Charles dhe David Koch, vëllezërit miliarderë dhe të fuqishëm amerikanë po financojnë një fushatë prej miliona dollarësh kundër tarifave tregtare të presidentit Donald Trump. Tre grupe politike të mbështetur nga vëllezërit thonë se do të përdorin reklama, lobim dhe fushata në bazë për të promovuar përfitimet e tregtisë së lirë. Vëllezërit David dhe Charles drejtojnë industritë “Koch”, një prej firmave private më të mëdha në botë. Lëvizja e tyre vjen vetëm pak ditë pasi Trump vendosi tarifa për importet e çelikut dhe aluminit nga BE, Kanadaja dhe Meksika. Kompania e dy vëllezërve ka interesa në shumë fusha, që nga naftësjellësit…
Author: Arbnora Nora
Maqedonia dhe Greqia do të realizojnë 37 projekte të përbashkëta në suaza të Programit Interreg IPA për bashkëpunim ndër-kufitar në vlerë prej 36,2 milionë euro. Kjo u bë e njohur sot në deklaratën e Info për ditën e zbatuesve të projekteve të mbajtur sot në Strumicë. Nga shuma e përgjithshme e mjeteve të parapara për këto projekte, Maqedonisë i janë ndarë 14 milionë euro dhe do të realizohen projekte nga shumë sfera të ndryshme të rëndësishme për qytetarët e dy shteteve fqinje. “Realizimi i projekteve paraprake ndër-kufitare më jep të drejtë të shpresoj për rezultate të suksesshme edhe në këtë…
Kryeministri Zoran Zaev sot edhe njëherë apeloi drejt presidentit Gjorge Ivanov që të nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe të mundësojë funksionim pa pengesa të demokracisë në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në përfundim të konferencës për Projekti Rrjeti 23+ tha se në disa takime me Ivanovin është munduar të bindë atë që të nënshkruajë Ligjin për gjuhët, pasi që me këtë ligj ka bllokuar Kuvendin në funksionin e saj ligjvënës. “Ai dërgon porosi se presidenti mund të vendosë kur do dhe mbi cilin do ligj veto të nënshkrimit të tij. Kjo…
Të zvogëlohen donacionet nga personat fizik dhe juridik, ndërsa të shtohen mjetet nga buxheti është një nga propozimet e grupit të punës për ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga LSDM thonë se ata janë ‘për’ këto ndryshime dhe kërkojnë mënyrë që të dhënat për financimin të jenë të hapura për publikun. Nga OBRM-PDUKM heshtin,ndërsa nga BDI thonë se partitë janë të dakorduara për zgjidhje të re ligjore, por ka dallime në metodoligji. Agjencia kundër korrupsionit thotë se nuk është e rëndësishme vetëm sjellja e ligjit të tillë, por zbatimi i tij, pasi që rikujtojnë për…
Ankandi i letrave me vlerë arriti në 1.37 miliardë denarë ose 22.4 milionë euro, nga të cilat nesër duhet të kthehen 22.46 milion euro për letrat me vlerë të shtetit për ripagim, theksojnë nga Ministria e Financave. Nga atje theksojnë se nuk ka huazim të ri neto me ankandin e sotëm. Në ankand u regjistruan fatura e thesarit njëvjeçar pa klauzolë të këmbimit valutor në vlerë prej 1 miliardë euro me kamatë nga 1.00% dhe obligacione shtetërore 15 vjeçare pa klauzolë të këmbimit valutor në vlerë nga 337 milionë denarë me kamatë nga 3.50%. Gjatë muajit qershor në bazë të…
Intervistë e jashtëzakonshme me historianin, shkrimtarin dhe gazetarin nga Kosova, Jusuf Buxhovi, ku flasim për përpjekjet e BDI-së për të ndryshuar identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë në Iliditas. Cila është e vërteta për kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903, a është ajo kryengritje e përbashkët maqedono-shqiptare, kush e organizoi dhe cilat ishin qëlimet e saj? Si ndodhi që Ushtria Çliritmtare Kombetare dhe Ali Ahmeti në vitin 2001 për një muaj të ndërrojnë mendje nga lufta për bashkim kombëtarë në shtet multietnik sipas modelit të Krushevës? Pse Buxhovi thotë se shqiptarët në Ballkan qeverisen nga kruzhokët ideologjik marksiste leniniste të lidhura…
Kisha Ortodokse Maqedonase dhe çështja e kishës ishin një nga temat e diskutuara nga kryeprokurorja Jeronimos i Kishës Ortodokse Greke dhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu në takimin e tyre sot në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjatë takimit u diskutuan çështjet e lidhura me kishën skizmatike të Shkupit, u përmendën gjithashtu kërkesa për autoqefale nga kisha e Ukrainës dhe dy ushtarët grekë të cilët ishin në paraburgim në Odrin, tha Kryepeshkopata e Athinës. Siç njofton korrospodenti i AIM-së nga Athina, Barolomeu do të ketë takim edhe me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras. /Telegrafi/
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Integrimi i këtyre vendeve hap perspektiva dhe mundësi për tejkalimin e konfrontimeve politike në rajon dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe stabil, që do të sigurojë rritje dhe zhvillim ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo u theksua sot nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Tiranë, ku ai mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. “Ne bashkëpunojmë vazhdimisht me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare CIP (Europol, Interpol, Selek, OSBE) dhe transferojmë praktikat më të mira…
Konkursi i fundit në Drejtorin për kundërzbulim financiar që parasheh pranimin e 3 nëpunësve shtetëror me fakultet, pritet të mbaron duke u punësuar 3 maqedonas dhe asnjë shqiptar. Zv/ministrja e financave, Shyrete Elezi si duket se është e pafuqishme për të garantuar përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me financat në kaudrës të Qeverisë , sic është rasti me Drejtorinë për zbulim financiar. Për shkak të kësaj situate ende është largë përfaqësimi i garantuar me kushtetutën e Maqedonisë, konformë Marrëveshjes së Ohrit. Mirëpo, zv/ministrja Elezi si duket është e anashkaluar nga kuadrot…
“Dua të porosis jo vetëm Jankulovska, por edhe të gjithë ata që kanë procedura para gjykatave, qoftë në rolin e të pandehurve apo në procedura e tjera, që ka përfunduar koha e noterëve dhe gjyqtarëve të sporteleve. Angazhimi im do të jetë që gjyqësia të jetë e pavarur dhe unë nuk kam ndërmend të ndërhyj, as të diktojë sjelljen e procedurave në gjykata, as çfarë lloj vendimesh gjyqësore që do të marrin gjyqtarët” tha ministrja e sapozgjedhur i drejtësisë, Renata Desoska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas saj, çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se gjyqësori është një fuqi, e cila…
Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, i cili sot mori pjesë në një panel diskutim në konferencën për sigurinë rrugore, theksoi se këmbësorët, çiklistët dhe transporti publik do të jenë gjithmonë prioritet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Një nga premtimet kryesore parazgjedhore për të cilat së bashku nënshkruam disa prej iniciativave që ishin sot këtu ishte se çdo rrugë apo bulevard i ri në Shkup do të ndërtohet me rrugë të detyrueshme për këmbësorë dhe çiklistët. Projektet që filluan me administratën e re të qytetit, si urën e re në bulevardin ASNOM, bulevardin e Bosnja dhe Herzegovina apo bulevardin Hristijan Todorovski Karposh, kanë…
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, edhe pas katër muajsh po vazhdon të mbetet i ‘’ngrirë’’, përderi sa Qeveria dhe Kuvendi ende hamenden për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë. Nga Qeveria thonë se nuk ndjehen përgjegjës për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Komisioni kurse për këtë përgjegjësin ia hedhin Kuvendit. “Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucion i pavarur. Qeveria e Maqedonisë nuk është përgjegjëse për punën e komisionit, as për zgjedhjen e anëtarëve të saj. Unë do të udhëzoj që përgjigjen e pyetjes ta kërkoni në Kuvendin e Maqedonisë”, deklarojnë nga Qeveria. Nga ana tjetër, nga Kuvendi si organ…