudhën 2013-2015. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian në raportin e progresit ka kritikuar Maqedoninë për dështimin në luftën kundër korrupsionit, por qeveria dhe Kuvendi nuk kanë marrë asnjë veprim për të zgjedhur anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët para dy muajsh janë dorëhequr. Nga Kuvendi i Maqedonisë për Almakos pohojnë se ende nuk është shpallur konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Komisionit antikorupsion. Kryeministri Zoran Zaev ka premtuar se së shpejti do të duhet të zgjidhen anëtarët e ri të këtij Komisioni, dhe se janë në përgaditje të një ligji të ri për Antikorrupsionin. “Sa jam i informuar e di…

Lexo më Shumë

Nën moton ‘’DREJTËSI për viktimat e Liqenit të Smillkovcit’’, nesër do të protestohet para Gjykatës Themelore në Shkup. Kjo protestë organizohet nga një faqe në rrjetin social fejsbuk e ashtuquajtur ‘’Drejtësi për Monstrën’’, pas së cilës nuk dihet se kush qëndron, raporton Almakos. Protesta do të filloj nga ora 13.00. Vrasja e pesfishtë e pesë maqedonasve pranë Liqenit artificial të Smillkovcës ka ndodhur në prill të viti 2012. Për këtë rast u dënuan katër shqiptarë me burg të përjetshëm, prej të cilëve tre janë liruar me kusht kurse një gjendet ende në burg. Dy të akuzuar të tjerë ndodhen në…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2142734549100719/ Kryeministri Zoran Zaev, sot ka bërë të ditur që bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë – do të përfundojnë në fundjavë. Zaev theksoi se në fillim të muajit Maj do të dihet më saktësisht përbërja e re e Qeverisë. “Bisedimet janë në proces dhe shpresoj se këtë fundjavë do t’i përfundojmë. Pas festës do ti prezantoj dhe ministrat e ri, kurse më pas do të bëhet dhe ndryshim në disa vende te drejtorëve” – deklaroi Zaev gjatë pres – konferencës së sotme. Zaev së fundmi pas paraljmërimit për rikonstruim të Qeverisë zbuloi se po bisedon me Lëvizjen BESA, Partin e…

Lexo më Shumë

Ish sekretari gjeneral i NATO-s George Robertson dhe kryeministri Zoran Zaev sot kanë promovuar grupin e ashtuquajtur ‘’Ohëri’’, që siç thonë do ta ndihmoj Maqedoninë për antarsimin në NATO. Siç theksoi Robertson  grupi joformal përbëhet nga anëtarë me përvojë dhe miq të vjetër të Maqedonisë. ”E kemi zgjedhur që emri i grupit të jetë Ohri sepse ky qytet paraqet unitet”, deklaroi Robertson në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri Zoran Zaev lidhur me grupin joformal Ohëri tha se do ti ndihmoj Maqedonisë në antarsimin në NATO, dhe se do ta bëj vendin faktor të rëndësishëm për stabilitetin…

Lexo më Shumë

Ish sekretari gjeneral i NATO-s George Robertson, ka refuzuar të komentoj vendimin e Gjykatës Penale për lirimin e të akuzuarve për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000. Sipas Robertson vendi nuk duhet të shikoj më mbrapa, pasi që është në prag të antarsimit në NATO. ‘’Vendi nuk duhet të kthehet mbrapa, por duhet të shikoj përpara. Herën e fundit kur kam dhënë deklaratë në Maqedoni ka qenë para 17 vjetësh, por atëher isha i pranishëm në kohë kur vendi gjendej në krizë, kurse sot jam këtu kur Maqedonia po tenton të integrohet në Aleancën Euroatlantike,’’ deklaroi Robertson./Almakos

Lexo më Shumë

Këshilli penal pranë Repartit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupisonit pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, ka sjellë vendim për shfuqizimin e masës së paraburgimit ndaj  ish shefit të siguris Mitko Çavkov, nëndërkohë ka pranuar propozimin e avokatëve të Çavkov për të  garantuar me pronë të patundshme. Këshilli Penal i ka caktuar dhe masa të përkujdesit, sekuestrimin  e dokumentacioneve të udhëtimit dhe obligim që njëherë në javë Çavkov të paraqitet në Gjykatë, raporton Almakos. Përndryshe Gjykata Penale muajin e kaluar një ditë pas shfuqizimit të masës së paraburgimit ndaj ish shefit të sigurisë Mitko Çavkov i cili…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Estonisë, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Talin, Estoni. Konferenca do të shtjellojë tema për ardhmërinë e Bashkimit Evropian dhe sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës. Në margjinat e Konferencës që mbahet në suazat e kryesimit të Estonisë me Këshillin e BE-së, siç citohet në njoftimin zyrtar, Xhaferi do të realizojë edhe takime bilaterale me kolegët e vet evropianë.

Lexo më Shumë

Fejzi Aziri i akuzuar në rastin Моnstra,  sot nën përcjelljen e policisë nga spitali është kthyer në burgun e Shtipit, transmeton Almakos. Senaca e fundit për këtë rast u anulua, pasi që për shkaqe shëndetësore Aziri nuk ishte pjesëmarrës në seancë. Në të njejtën ditë policia e arrestoi atë në Klinikën e plomologjisë. Sot Gjykata Penale gjithashtu ka informuar se nuk e ka pranuar kërkesën e Azirit për ndërprerjen e mbajtëjes së dënimit./Almakos

Lexo më Shumë

Disa organizata ekologjike kanë dërguar një shkresë deri te Kryeministri Zoran Zaev nga i cili kërkojnë të shpallet moratorium për të gjitha transformimet urbane në breg të liqenit, në rajonin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. OJQ-të, “Front 21/42”, “Ohrid SOS”, dhe “Eko Svest”, thirren në Raportin e mbikëqyrjes të misionit të UNESCO-së dhe Komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-së, të vitit 2017, që kërkon nga shteti një moratorium të këtillë. Ekologjistët konsiderojnë se udhëzimi i UNESCO-së nuk është marr në konsideratë nga ana e Qeverisë, e cila në mbledhjen e 53-të miratoi një informacion për aktivitete në rajonin e Ohrit.…

Lexo më Shumë