Për shkak të mos prezencës e Gordana Jankulloska për shkak përkeqësimit të shëndetit gjegjësisht shtatzënisë, seanca për lëndën e PSP-së “Titanik” sot u shty për 3 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë avokatët e Gordana Jankulloskës, Sanja Aleksiq, ish-ministrja për Punë të Brendshme ka qenë e penguar të vijë në seancë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore në të cilën gjendet, me çka ka paraqitur vërtetim shëndetësor. Prokuroja publike Lile Stefanovska theksoi se në vërtetimin shëndetësor nuk tregohet sëmundja për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe vlerësoi se nuk është e drejtë mos prania e saj. Për këtë lëndë gjyqësore…
Author: Arbnora Nora
“Për zgjidhjen e problemit dhe pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është nevojshme emër i përbërë me përcaktim gjeografik ose kohor, për përdorim të përgjithshëm, si dhe revizion të Kushtetutës”, njofton gazeta greke Kathimerini, qëndrimin e Qeverisë së Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qëndrimet greke janë të qarta, është përgjgjja e kryeministrit grek Alekxis Tsipras në regimin e kryetarit Gjorge Ivanov, i cili mbrëmë theksoi se për të është e pa pranueshme erga omnes për përdorim të përgjithshëm të emrit të ri të dakorduar eventualisht me Greqinë. /Telegrafi/
Ambasadori gjerman në Shkup, Thomas Gerberich thotë se Marrëveshja e Elizesë, ndërmjet Gjermanisë e Francës, mund të shërbejë si bazë për çështjen e emrit. Sipas tij, kjo marrëveshje mundësoi miqësinë franko-gjermane dhe mund të shfrytëzohet si shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajonin e Ballkanit, por edhe në hapësirën evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gerberich shprehet se marrëdhëniet Maqedoni-Greqi janë shpeshtuar në të gjitha nivelet, dhe se ka patur një varg projektesh dypalëshe, kurse qëndrimet për çështjen e emrit janë afruar shumë. Ambasadori gjerman konsideron se duhet më shumë mund për arritjen e një pajtimi dypalësh për çështjen e emrit,…
Në Greqi nga mëngjesi është ndërprerë greva 24 orësh e organizuar për shkak të paralajmërimit të qeverisë greke për masa tjera shtesë të kursimit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kalimi kufitar, të cilët kanë qenë të bllokuar për shkak të grevës, përsëri janë hapur dhe janë të kalueshme për automjetet. Për shkak të grevës u anuluan një numër i madh i fluturimeve me avion, gjithashtu edhe udhëtimi me tren dhe anije kanë qenë të ndaluara, si dhe transporti publik. Shkollat dhe spitalet gjithashtu kanë qenë të mbyllura, ndërsa nuk kanë punuar edhe mediat. /Telegrafi/
Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka deklaruar për javoren Fokus se me vendimin e Apelit për aktgjykimin e një të akuzuare të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në lëndën “Fortesa 2”, faktikisht vërtetohet situata dhe teoria e aktakuzës që e përfaqëson PSP-ja. Kjo përgjigje vjen pas shfuqizimit të aktgjykimit për Goran Grujevskit, i arratisur nga drejtësia e Maqedonisë. Shfuqizimi është bërë për shkaqe teknike ose gabime, por jo për shkak të lëshimeve thelbësore. Grujevski do të gjykohet nga e para./Telegrafi/
Gjykata Themelore e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal ndaj personit A.D (29), shtetas i Kosovës. Ai dyshohet për kryerje të verpës penale të falsifikimit të dokumenteve. Duke drejtuar një maune “Mercedes”, kosovari ka dorëzuar në kontrollin policor patent shoferin e falsifikuar. Ai është dënuar me burg tremujorë me kusht, nëse brenda dy vitesh, i njëjti nuk e përsërit këtë vepër. Gjithashtu, ai është përzënë nga Maqedonia, dhe i ndalohet hyrja për pesë vite./Telegrafi/
Para një muaj kemi bërë kërkesë deri tek Patriarkana Qiellore me kërkesën për pranimin e Autoqefalisë të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) – Peshkopatës së Ohrit (PO). Askush nuk ka kërkuar, apo dikush ka ëndruar shlyerjen e emrit. Kisha nuk dorëhiqet nga emri, thotë Peshkopi Timotej, zëdhënës u KOM-PO, në deklaratën për RTVM, përcjell Telegrafi Maqedoni. “KOM është në izolim që 50 vjet. Para një muaji është dërguar letër deri tek Patriarkana Qiellore në të cilën nuk dorëhiqemi nga emri, edhe as që mendojmë për të. Ne kërkojmë autoqefalinë tonë”, tha Timotej.
Në kalimin kufitar “Tabanoc” sot janë lëshuar për përdorim objektet e reja të terminalit doganor me çka duhet të zvogëlohen pritjet e gjata të automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në ngjarjen kanë marr pjesë edhe kryeministri Zoaran Zaev i cili tha se rikonstruktimi i kapacitetit infrastrukturor në “Tabanoc” është paraparë sipas standardeve moderne dhe funksionimit me standarde moderne për doganat dhe për lehtësimin e tregtisë dhe kontrollit. Gjithashtu, tha ai, se fillon me punë edhe sistemi informativ ndëroperativ të Drejtorisë së Doganave me sistemin informativ doganor të BE-së. Ai gjithashtu sqaroi se sistemi transitor kompjuterik tregon alatka për udhëheqje në kohë…
Demokracia e re nuk duhet të shpejtojë. Deri në këtë moment nuk ekziston asnjë marrëveshje, thuan nga zyra e kryeministrit grek në përgjigjen e pyetjes së opozitës, në lidhje me qëndrimet e djeshme të kryeministrit Zaev dhe thonë se deri më tani ajo çka është arritje e vetme është vendimi nga Patriarkana e Qiellore në lidhje me emrin e kishës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E vetmja gjë që ekziston deri më tani është vendimi i Sinodit Botëror të Patriarkanës Qiellore që sillet si duhet për të plotësuar kërkesa e kryeministrit të IRJM-së për shlyerjene termit “Maqedonia” nga emri i kishës…
Nga gjithsej 209 doktorantë të vitit të kaluar, 66 apo 31.6 për qind ishin të punësuar në institucione arsimore. Pastaj në radhë vijnë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe mbrojte sociale (39) me 18.6 për qind, shtetasit e huaj (27) me 12.9 për qind dhe krejt në fund – ata që janë të punësuar në shërbimet financiare dhe të sigurimeve me 0.9 për qind (2). Shpjegimi është logjik – pjesa më e madhe doktorojnë që të ruajnë vendet e tyre të punës Puna nëpër fakultete dhe institucione të tjetra arsimore duket se është një prej motiveve kryesore që i shtyn…
Kryeministri Zoran Zaev, në pres konferencën e sotme me rastin e shënimit të një vjetorit të ardhjes në pushtet, ka thënë se ende asgjë nuk është kontraktuar në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2191081927599314/ “Jemi marr vesh për parime dhe shtylla, ndërsa vijon një bisedë me Ciprasin, më së voni deri të premten. Në këtë bisedë pres ecje, që është shumë me rëndësi. E dini se në Maqedoni të gjithë qëndrojmë prapa referendumit. Referendumi do të mbahej në shtator ose në tetor të këtij viti dhe qytetarët do ta thuan fjalën e fundit”, porositi kryeministri Zoran Zaev para…
Аutostrada Shkup-Tetovë është uzurpuar nga tezgat e egra. Duke filluar nga hyrja e autostradës në Saraj të Shkupit, deri në afërsi të pikës së parë të pagesës rrugore, në çdo 100 metra janë vensur tezga në korsinë e tretë të autostradës. Shitësit në këtë pjesë shesin pemë sezonale si dredhëza, kumbulla e qershi, kurse pjesa dërmuese e tyre janë fëmijë. Shëndrimi i autosrtradave në tregje për shitjen e pemëve sezonale, vë në rrezik vetë jetët e shitësve, por edhe të pjesëtarët e tjerë në komunikacion. Mësohet se si pasojë e kësaj dukurie janë shtuar aksidentet e trafikur në këtë pjesë…