Ministrja për punë dhe politikë sociale Mila Carovska, sot i është përgjigjur letrës së hapur që ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska, ia drejtoi asaj dhe ministres së Drejtësis Renata Deskoska. Carovska, tha se Jankullovska nuk ka arsye të shqetësohet, pasi që siç thotë do të trajtohet si të gjithë qytetarët në bazë të ligjit. “Në lidhje me atë që parashtrohet në letër, ndërsa i referohet praktikës gjyqësore, vendimeve dhe procedurave, ajo nuk është në kompetencat e mia”, ka thënë Carovska. Gjithashtu Carovska u zotua se do ti ofroj ndihmë Jankullovskës, në rast se do të ketë ndonjë problem…
Author: Arbnora Nora
Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje. I arratisur shumë vite më parë nga burgu, policia ka tentuar ta arrestojë. Kjo ishte tentativa e katërt e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia kishte tentuar ta ndalonte…
Në Ministrinë e Kulturës është kryer pranim-dorëzimi i postit të ministrit. Robert Allagjozovski ia ka lëshuar vendi minsitrit të ri, Asaf Ademi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Besa të krahut të Afrim Gashit. Allagjozovski ishte ministër i kësaj qeverie, nga dita e parë, kurse ndryshimi erdhi pas zgjerimit të shumicës parlamentare, respektivisht qeverisëse, ku PDSH dhe krahu i Afrim Gashit në Lëvizjen Besa, iu bashkangjitën BDI-së dhe LSDM-së. Mirëpo, ministri i deritanishëm nuk ka mbetur pa vend pune. Ai është caktuar në funksion të lartë shtetëror në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev. Allagjozovski do të jetë bashkërendues kombëtar për…
Kryetari i komunës së Debarcës, Zoran Nogaçeski është kundër kërkesës së Qeverisë që kompetencat për menaxhimin me hedhurinat qeverisja lokale t’i transferoj te qeverisja qendrore. Ai i është përgjigjur zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas Makradulit, bëhet fjalë për proces të shtrenjtë, dhe se komunat nuk kanë mjete të mjaftueshme për zbatimin e plotë. Mirëpo Nogaçeski, kandidat i LSDM-së, është kundër. “Edhe një herë t’i përgjigjem zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli. Këshilli i komunës së Debarcës njëzërit vendosi që mos t’i transferoj kompetencat…
Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se niveli i ujit në tre liqenet natyrore të vendit dhe në lumenjtë, është më i lartë se mesatarja e qershorit, për disa vite me radhë. Përjashtim bën lumi Kriva në vendet e matjes në Kriva Pallankë, pastaj Bregallnica në Berovë, Lumi i Zi në Novaci dhe Stateska në Botun. Niveli i liqenit të Ohrit është për 24 centimetër më i lartë se mesatarja e muajit qershor, dhe është mbi 71 cëntimetër mbi kuotën 0./Telegrafi/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2196793190361521/ Gjykata Supreme në Shkup katër vite me radhë nuk shqyrton lëndën e Ismail Isufit nga Zhelina, i cili në rethana kontraverse dhe pa asnjë dëshmi materiale është dënuar me tetë vjetë e gjysmë burg për akuzën e trafikimit të drogës. Nga Gjykata Supreme përsëritën prononcimin e para një muaji se lënda është në shqyrtim e sipër, por nuk dinë saktë se kur do të merret vendimi përfundimtar. “Kjo lëndë është dhënë në duart e një gjykatësit, po punohet në të. Nuk kemi informacion se kur do të sillet vendim’’, thonë shkurt nga Gjykata supreme për Almakos. Kjo gjykatë para…
Numri i vetëvrasjeve në Maqedoni është në rritje të shpejtë, kurse numri i vrasjeve është në rënie e sipër, shkruan portali Sudstvo.mk Nga viti 2010 e deri në vitin 2017 kanë ndodhur 1022 vetëvrasje, kurse 2331 raste janë të regjistruara si tentime për vetëvrasje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vetëm më 21 maj të këtij viti, për 24 orë kanë ndodhur dy vetëvrasje dhe një tentim për vetëvrasje. Në rajonin e Strumicës ka më pak tentime për vetëvrasje, kurse më shumë ka në rajonin e Shtipit, Shkupit e Manastirit. Më së shumti vetëvrasje kanë ndodhur përmes vetëvarjes ose helmimit. Më së shumti…
Me 88 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi mori vendim që të shpallet konkurs për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Kërkohet kryetari, zv. kryetari dhe pesë anëtarë të KSHZ-së, dhe konkursi zgjat tetë ditë, nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare. Kryetari i KSHZ-së duhet të propozohet nga opozita, kurse mandati i anëtarëve zgjat gjashtë muaj. Përndryshe, përbërja e deritanishme dha dorëheqje pas skandalit për dhënie honorarësh të pamerituara. Vetëm anëtari i Lëvizjes Besa në KSHZ nuk dha dorëheqje, me arsyetimin se nuk ka qenë e përfshirë në skandal./Telegrafi/
Më 31 maj, në Shkup u organizua promovimi i ilaçit të ri “Ocrevus” (ocrelizumab), që përdoret për shërimin e personave të prekur nga forma të rikthimit të multipleks sklerozës dhe fazës së hershme të përparimit primar të multipleks sklerozës. Aktiviteti u organizua nga kompania “Roche”, kurse ligjëratë mbajti Tomas Berger, drejtor i Klinikës së Neurologjisë dhe Multipleks Sklerozës, dhe zv. udhëheqës i repartit të neurologjisë në Fakultetin mjekësor të Insbrukut, në Austri. Ligjëratë mbajtën edhe Ivan Barbov, specialist i neurologjisë dhe drejtor i Klinikës Universitare të neurologjisë në Shkup, Tatjana Boshkova-Petrovska dhe Igor Kuzmanovski, Specialistë të neurologjisë në Klinikën universitare…
Dimitris Tzanakopoulos deklaron se nuk do të ketë marrëveshje, nëse nuk pranohet aspekti erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës së Maqedonisë. Në intervistën e tij për televizionin Epsilon, ai sqaron se tani për tani nuk ka një ujdi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Tzanakopoulos shprehet se duhen vendime përfundimtare politike, pasi që bëhet fjalë për marrëveshje me shumë çështje teknike, juridike e politike. Sipas tij, sapo të ketë marrëveshje do të njoftohen të gjitha palët, opinioni, partitë politike dhe do të kemi debat të qartë për të gjitha aspektet./Telegrafi/
Gazeta greke “Kathimerini” raporton se propozimi më i mundshëm që do të sjell marrëveshje Shkup-Athinë është “Maqedonia Veriore”. Gazeta bazohet në të dhëna të siguruara nga mbrëmë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mirëpo, sipas “Kathimerini”, në tavolinë vazhdojnë të jenë edhe propozimet tjera të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz. Gazeta rikujton se shumë shpejtë do të ndodh telefonata Tsipras-Zaev, por edhe të takohen, sigurisht para Samitit të BE-së./Telegrafi/
Lideri i partisë së Maqedonasve në Greqi, Pavle Voskopoulos e ka komentuar Nenin 11, Paragrafi 5, nga marrëveshja me Bullgarinë. Sipas këtij neni, “Republika e Maqedonisë vërteton se asgjë nga Kushtetuta nuk mundet dhe nuk duhet të interpretohet se paraqet ose ndonjëherë do të paraqesë bazë për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Republikës së Bullgarisë, me qëllim të mbrojtjes së statusit dhe të drejtave të personave që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë”. Voskopoulos thotë se ky nen është përfshi në marrëveshje me insistim të palës bullgare, dhe se është një autogol për bullgarët, në lidhje me minoritetin…