Author: Arbnora Nora

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka deklaruar për portalin MKD se “është duke vijuar procedura për sqarimin e rastit rreth ambasadorit të Maqedonisë në SHBA”. Kjo procedurë vjen pas skandalit të ambasadorit Vasko Naumov, në Washington, i cili nuk ka pranuar që ta mirëpresë, e as ta takojë, apo shoqërojë ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, gjatë vizitës së saj në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ky skandal u kuptua nga vetë Sheqerinska, e cila në Tv Temla sqaroi situatën e palakmueshme të përballur në SHBA. Madje, Sheqerinska shprehet se nuk ka problem qëndrimi i ndryshëm politik i ambasadorit Naumovski, por…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me periudha dielli, ndërsa pasdite do të krijohen kushte për vranësira. Gjithashtu, pritet që të ketë edhe të reshura shiu dhe vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7°C e deri më 15°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 18°C e deri më 26°C.

Lexo më Shumë

Pakoja e re e masave financiare e Qeverisë për mbështetjen e ekonomisë sot do të prezantohet para investuesve italianë. Në takim me investuesit italianë në Odën Ekonomike të Maqedonisë do të marrë pjesë ministrja pa portofol e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostollska. Oda e organizon ngjarjen në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Shkup, “Konfindustria – Maqedoni” dhe Zyra e IÇE – Shkup. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë javë e votoi Ligjin e ri për mbështetje financiare të investimeve. Ligji mbështetet në tri shtylla të masave për mbështetjen e investimeve të reja grinfild dhe përmirësimin e konkurrencës…

Lexo më Shumë

Sindikata e Jugohromit ka dërguar letër deri te Kryeministri Zoran Zaev, me të cilën kërkohet takim për të diskutuar të ardhmen e këtij kombinati metalurgjik. Një takim i mëhershëm nuk është mbajtur për shkaqe të pakuptimta deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sindikalistët paralajmërojnë protestë para Qeverisë, nëse sërish nuk do të ketë takim me Zaevin. Në lidhje me këtë çështje, zv. ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli deklaroi se janë të vendosur që Jugohrom nuk mund të punojë derisa nuk i plotëson të gjitha kushtet e lejes së punës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Duke filluar që sot dhe gjatë gjasht muajve të ardhëshm qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusin urban elektrik me numër 15, të cilin Qyteti i Shkupit e lëshoi sot në qarkullim. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov njoftoi se gjatë vitit ka paraparë të ndahet buxhet për subvencionimin e autobusëve të ri elektrik. -Bëhet fjalë për autobus efikas energjetik, i cili harxhon minimalisht sasi të energjisë elektrike, dhe është pajisur me sistem të shpejt për mbushje. Përparsia më e madhe është se nuk ka emisione të gazrave të të cilat ndotin ajrin, -deklaroi Shilegov. Shilegov tha se është…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2154714804569360/ Shitësit e luleve në tregun e Bit Pazarit në Shkup, sot janë urdhëruar nga Qyteti i Shkupit që deri në fund të ditës të largojnë tezgat e tyre. Policia i ka kërcënuar se nëse nuk respektojnë afatin e dhënë do t’u sekuestrohet malli nga inspeksioni. Ata ankohen se lokalcioni i ri i ndarë nga autoritetet e qytetit prapa ambulancës së Bit Pazarit nuk përmbushë kushtet elementare, për të mirëmbajtur lulet. Madje, tregtarët e luleve këmbëngulin se nuk do të lëshojnë vendin edhe pas insistimit të policisë. “Momentalisht ju e shihni se policia është këtu për të na tërhequr prej…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2154502171257290/ Turistët nga e gjithë bota, por edhe qytetarët e vendit të cilët vendosin të vizitojnë Kanjonin e Matkës në Shkup, duhet të presin të paktën dy orë autobusin e transportit publik. Për të dëshmuar problemet me të cilat përballen udhëtarët për çdo ditë, ekipi i Alamkos udhëtoi drejt Kanjonit të Matkës. Përveç vonesës së autobusit, ekipi ynë ishte dëshmitar se si turistët nuk transportoheshin deri në destinacionin përfundimtar për shkak të punimeve në rrugë. Turistët ishin të detyruar të zbresin dy stacione larg kanjonit dhe të ecin në këmbë tre kilometra për të arritur në Matkë. Të pakënaqur me…

Lexo më Shumë

Kongresisti amerikan, Jim Banks udhëheq një grup kolegësh të tij në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në lidhje me Maqedoninë. Në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike, shkruan Telegrafi Maqedoni. Duke e konsideruar si komb shumë kulturorë, kongresistët thonë se Maqedonia ka të ardhme të ndritshme, dhe se besojnë që është koha për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar se shohim mundësi për forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet, dhe se janë të…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore do të zhvilloj debat publik pas iniciativës çka e ndërmori partia politike ” E majta”. Iniciativa është ndërmarr në lidhje me dëmtimin e lirisë dhe shprehjes publike, si dhe diskriminimit në baza politike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me shpjegimin se pengojnë rendin publik dhe paqen dhe se sjellin transparencë e cila thirret në urrejtje, katër anëtarët nga “E Majta” më herët janë penguar që të mbajnë protestë paqësore. Nga “E Majta” konfirmojnë se anëtarët e saj rreth gjysmë ore kanë qenë të mbajtur në pranga, që kur më herët nuk i’u dhënë leje që të vijnë në vendin ku…

Lexo më Shumë

Analisti Alfred Lela thotë se krerët e shtetit shqiptar nuk i qortojnë politikanët shqiptar të Maqedonisë për dëmin dhe margjinalizimin e popullit të tyre sepse politikanët e të dy anëve të kufirit janë të papërgjegjshëm ndaj popullit të tyre. Lela thekson se Tirana zyrtare nuk mund të eksportoj vlera në palën tjetër të trungut shqiptar sepse ndanë mentalitet të përbashkët me politikanët e Maqedonisë. Sipas tij, politika e Tiranës nuk mund të jetë  shembull i mirë reflektues për vendet tjera shqiptare, për shkak se i mungon mendjekthejlltësia politike.  ‘’Partitë shqipëtare i bashkon ngjajshmëria ose lehtësia me të cilën e marin…

Lexo më Shumë

D.Z, 20 vjeçarë, nga Pantelej i Koçanit është kallëzuar penalisht për shkak të prerjes së lisave. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), i akuzuar ka prerë 148 lisa në pyllin privat të manastirit “Shën Pantelejmoni”. Rasti ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2012./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Shoqata për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji me datë 13 maj 2018 organizon manifestimin ndërkombëtar kulturoro-sportiv “Etno Fest Tradita Vazhdon 2018″. Aktiviteti do të mbahet në qendrën rekreative-sportive në Studeniçan të Shkupit. Sipas organizatorëve, edhe sivjet pritet të marrin pjesë rreth 100 mundës nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia. Sivjet është hera e tetë e manifestimit dhe realizohet në bashkpunim me Federatën e orgnizatave botërore dhe ballkanike si dhe Federatën e Mundjes Shtetërore të Republikës së Turqisë. Përveç mundësve, manifestimi ka edhe karakter kulturor ku do të marrin pjesë edhe shoqëritë kulturore artistike që do të prezantohen me…

Lexo më Shumë