Nuk kam nevojë t’i përgjigjem askujt, unë nuk jam këtu nga thirrja e ndonjë partie, por në vizitë zyrtare në kuvendin popullor, deklaroi Kryparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për televizionin serb N1, pas akuzave të liderit së Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel se Xhaferi është terrorist. Shesheli pyeti se në çfarë roli është i ardhur dhe kush e ka thirrur. Kam qenë i thirrur nga Kryetarja e Parlamentit. Unë jam i përqendruar në arsyen se pse jam këtu, dhe jo të merrem me partinë e Sheshel dhe deklaratat e tij, theksoi Xhaferi. Xhaferi foli edhe…
Author: Arbnora Nora
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski merr pjesë në konferencën e nënkolonelëve të shtabeve të përgjithshme të ushtrive të vendeve të Ballkanit. Në sesionet punës, përveç miratimit të raportit vjetor, janë shqyrtuar siguria dhe sfidat në hapsirat kibernetike, si edhe përmirësimi e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Konferenca e dymbëdhjetë e radhës e Shtabeve të përgjithshme të vendeve ballkanike mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, dhe në të marrin pjesë shtabet e përgjithshme të nëntë shteteve ballkanike (Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Romania, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi),…
Heshtja e kryeministrit grek Alexis Tsipras për “Maqedoninë Ilidenase” krijon shqetësim tek grekët në raport me atë nëse propozimi është në tavolinë, konsideron nënkryetari i partisë opozitare Demokracia e re, Kostis Chatzidakis. Siç raporti korrespondentja e AIM nga Athina, Chatzidakis thotë se partia, nëpërmjet kryetarit të saj Mitsotakis, dje dy herë nga parlamenti grek “kërkoi nga kryeministri të qartësoj, a vazhdon të bisedoj për emrin Maqedonia Ilindenase”. “Tsipras dy herë bëri sikur nuk e dëgjoi. Heshtja e tij grekëve iu krijon shqetësim të arsyeshëm se ky propozim i papranueshëm, që është përfytyrim i irredentizmit të Shkupit, ende ekziston në tavolinë.…
Në Krushevë u mbajt takimi i tretë i motoçiklistëve – IPA, ku morën pjesë rreth 90 anëtarë të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë (ANP), nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia e Kroacia. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryekomunari i Krushevës, Tome Hristoski, duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në Krushevë. Sipas tij, vizita e motoçiklistëve paraqet promovim për Krushevën, duke kërkuar nga ata që sërish ta vizitojnë këtë komunë. Motoçiklistët e vizituan edhe Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe varrin e këngëtarit Toshe Proeski, si edhe shtëpinë e tij./Telegrafi/
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ende nuk i është përgjigjur letrës së kongresistëve të SHBA-ve, në të cilën ata bënë thirrje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Këto letra nuk vijnë shpejt. Në fakt, vazhdimisht dërgojmë letra deri te agjencionet e ndryshme amerikane dhe organizatat, siç është ky rast. Nuk kërkojmë përgjigje menjëherë, por zyra jonë do të vazhdoj të kërkojë përgjigje edhe në të ardhmen. Shpresoj që do të ndodhë shpejt”, deklaroi kongresisti republikan Jim Banks, në intervistën për Zërin e Amerikës. Kongresisti Banks, i cili ishte nismëtari i dërgimit të letrës, thotë se është plotësisht i…
Një tregtar i pakënaqur librash ka zgjedhur një metodë, mbase të papranueshme, për të protestuar ndaj kryetarit të tanishëm të komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski. Ai kishte me vete libra, dhe pikërisht në 24 majin e Shën Kirilit e Metodit, librat i hodhi në rrugë, para këmbëve të Stojanovskit. E gjithë kjo ndodhi si shenjë revolte ndaj pushtetit lokal, që dje dhe sot zbaton një aksion të mënjanimit të tegzave, në qendër të Ohrit. Pushteti lokal ka paralajmëruar se nuk do të tolerojnë vendosje tezgash./Telegrafi/
“Në këtë treg ishte destinuar të bëhet shitja me shumicë, ndërsa kapaciteti ishte paraparë për 40 automjete më të mëdha. Hapësira është rreth 3000 metra katrorë, e cila ende nuk është funksionale shkaku se nuk ka të interesuar”, thonë nga NPK-ja e Tetovës. Në fillim të vitit 2014, në Tetovë u rregullua një hapësirë për treg të ri. Pikërisht afër stacionit të autobusëve dhe stacionit hekurudhor në qytetin e Tetovës. Por që atëherë e këndej kjo pjesë nuk është vënë në funksion për qëllimin që kishte. Ka ngelur ende kjo hapësirë që nuk shfrytëzohet dhe nuk është rregulluar për atë…
Pas disa ditëve me rrebesh shiu, moti në Maqedoni duket se do të stabilizohet ngadalë. Për sot parashihet të ketë mot me diell, por në disa vende do të ketë edhe vranësira. Në jug të vendit pritet që pasdite të ketë të reshura lokale shiu dhe vetëtima të rralla. Temperatura do të lëvizë nga 19°C e deri më 28°C.
Dënimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg, për lëndën e PSP-së, “Tanku”, shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare me emër, si “Washington Post”, “BBC”, e Deutsche Welle”, apo edhe “Reuters”. “Washington Post” shkruan se gjykata vendosi që Gruevski, si kryeministër në periudhën 2006-2016, ka ndikuar ndaj personave zyrtar në blerjen e një mercedesi me vlerë prej rreth 600 mijë euro. Gazeta thotë se Gruevski kishte mohuar çfarëdo lloj pune joligjore, njofton Telegrafi Maqedoni.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2181802335193940/ Krauselët dhe tre rekuizitat e vendosura në “Sheshin Maqedonia” të Shkupit, që shpesh herë pengonin lëvizjen e lirë të kalimtarëve, Qyteti i Shkupit përfundimisht po bën largimin e tyre. Lokacioni i ri ku do të zhvendosen këto elemente rekreative – është Komuna e Çairit dhe ajo e Aerodromit në Lisiçe të Re. Nga Qyteti i Shkupit, thonë se elementet rekreative janë zhvendosur nga sheshi me qëllim që të tu gjendet një vend më adekuat. Madje, nga atje njoftojnë se kanë filluar dhe punimet në lokacionin e ri ku do te behet vendosja e tyre. ‘’Lodrat do të zhvendosen në…
Në kohën kur nacionalistët maqedonas protestonin rrugëve të Shkupit kundër gjuhës shqipe dhe formimit të qeverisë së re, qeveria e VMRO-BDI u tregua dorëlirë për ndarjen e koncesioneve kompanive të ndryshme për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Gjatë dy muajve sa zgjatën protestat e nacionalistëve nën moton për ‘’Maqedoni të Përbashkët’’, nga fundi i shkurtit e deri në fund të muajit prill të vitit të kaluar, ish qeveria kompanive të ndryshme të vendit u ka ndarë gjashtë koncesione për shfrytëzimin e mineraleve të ndryshme apo koncesione për hulumtime gjoelogjike. Sipas të dhënave qeveria çdo mbledhje ka ndarë nga një koncesion për…