Author: Arbnora Nora

Zv. ministri për Punë të Jashtme greke, Yannis Amanatidis, thotë se marrëveshje do të ketë, nëse pala tjetër pajtohet. Sipas tij, pas 11 muajsh bisedime, kryeministrat Zaev e Tsipras janë në pritje që të shohin atë për të cilën janë pajtuar ministrat e Punëve të Jashtme, e që është përgatitur nga ekipet teknike dhe juridike të të dy vendeve. Ai shpreson shumë se marrëveshja do të merr mbështetje të gjerë në Greqi, duke theksuar se marrëveshja ka karakteristika të interesit kombëtar grek./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup bën të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme, nga ora 19:00 e deri në ora 24:00, u realizua aksion kontrolli për të parandaluar garat e egra me motoçikleta. Me këtë rast, policia arriti që të konfiskojë 10 motoçikleta, që dyshohet se janë të përgatitura për gara të shpejta, dhe që janë në kundërshtim me Ligjin për automjete. Të njëjtat do të dërgohen për kontroll teknik për të vërtetuar nëse shkelet ligji. në lidhje me shkeljen e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete, janë ndërmarrë gjithsej 46 masa për…

Lexo më Shumë

Komuna Qendër u ka dhënë mirënjohje Petar Todorovskit, Vedran Laurençiqit dhe Mila Koçevskës, që të gjithë të moshës 13 vjeçare, për veprën e tyre mjaft humane. Para dy ditësh, që të tre kanë arritur që në një autobus të shpëtojnë një person, shëndeti i të cilit është përkeqësuar shumë. Kryekomunari Sasha Bogdanoviq i takoi të tre heronjtë e shkollës fillore “Koço Racin” dhe u falënderua për guximin e treguar me këtë rast. Sipas tij, treshja duhet të jetë shembull për të gjithë fëmijët, por edhe për të rriturit. Me këtë rast, Vedrani tha se secili duhet që të dinë të…

Lexo më Shumë

Rreth 60 për qind e studentëve të anketuar nga UNSH-ja e kanë përshkruar si “shumë të dobët” gjendjen me bibliotekat, mbi 50 për qind janë të pakënaqur sa i përket çështjes me pajisjet kompjuterike, ndërsa nuk është aspak e vogël përqindja e atyre që shprehen të pakënaqur me kushtet e sallave në të cilat zhvillohen ligjëratat dhe provimet Nuk janë vetëm librat dhe profesorët ata që ndikojnë në krijimin e perceptimeve mbi cilësinë e studimeve, pavarësisht rolit kyç që kanë të dyja këto elemente në performansën akademike të institucioneve të arsimit të larët. Jo më pak të rëndësishme janë kushtet…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill. Për këtë proces do të angazhohen pesë mijë regjistrues, kurse do të ketë një kombinim metodash, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër. Vlerësohet se ky regjistrim do të kushtojë 8,5 milionë euro. Kjo bëhet e ditur nga Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), i cili për agjencinë e lajmeve AIM ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka konstatuar se partia më e madhe opozitare, OBRM-PDUKM nuk i ka raportuar të dhënat e sakta të raportit financiar, ku si person përgjegjës përmendet Nikolla Gruevski, ish-lider i partisë. Në raportin për vitin 2017, është konstatuar se partia ka tre xhirollogari, diçka që është në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike, ku përcaktohet se një parti duhet të ketë vetëm një xhirollogari. Sipas raportit që e zbardh Tv Telma, partia ka nënshkruar marrëveshje të jashtëligjshme me një radioshpërndarës, për reklama, për një periudhë 10 vjeçare, të cilës i janë paguar një milionë…

Lexo më Shumë

Papa Françesku e ka ngritur në dioqezë, eksarkinë apostolike në Maqedoni, e themeluar në vitin 2001, me parullën e “Fjetjes së Nënës më të Shenjët të Zotit në Strumicë-Shkup”. Ky lajm është konfirmuar në Vatikan, si edhe në Maqedoni, nga ambasadori apostolik Mons Anselmo Guido Pekorari. Si epark i parë i kësaj dioqeze është emëruar peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se SHBA-të vazhdojnë të mbështetin procesin e tanishëm të bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, nën udhëehqjen e OKB-së. Nga DASH thonë për Zërin e Amerikës, në gjuhën maqedonase, se mbështetja për zgjidhje është e madhe për këtë mospajtim afatgjatë. Ata shpresojnë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të gjejnë një ujdi të pranuar nga të dy palët që do të jetë në interes të integrimeve euro-atlantike, përparimit ekonomik, paqes e stabilitetit në rajon./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Tani për tani, Maqedonia ka 29 përfaqësi diplomatike-konsullore që nuk kanë ambasadorë dhe funksionojnë me ushtrues detyre. Deri në fund të vitit, mandati u përfundon edhe 11 ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe ndihmës ambasadorëve. Portali MKD bën të ditur se nëse nuk nisen ambasadorë të rinj, deri në fund të vitit Maqedonia do të mbetet me 40 nga gjithsej 50 përfaqësi, të cilat do të udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se nuk ka asgjë kontestuese që vendi të përfaqësohet nga ushtruesit e detyrës. Ljupço Arsovski, ish-ambasador, thotë se situata e…

Lexo më Shumë

Rrezik nga ndonjë luftë klasike për Maqedoninë dhe mjedisin që e rrethon nuk pritet, por kërcënimet jo luftarake, jo vetëm që e kanë modifikuar formën, por përshtaten me jetën bashkëkohore, janë bërë të llojllojshme dhe janë rritur në shpeshtësi, hapësirë dhe kohë. Ky është konkludimi i konferencës “Siguria në aspekt të situatave të tanishme të brendshme dhe kërcënimet globale asimetrike”, që u organizua nga Klubi i gjeneralëve, Klubi Diplomatik i Maqedonisë, Forumi Ballkanin për Siguri dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve të mbrojtjes dhe sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, vetëm me strategji të mirë mundet që të zgjidhen çështjet,…

Lexo më Shumë

Në 13 qytetet të veriut të Greqisë pritet që më 6 qershor, të mbahen po aq protesta paralele për “mbrojtje të karakterit grek të Maqedonisë”. Komiteti për mbrojtje të karakterit grek të Maqedonisë i thërret qytetarët e Pelës, Kavalës, Dramës, Seresit, Kukushit, Polikastrës, Vodenit, Lerinit, Kosturit, Ptolemaidës, Katerinës, Lagadasit e Mudanjës së re në Halkidiki, që të mbështetin këtë protestë. Ata theksojnë se me këtë protestë do të “pengohet kriminaliteti me dorëzimin e emrit Maqedonia te falsifikuesit e historisë”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Aspekti i problemit të Kishës po lëviz drejt zgjidhjes dhe kjo është mjaft një lidhje e rëndësishme çka do të ndikon mbi zgjidhjen e çështjes maqedonase, tha sot zv. ministri për Punë të Jashtme, Janis Amanatidis në intervistën për radion greke “Real Fm”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ekziston në lidhje pozitive, në lidhje me çështjen e kishës, çka ka hyrë në vendimin e Sinodit Botëror dhe me shkrim deri tek kryeministri. Në të cilën kryeministri përgjigjet se do të bëhet me vëmendje dhe përgjegjësi të madhe, tha Amanatidis, duke shtuar se është hap pozitiv edhe atë çka kërkonte kisha greke”. Zv. shefi…

Lexo më Shumë