Ndryshimi dhe plotësimi i programit për shërbime mjekësore pa pagesë për participim për pensionistët, është e shpallur në “Gazetën Zyrtare” dhe me këtë, të gjithë pensionistët, pa dallim nga shuma e pensionit, do të marrin shërbim mjekësor falas, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deri tash shërbimin mjekësor falas e kishin pensionistët me pension më të vogël se 12.600 denarë. Falas janë edhe shërbimet mjekësore për fëmijët nën moshën 18 vjeçare, familjet e të cilëve janë shfrytëzues e ndihmës sociale në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/
Author: Arbnora Nora
Ndërmarrja e Transportit Publik, nuk e sheh të arsyeshme të shtoj numrin e autobusëve në drejtim të Kanjonit të Matkës, i cili viteve të fundit është shëndruar në një atraksion turistik për vizitorët e huajt. Drejtuesit e kësaj ndërmarrje thonë se analizat e tyre tregojnë se nuk ka nevojë për shtimin e numrit të autobusëve. Ato presin peticione nga vizitorët e Kanjonit për të intervenuar. Numri i autobusëve që qarkullojnë në linjën konkrete, direkt varet nga nevojat dhe kushteve në atë moment, përmes së cilës shqyrtohen disa kritere si numri i udhëtarëve, koha vjetore, frekuentimi i linjës që qarkullojnë në…
Pjesëmarrja e Publikut në krijimin e politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor është tema e konferencës çka mbahet nga sot në Vjenë, në të cilën marrin pjesë udhëheqësit të fushës nga ministritë e drejtësisë, ministritë për administratë dhe ndërmarrjeve publike dhe ministrit për integrime evropiane të vendeve të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Konferencën e organizon Këshilli rajonal për bashkëpunim së bashku e Shkollën Rajonale për administratë publike dhe Qendra për kërkime të administratës publike nga Austria. Qëllimi i konferencës është rritja vetëdijes të vendeve nga Ballkani Perëndimor për rritjen e standardit për kyçjen e mendimit të publikut gjatë krijimit të…
Bashkimi Evropian dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kërkuan që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje politike, e cila ka lënë 629 migrantë të bllokuar në një anije në det. Anija, me 123 të mitur të pashoqëruar dhe shtatë gra shtatëzëna në mesin e të tjerëve, është duke pritur në ujërat ndërkombëtarë midis Italisë dhe Maltës – dy vende që refuzojnë ta pranojnë. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, e bllokoi anijen, duke thënë se “shpëtimi i jetëve në det është detyrim, porse transformimi i Italisë në një kamp të madh refugjatësh nuk është”. “Këtë herë dikush…
Ceo Gjorgjievski dhe Stojan Pavleski, gjatë seancës së sotëme për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela, më 27 prill në Kuvend, kanë pranuar fajin. Të dy të akuzuarit fajin për veprën e kryer e kanë pranuar pas rikualifikimit të lëndës, ku gjykata nga tentim për vrasje e ka rikualifikuar lëndën në dhunë. ,,Pranojn se jam fajtor, nga video- inçizimet nuk mund të them që sjam i pafajshëm. Ka ndodhur në nervozë, agresion,, ka thënë Pavlevski në seancën e sotëme. Dy të akuzuarit që tash më ngarkohen për dhunë ndaj deputetit Ziadin Sela, do të gjykohen në seanca të ndarë nga…
Edicioni virtual i gazetës serbe “Veçernje Novosti” shkruan se dhjetëra objekte në kryeqytetet botërore që janë lëndë e ndarjes ndërmjet shteteve që dolën nga Ish-Jugosllavia, ose nuk ekzistojnë, ose janë të uzurpuara, apo edhe nuk ka dokumentacion pronësie. Sipas gazetës, objekti në Wellington nuk ekziston, thotë përfaqësuesi serb në Komisionin për trashëgiminë e ish-Jugosllavisë. Veljo Odalloviq pohon se objekte të tilla që nuk ekzistojnë, por që janë në letër, ka edhe në Kongo, Sudan dhe Republikën Qendrore Afrikane, por ka mangësi në dokumente për objekte tjera që ekzistojnë. Ai thotë se edhe 51 objekte të ish-Jugosllavisë mbeten të pa ndara./Telegrafi/
Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg për ‘Makfaks’ ka vërtetuar se atje këtë vit kanë arritur disa ankesa nga avokatë të të akuzuarve në lëndë të inicuara nga PSP e Maqedonisë. “Gjykata ka pranuar ankesa nga avokatë përfaqësues të personave që ndiqen penalisht nga ana e Prokurorisë Speciale Publike”, thonë nga Gjykata në Strasburg. Avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov, konfirmoi se nga mujai mars i këtij viti kanë dërguar Gjykata e Stasburgut, por nuk ka zbuluar detaje për atë se nga cilët të akuzuar janë ankesat, a kanë marrë përgjigje dhe në cilën fazë janë procedurat.…
Sektori për punë të Brendshme në Shkup ka kallëzuar penalisht personin D.Z (35) nga Kumanova, i cili dyshohet për prodhim të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Gjatë një kotrolli të policisë dhe legjitimimit të presonit të lartpërmendur, atij i është gjetur marihuanë. Pas kësaj, është kontrolluar vendbanimi i tij i përkohshëm ku janë gjetur 147 saksi me kanabis, rreth 50 gram marihuanë, rreth 50 gram amfetamin, tableta metilendioksimetamfetamin (MDMA). Pas këtyre gjetjeve, kumanovarit i është shqiptuar paraburgimi tridhjetëditorë./Telegrafi/
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Afrim Gashi, drejtues i njërit krah të Lëvizjes Besa thotë se qytetarët dhe anëtarësia e partisë është e zhgënjyer me ndarjen e Besës. Sipas tij, nëse grupimi i tij do të tregojë rezultat në bashkëqeverisjen e vendit, atëherë Besa do të bëhet zgjedhja e parë që shqiptarët ta votojnë. Ai parasheh bashkëpunim të vështirë me BDI-në në qeveri, por shpreson që partia në kuvend të rritet. Gashi paralajmëron angazhim për profesionalizëm, vlera të larta morale në shoqëri, punë, barazi për të gjithë, si dhe mosdiskriminim./Telegrafi/
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon opinionin se përkatësia partiake, fetare, apo ndonjë tjetër, nuk është dhe nuk do të jetë kriter për ngritje profesionale në detyrë në strukturat organizative të ministrisë. MPB-ja kategorikisht demanton njoftimet në media, për gjoja ndryshime kadrovike në njësinë speciale “Tigrat”, respektivisht ndryshime komanduese. Sipas kësaj ministrie, bëhet fjalë për një lajm krejtësisht tendencioz dhe të pavërtetë. Përndryshe, portale online të afërta me opozitën maqedonase publikuan lajme për emërimin e një shqiptari në pozitë të lartë në këtë njësi speciale./Telegrafi/
Sektori për punë të Brendshme në Shkup ka kryer kontrolle të natës për të gjetur dhe ndëshkuar shoferët e dehur. Gjithsej 304 shofereë janë kontrolluar, nga të cilët 197 janë kontrolluar për pirje alkooli. Te 43 prej tyre është vërtetuar alkool mbi normën e lejuar, kurse janë konstatuar edhe 48 shkelje tjera./Telegrafi/
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni rrugor zhvillohet pa pengesa, por nëpër korsi me lagështi. Prandaj, shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm, të respektojnë shpejtësinë dhe sinjalistikën rrugore. Nëpër gryka mali mund të ketë rrokullisje gurësh, apo edhe rëshqitje dheu, prandaj duhet patur kujdes në këto akse rrugore. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi./Telegrafi/