Pasi që Dimitar Apasiev nga “E majta” para disa ditësh publikisht tha se sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski nuk ka dy doktorate, sot në konferencë për shtyp atë e mbrojti zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Sipas tij, sekretari i përgjithshëm ka doktorat të mbrojtur dhe për këtë ka diplomë, duke shtuar se gjatë çdo punësimi të ri bëhet kontrollim i të dhënave të dorëzuara nga kandidatët në lidhje me kërkesat e vendit të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni “Në pajtim me Ligjin për nëpunësit e administratës, gjatë përzgjedhjes së emrave në punësimet administrative, bëhet kontroll i të…
Author: Arbnora Nora
Sipas shkrimit të gazetës greke “Ta Nea”, nesër pritet të ndodhin ndryshime të shpejta në procesin e negociatave për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Përgjigja e kryeministrit Zoran Zaev se e pranon ose jo ofertën përfundimtare të palës greke që ishte diskutuar në New York mes ministrave për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do t’i japë kahjen përfundimtare negociatave me Greqinë për çështjen e emrit. Sipas këtij lajmi, nëse përgjigja e kryeministrit Zaev është pozitive, atëherë do të realizohet biseda telefonike mes tij dhe homologut grek, Alexis Tsipras për hapat e mëtejmë në rrjedhën e…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2199529283421245/ Maqedonia katër muaj nuk ka Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, pas dorëheqjes së shumicës së anëtarëve për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Nga Qeveria thonë se nuk ndjenë përgjegjësi për mungesën e Komisionit për antikorupsion pasi kjo është kompetencë e Kuvendit. “Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucion i pavarur. Qeveria e Maqedonisë nuk është përgjegjëse për punën e komisionit, as për zgjedhjen e anëtarëve të saj. Unë do të udhëzoj që përgjigjen e pyetjes ta kërkoni në Kuvendin e Maqedonisë”, deklarojnë nga Qeveria. Nëse është e vërtet se puna e Komisionit nuk është punë e qeverisë,…
Maqedonia do të ketë sistem të centralizuar të analizave të gjakut. Në tetë qendrat laboratorike të cilat do të jenë në qytetet më të mëdha të vendit, do të dërgohen analizat për shqyrtim dhe rezultatet e tyre do të ju dërgohen përmes sistemit elektronik mjekëve amë ku pacientët përkasin. Kjo do të thotë se qytetarët e vendeve rurale nuk do të udhëtojnë për analiza më të detajuara nëpër qytete më të mëdha, por përmes mjekëve amë analizat do të transportohen deri tek qendra më e afërt laboratorike. Ministri i Shëndetësisë tha se kjo metodë aplikohet në shumë vende të zhvilluara…
Që prej orëve të para të mëngjesit, banorët e fshatit Straçincë të Gazi Babës bllokuan punimet për hapjen e një gurore në vendin e quajtur Balik. Banorët janë të revoltuar pasi thonë se nga thyerja e gurëve u dëmtohen shtëpitë dhe të mbjellat bujqësore. Edhe nga filmimet shihet se çdo sipërfaqe e gjelbëruar ka marrë ngjyrë të bardhë, nga pluhuri i thyerjes së gurëve. “Kjo është krejt helm, shiko, shiko, krejt dëmet do ti kemi në fshat, patjetër duhet të ndalohet kjo. Pasojat janë krejt çka janë më të këqijat, ne merremi me dredhëzat, pluhuri prej këtu në fshat, mbi…
Maqedonia nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vlerëson kreu i Qendrës për Liri, Civil, Xhabir Deralla. Megjithatë ai shton se ekipet e Civilit, në terren kanë konstatuar përgatitje të caktuara nga partitë për zgjedhje eventuale parlamentare, në një kohë me ato presidencialet. “Vlerësojmë se me sistem të këtillë, në situatë të këtillë politike, sociale dhe ekonomike por edhe në kontest rajonal, zgjedhjet e parakohshme vetëm do të dëmtojnë proceset e përgjegjshme dhe serioze në të cilat ndodhet vendi. KSHZ-ja nuk do të reformohet ashtu si u përshtatet standarteve demokratike të nevojshme për zgjedhje. Ajo që shohim është…
Pa asnjë pikë turpi Hristijan Mickoski i gënjeu qytetarët e Maqedonsië se gjatë periudhës kur ka punuar si këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevskit nuk ka pranuar mjete financiare, thuhet në reagimin e partisë në pushtet LSDM. Siç thonë nga LSDM, dokumentet e publikuara në media dëshmojnë se në kohën kur Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit, për angazhimin e tij janë paguar rreth 2 milionë denarë. “U vërtetua ajo që qytetarët veçmë e dinin. Hristijan Mickoski i gënjen qytetarët sikur edhe Nikolla Gruevski. Derisa qytetarët janë varfëruar, derisa është shkatërruar ekonomia e vendit dhe janë krijuar borxhe të…
Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së dje ka vërtetuar se policët nga Njësiti policor i Haraçinës nuk kanë shkruar asnjë gjobë që nga nëntori i vitit 2015. Të premten e kaluar në Haraçinë janë dërguar shërbime të MPB-së, që kanë konstatuar se nuk ka regjistra, ndërsa dje në terre ka dalë edhe kontrolli i brendshëm i kësaj ministria, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në NJP Haraçinë ende nuk ka regjistra, nuk ka pasur edhe më herët. Këtë e them me përgegjësi të plotë, në interes të shërbimit dhe tërë publikut”, thotë Dejan Sazdov, kryetar i Sindikatës së pavarur për polici të komunikacionit –…
Qeveria e Maqedonisë sot në seancën 71 e shqyrtoi dhe miratoi Planin aksional për Projektin “Përforicimi i spitaleve ditore”, dhe e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që çdo 6 muaj deri te Qeveria të dorëzojë raporte informuese për progresin e aktiviteteve nga Plani aksional, deri në përfundimin e këtij projekti në sferën e shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, Projekti “Përforcimi i spitaleve ditore” ka të bëjë me vendosjen e konceptit “one day surgery”(trajtim një ditor) dhe procedura tjera “out patient”, gjegjësisht procedura pa qëndrim nate në spital në rastet kur nuk ka nevojë për…
Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në Kuvendin e Maqedonisë në seancën e sotme e shqyrtoi Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, në leximin e parë, e dorëzuar nga deputetë të shumicës kuvendore dhe me 6 vota ‘për’ dhe 3 ‘kundër’ konstatoi se është i pranueshëm dhe se duhet të jepet për lexim të mëtejmë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë propozim, siç tha Tomisllav Tuntev nga LSDM, përmbushen kërkesat e qytetarëve të cilët janë ballafaquar me probleme gjatë ndërtimit të objekteve dhe ridedikimit të tokës në lidhje me përfundimin e procedurave. “Ndryshimet janë…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në mbledhjen e rregullt mori vendim për emërimin e zv.kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani si përfaqësues të Maqedonisë dhe kryesues me mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim që do të mbahet më 19 dhe 20 qershor në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë vendim, Qeveria e angazhoi Sekretariatin për Çështje Evropiane të koordinojë përgatitjet për mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, në të cilën do të shqyrtohen tema kyçe me rëndësi parësore për procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2199943150046525/ Dy nxënës shqiptar të shkollës së mesme të mjekësisë në Shkup sot janë përleshuar në rrugë afër Spitalit të shtetit. Kjo përleshje, për fat të mirë, ka kaluar pa pasoja edhe pse njëri prej nxënësve në dorë ka pasur një thikë. Nxënësi i sulmuar ka arritur të ikë dhe t’i shmanget përleshjes së drejtpërdrejtë, e cila do të mund të kishte pasoja fatale. Për këtë incident ka dëshmuar një qytetar i Shkupit, i cili i shqetësuar për sigurinë e nxënësve këtë ngjarrje e ka ndarë me miqtë e tij të fejsbukut. “Ministria e arsimit përfundimisht duhet të hap këtë…