Author: Arbnora Nora

Kryeministri Zoran Zaev në rastin Ryshfeti është liruar nga akuza, pasi që prokurori publik  nuk ka shfaqur prova të majftueshme, që tregojnë se Zaev e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Zaev në këtë rast ka qenë i akuzuar, se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet rreth 160.000 euro nga një biznismen nga Strumica për privatizimin e pronës ndërtimore.

Lexo më Shumë

Denko Malevski, ish-shefi i parë i Diplomacisë së Maqedonisë, njiherit profesor universitar, thotë se kryeministrat Zaev e Tsipras kanë hapur një derë të madhe. Sipas tij, kjo derë duhet të vlej për tejkalimin e çështjes afatgjate, dhe se nuk guxon që të mbyllet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në komentin e tij për “Nezavisen”, në lidhje me propozimin Maqedonia Ilindenase, Malevski thotë se refuzimi grek nuk do të thotë se çështja ec prapa, por se vazhdohet më tutje. Profesor Malevski thotë se duhet të hiqen të gjitha barrierat, dhe se të dy kryeministrat kanë treguar aftësi kreative, prandaj është koha të gjejnë…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2175068492533991/ Pushteti lokal i Qeveris së kaluar,  në bazë të përkatësis etnike ka diskriminuar dy administratorë në Komunën e Gazi Babës në Shkup, duke mos lejuar të përdorin gjuhën shqipe si gjuhë amë për komunikim formal. Gjykata civile e Shkupit ka konstatuar diskriminim etnik pasi rasti është denoncuar nga nëpunës të komunës. Avokati i administratorëve, Petro Janura, thotë se komuna e Gazi Babës, ka diskriminuar klientët e tij, duke e keqinterpretuar Ligjin për pëdroimin e gjuhëve. Me atë që paditësi ka dërguar dhe parashtresë te komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, komuna e Gazibabës në përgjigjen e saj ndaj parashtresës,  i…

Lexo më Shumë

Lidhja hekurudhore Maqedoni-Bullgari mund të realizohet deri në vitin 2023, e jo siç u parashikua më herët për në vitin 2025. Kështu thonë drejtorët e hekurudhave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, respektivisht Irfan Asani dhe Krasimir Papukçiski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas takimit dy palësh në Shkup, dy drejtorët thanë se është parësore ndërtimi i pjesës hekurudhore të Koridorit 8, përmes së cilit, brenda një dite duket të lëvizin dhjetë trena transportues nga Shkupi për në Sofje. Pjesa e Maqedonisë e hekurudhës përfshinë tre pjesë, Kumanovë-Bellakovc (31km), ku janë filluar aktivitetet, pastaj Bellakovc-Kriva Pallankë (32km) dhe Kriva Pallankë-Deve Bair (23mk). Gjithashtu, duhet…

Lexo më Shumë

Funksionarët assesi të gjenden edhe si profesorë universitarë. Zëvendës ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiju nuk ka qenë i rregullt në universitetin e Tetovës, ndërkaq, në fundvit nga studentët ka kërkuar që të dinë sikur i njëjti të kishte qenë në çdo ligjeratë. Studentët ndjehen të irrituar nga kjo sjellje dhe këtë e kanë sqaruar në një letër për lexo.online. “Prof Agim Nuhiju nuk ka qenë në ligjeratë asnjëherë, as për nënshkrimet së paku. Ndërsa, po ai, paguhet për ne studentët që asnjëherë nuk na ligjëroi”.

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka konfirmuar se ka një përparim në bisedimet për çështjen e emrit, ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Këtë e ka bërë të ditur në konferencën përmbyllëse për media, në përgjigjet e dhëna për gazetarët. “Bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë kanë ecur mirë dhe është bërë përparim i theksuar. Çështja e emrit të Maqedonisë është e rëndësishme”, ka deklaruar Merkel.

Lexo më Shumë

Universiteti Tetovës arsyeton taksën 3 000 denarëshe për studentët lidhur me punën praktike. Sipas tyre bëhet fjalë për taksë e cila është sjell në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë dhe statutin e universitetit. Pavarësisht reagimeve, UT nuk planifikon shfuqizimin e kësaj takse. Në harmoni me Ligjin për arsimin e lartë, statutin e Universiteti, mandej miratohen aktet e brendshme të Universitetit të cilat janë të miratuara tashmë nga organet më të larta. Në bazë të këtyre caktohen të gjitha kushtet dhe kriteret për mënyrën e studimit të studentëve. Mendoj se senatorët e universitetit do t’i kenë parasysh të gjitha…

Lexo më Shumë

Autorët e shpërblyer për blerjen e veprave të reja muzikore e morën Vendimin për shfuqizimin e konkursit të ministrit të Kulturës, Robert Allajgjozoski, pas dy urdhërave të Inspektoratit Shtetëror Administrativ. Portali “Zenskimagazin” raporton se autorët do ta paditin Ministrinë dhe do të kërkojnë kompensim për dëmin, për shkak të komprometimit dhe shkeljes së anonimitetit të veprave të tyre dhe punës së tyre disamuajshe. Edhe pse Allagjozoski propozoi rishpalljen e Konkursit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Agjencia për rini dhe sport për herë të parë këtë vit organizon “Panairi i karrierës 2018”, e cila do të mbahet sot në Universitetin e “Shën Kiril dhe Metodi”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qëllimi i Panairit është që të rinjtë të informohen dhe të kenë qasje direkte me kompanit, me mundësi që të bëhet selektimi për trajnim, praktik ose punësim. Me mbajtjen e panairit në fund të vitit të studimeve, jep mundësi që studentët më lehtë të bien në kontakt me kompanitë në të cilat mund t’i përmbushin nevojat e tyre për praktik gjatë periudhës verore. Nga ana tjetër kjo është…

Lexo më Shumë

Një tragjedi ka ndodhur në një fshat të Manastirit, ku ka vdekur një person i cili është vetëvra. P.GJ (57) nga Karamani i Manastirit, e ka goditur veten e tij me pushkë “Baikal”, kalibër 12 milimetër, në pronësi të birit të tij. Policia ka kryer hetimet, kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Jean-Claude Juncker dhe Federica Mogherini, e mbështetin nevojën për një marrëveshje të mundshme për emrin e Maqedonisë, që në Kuvendin e Greqisë të votohet me shumicë të zmadhuar. Sipas gazetës greke “Avgi”, që është si një gazetë zëdhënëse e partisë Syriza, Brukseli kërkon nga Athina që në vend të 151 votave, të kërkojë 180 vota, për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit. Gazeta pohon se bashkësia ndërkombëtare interesohet edhe për qëndrimet e forcave tjera politike në Maqedoni dhe Greqi, e jo vetëm të atyre që qeverisin./Telegrafi/

Lexo më Shumë