Ekonomia e Maqedonisë është në prag të recesionit, pohon ish ministri i Financave i LSDM-së, Nikolla Popovski. Duke komentuar të dhënat për rritjen minimale prej 0.1%, Popovski në intervistë për emisionin “360 Gradë” tha se është i shqetësuar për rritje shumë të vogël të industrisë e cila bën pjesë me 20% në Prodhimin Bruto Vendor. Kjo nuk varet nga ndërhyrja e qeverisë në infrastrukturë, që do të thotë se atje masat qeveritare për vitin 2018 kanë dështuar. Nuk janë zbatuar. A janë vendosur gabimisht? A janë vendosur mirë por nuk janë zbatuar? Mendimi im është se qeveria shpejtë duhet t’i…
Author: Arbnora Nora
Trotuaret e Bit pazarit përfundimisht u kthehen qytetarëve të kryeqytetit. Qyteti i Shkupit, me ndihmën e policisë ka larguar tezgat e tregtarëve ilegal nga trotuari, të cilët me vite kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve duke shkaktuar kaos në trafik. Pasi ishin larguar nga trotuaret e qendrës tregtare 26 Korriku, tregtarët tezgat i kishin transferar në anën tjetër të rrugës, para Ambulancës së Bit Pazarit, mirëpo edhe prej atje janë larguar. Ata ankohen se autoritetet i kanë përzënë pa u ofruar një zgjidhje duke i lënë pa burimin e vetëm të ekzistencës. Askund hiq, jemi pa punë, vet i…
Në spitalin klinik Axhibadem Sistina sot është mbajtur simpoziumi i parë për transplantimin indeve dhe organeve, i pari i këtij lloji në Maqedoni. Në simpozium morën pjesë profesor eminent nga sfera e transplatimit. Në simpozium mori pjesë edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Transplantimi si një sferë e sofistikuar lartë nga shkenca mjekësore gjendet lart në agjendën tonë, tha ministri i shëndetësisë, Filipçe. Sipas tij, qëllimi i simpoziumit është që të bashkohen ekspertizat e mjekëve tanë me ekspertët nga jashtë. “Në këtë mënyrë do të vendos procedura të reja për pacientët që të mos udhëtojnë jashtë vendit, por të qëndrojnë…
Sot në Klubin e deputetëve në Shkup, nën organizim të Komisionit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm të Republikës së Maqedonisë u mbajt një seminar për shkëmbimin e përvojave për ushtrimin e të drejtës së kompensimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nikoqir organizator i ngjarjes ishte Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm të Republikës së Maqedonisë, Magdalena Nestorovska. Përveç ngjarjes, përveç përfaqësuesve të Komisionit Kombëtar, Sekretariatit të Komisionit Kombëtar, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të shoqatave civile, në ngjaje morën pjesë edhe përfaqësues…
Olivera Derkovski dhe Svetlana Karapetrova do të jenë anëtare të KSHZ-së të propozuar nga OBRM-PDUKM, informojnë jo zyrtarisht burimet e partisë për televizioni “Tv 24”. Derkovski do të jetë kryetar i KSHZ-së dhe anëtare Karapetrova. Derkovski dhe Karapetrov janë pranuar gjithashtu edhe nga udhëheqësit e OBRM-PDUKM-së. Anëtari i tret i opozitës është duke u diskutuar ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Besës së Bilall Kasamit. /Telegrafi/
Kodra e Diellit dhe këtë verë ka ngelur e zbrazur. Në vend të turistëve, në qendër lëvizin qentë e humbur dhe bagëtia, ndërsa për shkak jo rregullimit të kanalizimit vjen erë e padurueshme. Po ashtu infrastruktura e dobët i pengon turistët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, thonë hotelierët. Një pjesë e organizatave joqeveritare me rastin e Ditës Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit sot u mblodhën në Kodrën e Diellit. Ata bëjnë thirrje autoriteteve që të pastrojnë qendrën e mbeturinave sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të investojnë në ruajtjen e infrastrukturës komunale, në mënyrë që të…
Sipas sondazhit të kryer në kuadër të projektit Rrjeti 23+, 47 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë vlerësojnë se gjendja në gjyqësi është e keqe dhe se gjyqësori është i varur, i njëanshëm dhe joprofesional. Nevoja për reforma gjyqësore u konfirmua nga raporti i parë dhe i dytë i grupit të udhëhequr nga Priebe. Urania Pirovska e Komitetit të Helsinkit tha se Plani 18, i cili u prezantua sot nga zv. kryeministri Osmani, duhet të përpunohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Goce Kotevski nga Shoqata e Juristëve të Rinj thotë se është shumë e rëndësishme që gjyqësori të ketë persona…
Me kërkesën e zv. kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, u realizua takim me nënkryetarin e OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikolloski, koordinatorin e grupit parlamentar, Dragan Danev dhe Timço Mucunski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takim Osmani para përfaqësuesëve të OBRM-PDUKM-së prezantoj planin 18 me të cilën qeveria e ka në planë ta realizoj në periudhën e ardhshme. OBRM-PDUKM dha mesazhin se plane të tilla nuk duhet të trajtohen si një mjet PR i qeverisë që do të shërbente vetëm për të frenuar publikun nga problemet aktuale, por që duhet të realizohen reforma thelbësore që do të përmirësojnë jetën e…
Konfederata Zvicerane do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike për zbatimin e projektit 10 vjeçar “Arsimi për punësim në Maqedoni”, i cili do të fillojë këtë vit me qëllim rritjen e nivelit të punësueshmërisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zbatimi i projektit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e sotëm midis Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe zv. ambasadorit të Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Stefan Tomadzhan. Ata diskutuan për zbatimin dhe efektet e pritshme të projektit, të cilat do të zbatohen në faza, ndërsa faza e parë do të zgjasë deri në vitin 2022, njofton…
Nga gjithsej 956.640 popullsi aktive në Maqedoni, 794.892 persona janë të punësuar, ndërsa të papunë janë 206.748 persona, tregojnë anketat e Entit Shtetëror për Statistika, për tre mujorin e parë të vitit 2018. Shkalla e aktivitetit gjatë kësaj periudhe është 56.9 për qind, shkalla e punësimit është 44.6 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është 21.6 për qind. /Telegrafi/
Qeveria planifikon të iniciojë së bashku me sektorit civil idetë e një modeli për përfshirjen e përfaqësuesve më të mirë të shoqërisë civile në ekipet negociuese të kapitujve me BE, tha ministri të Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski në debatin e sotëm me temë “Praktikat e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe shoqërisë civile organizatave, si të përmirësohet?”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai sqaroi se në kontestin e parimeve të llogaridhënies dhe bashkëpunimit me sektorin civil, Qeveria u jep guxim përfshirjen e përfaqësueseve dhe të tërë ekipit të Organizatave shoqërore edhe në sferat tjera, sepse një pjesë e madhe e resurseve…
Unë kam një kuptim të plotë të nevojës së opozitës për të ndërtuar politika alternative nga ato të qeverisë, por bëj thirrje për reforma thelbësore për perspektivën euroatlantike, por edhe për interesat strategjikë të vendit, për të ndërtuar një konsensus politik dhe të përgjithshëm shoqëror që do të përfaqësojë një katalizator për përparimin në terren. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani, i cili sot, së bashku me përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Evropiane, i paraqiti Planin 18 përfaqësuesve të opozitës OBRM-PDUKM. /Telegrafi/