Author: Arbnora Nora

Rreth 8000 fëmijë në Maqedoni janë në listën për pritje për regjistrim nëpër çerdhe. Kështu thonë të dhënat me të cilat disponon Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS). Prindërit e rinj përballen me problemin e regjistrimit, dhe për këtë, ata presin edhe deri një vit, për të siguruar një vend për fëmijën e tyre. Ky problem shfaqet për shkak të mungesës së çerdheve ose për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm që e kanë. Kjo mund të tejkalohet me zgjerimin e çerdheve ekzistuese, apo me ndërtimin dhe hapjen e të rejave. Në fund të prillit, në 66 çerdhe shtetërore në…

Lexo më Shumë

Agjencia e Kundërzbulimit e Maqedonisë, për herë të parë ka publikuar raport mbi punën e saj që kryen në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në raport përfshihen migrantët, radikalizmi fetar dhe terrorizmi ndërkombëtar, si edhe sfida tjera të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas agjencisë, në vitin 2017 Maqedonia ishte cak i kërcënimeve hibride në disa raste kyçe, sidomos kur ndryshoi qeverisja dhe marrëdhëniet me fqinjët. Raporti thotë se prioritetet në punën e Agjencisë buruan nga agjenda e jashtme politike e qeverisjes për forcimin e aktiviteteve drejt kursit euro-atlantik të shtetit. Për shkak të aktiviteteve të trafikantëve në afërsi…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja opozitare konsideron se huamarrja e planifikuar për ditën e nesërme, me vlerë prej 16 milionë euro, paraqet edhe “një tregues që Qeverisja e LSDM-së nuk ka kapacitete që ta udhëheq shtetin.” Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Maqedonia mori 300 milionë euro hua, dhe se për vetëm dy javë, LSDM-ja e futi popullin në borxh të ri prej 25 milionë euro, kurse kufiri psikologjik i borxhit publik ka kaluar pesë miliardë euro. OBRM-PDUKM-ja vlerëson se për çdo ditë ka “huamarrje të paarsyeshme”, ndërsa nuk ka projekte të reja, investime të reja, vende të reja…

Lexo më Shumë

Të pakënaqurit e Aleancës për Shqiptarët, sot në Kumanovë do t’i  shpalosin publikisht qëndrimet e tyre. A do të kërkojnë reforma në Aleancën për Shqiptarët? Almakos është në teren për të mësuar të vërtetën. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2165553506818823/

Lexo më Shumë

Klinika universitare për hematologji, në Shkup, demanton lajmet për gjoja hetime të Policisë Financiare në këtë klinikë. Sipas tyre, nuk ka hetime për import paralel të ilaçit “Mabtera”, dhe se janë ta gabueshme akuzat e plasuara në media. Klinika thotë se Policia nuk është futur në klinikën e tyre, dhe se nuk e kanë be një ilaç të tillë, dhe se i njëjti është siguruar përmes procedurës së rregullt të tënderimit ndërkombëtar. Ilaçi importohet sipas importit paralel dhe shpërndahet në rregull dhe me dokumentacion e leje të Malmed, sipas kërkesave ligjore./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Për VMRO-DPMNE-në opozitare, Zaevi punon për interesa personale dhe ato partiake, dhe se udhëheq një kartel kriminal që e ka kapur shtetin. Sipas tyre, modeli i Zaevit për afarizëm është që përmes burimeve shtetërore të rritet pasuria familjare. Kjo parti thotë se rasti i parcelës në Strumicë tregon se si me shitje të tilla bëhet pasuri milionëshe./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një botues librash në Maqedoni pohon se ka shitur mijëra kopje të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, duke nxitur debatin nëse ky libër duhet të jetë i pranishëm në këtë vend. Madje, libri ishte i pranishëm edhe në Panairin e Librit në Shkup, që ishte i hapur nga 3 e deri më 9 maj. BIRN thotë se prania e fotografive në internet shkaktoi reagime të shumta negative, kurse libri gjendet në raftet e librarive, me një çmim prej 300 denarësh (5 euro). Për herë të parë, libri u përkthye dhe doli në shitje në Maqedoni në vitin 2005. Nikola Koteski nga…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike. Seanca e kaluar është shtyrë për shkak obligimeve familjare urgjente të gjykatëses Gordana Spirova. Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Shkalla e lartë e papunësisë në Maqedoni po bën që çdo ditë e më shumë të rritet numri i të rinjve – të cilët të ardhmen e tyre e planfikojnë ta ndëtojnë jashtë vendit. Radhët e gjata të qytetarëve që presin para dyerve të Ambasadës Gjermane  në Shkup, për të marrë një përgjigje për vizë pune, tregon se Gjermania mbetet destinacioni i preferuar ku ata e shohin të ardhmen e tyre. Edhe pse qytetarët që prisnin para dyerve të Ambasadës nuk deshën që të prononcohen para kamerës, ata prapa kamerës për Almakos treguan arsyet se pse po largohen nga vendi.…

Lexo më Shumë

Këto janë postimet e fundit nga Bashkia e Shkupit. Siç shihet nga fotografitë, Bashkia e Shkupit informon për përfshirjen e tyre në aksion pastrimi. Reagojnë qytetarët me komente në këto shpallje. “Seriozisht e keni që shpallni këso gjërash?” “Ajo është detyrë e kryetarit, nuk duhet ndërrmarë asnjë aksion.” “Nëpër qytet po vlojnë gjarpërinj. Ajo është puna juaj, çfarë janë këto budallallëqe. “Aksion”?” Qytetarë të tjerë të cilët i anketuam në lidhje me pastërtinë e qytetit u përgjigjën duke thënë se qyteti është relativisht i pastër. Ata thonë se edhe vet qytetarët janë përgjegjës për mbeturinat, ose papastërtinë e qytetit “Më…

Lexo më Shumë

Në prill të vitit 2018 rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe te lëndët djegëse për amvisëritë për 2.8 për qind, shërbimeve spitalore për 2.6 për qind, lëndët djegëse dhe lubrifikantëve si pjesë e pajisjeve për mjetet e komunikacionit për 2.1 për qind, biçikletave për 1.6 për qind, disqeve, kasetave, disketave, filmave për 1.3 për qind. Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti shënojnë rritje prej 0.3 për qind në raport me muajin paraprak, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar 1.4 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror Statistikor. Sipas të dhënave të…

Lexo më Shumë