Kryetari i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme i Italisë Enzo Moavero Milanesi dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Thomas Greminger, përgëzuan marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ata në deklaratë shpresojnë se marrëveshja është hap drejt përforcimit të stabilitetit rajonal. “Ju uroj kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për lidershipin e shfaqur dhe përkushtimin e procesit i cili është shumë i rëndësishëm për dy vendet, Evropën juglindore dhe Evropën në përgjithësi”, thotë Moaver, duke shtuar se kjo është e vetmja mundësi për t’u shfrytëzuar, pëcjell Telegrafi Maqedoni. Greminger, përsëri thekson për rëndësinë e dialogut…
Author: Arbnora Nora
Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Shkupit, nuk kanë respektuar rregullat e vozitjes 65 vozitës, kurse 12 prej tyre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. 13 vozitës kanë përdorur telefon mobil duke vozitur. Njoftimi ditor i Sektori për Punë të Brendshme – Shkup tregon se kanë ndodhur gjithsejt 8 aksidente nga të cilat 4 me persona të lënduar dhe 4 me dëmtime materiale. 6 persona kanë qenë më lehtë të lënduar. Në komunikacion janë ndalur 13 persona para se të fitojnë të drejtën për të drejtuar automjet, dhe katër vozitës fillimtar. Me kalim të afatit të lejes së…
Komuna e Kërçovës filloi me dorëzimin e vendimeve për tatim të pronës dhe u bëri thirrje qytetarëve ta paguajnë tatimin në afatin e parashikuar. Të gatshme janë 17.276 vendime të cilat obliguesit tatimorë janë të detyruar t’i paguajnë deri në fund të vitit. Vlera e tërësishme e tatimit të pronës është 22.350.054 denarë. “Komuna e Kërçovës bën thirrje të paguhen vendimet në afatin e parashikuar. Duke e paguar tatimin e pronës, ju bëheni pjesë e investimeve të kapitalit në komunën e Kërçovës, kontribuoni në përmirësimin e jetës në komunën tuaj. Tatimi i pronës do të përdoret për investime, përmirësime dhe…
Edhe këtë vit me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Shkup në bashkëpunim me “SHE Parimi” organizon manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”. Programi i manifestimit “Kandilat e Bajramit 2018” E Enjte 14.06.2018 Treni i Bajramit – ora 11:30 – Marshuta e Trenit fillon nga Xhamia Mustafa Pashë, vazhdon nëpër rrugët e komunës Çair për të përfunduar në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë. Ekspozita Stringël (bizhuteri) dhe Art si dhe ekspozita nga konkursi organizuar nga SHE Parimi “Foto Mozaiku i Ramazanit” – ora 12:00 – Sheshi para Xhamisë Murat Pashë në Çarshi të Shkupit. Koncerti…
Qytetarët e Maqedonisë me sa duket në vend të vitaminave për çdo ditë ushqehen me pestcide të rrezikshme, kjo pasi pemët dhe perimet që shiten në treg janë të importuara nga jashtë. 60 % i tregut furnizohet me pemë dhe perime nga vendet si Peruja, Kina, Greqia dhe Turqia, duke filluar prej bananeve, domateve e deri te hudhrat. Nga Agjencioni për Siguri dhe Ushqim, konfirmuan se së fundmi janë ndaluar një numër i madh i produkteve të ndryshme – për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve. ‘’Së fundmi kemi ndaluar hyrjen e 40 tonëve të limonit, për shkak të…
Qytetarët e Shkupit për çdo ditë vejnë në rrezik jetëtë e tyre kur kalojnë bulevardin Krste Petkov Misirkov në Bit Pazar ngase ata përdorin një vedkalim, i cili nuk është i pajisur me shenjat e nevosjhme të trafikut. Pas rikonstruimit të bulevardit autoritetet kishin ndërtuar një mbikalim për këmbësorët, i cili nuk përdoret sepse ashensori nuk funksionon, prandaj qytetarët përdorin këtë shteg për të kaluar rrugën. <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2209804075727099%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe> Autoritetet e Qytetit të Shkupit si organ komeptent për mbarëvajtjen e trafikut, thonë se ky shteg nuk është paraparë si vendkalim për këmbësor, kurse për…
Gjykata Penale në Shkup i ka shqiptuar dënim me burg prej tre vitesh Stojan Pavlevski, një nga pjesëmarrësit 27 prill e përgjakshëm të vitit të kaluar në Kuvend. ”Unë ia shpëtova jetën Selës, nuk prisja dënim me burg,” ka thënë Pavlevski pas shqiptimit të dënimit. Gjykatësja shpjegoi se pse i është shqiptuar dënim me burg, duke theksuar se Pavlevski i pari kishte filluar sulmin ndaj deputetëve, pasi turma ishte futur në sallën e konferencës. Në dënim do të përfshihet dhe koha që ka kaluar Pavlevski në paraburgim. Ai paraljmëroi se do të ankohet për dënimin e shqiptuar./Almakos
Bota sot po e shënon Ditën Ndërkombëtare për luftën kundër keqpërdorimit të punës së fëmijëve. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në botë, 152 milion fëmijë në vend që të shkojnë në shkollë janë të detyruar që të shkojnë në punë. <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2209890749051765%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe> Sipas Dragi Zmijanac, drejtor i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, në Maqedoni nuk ka të dhëna zyrtare për fëmijët që janë viktimë e keqpërdorimit të prindërve e që detyrohen të punojnë. “ Në Maqedoni nuk ka të dhëna zyrtare, edhe pse ne dalim shumë shpesh me…
Patriarku Ekumenik Bartolomeu, në liturgjinë me rastin e kremtimit të festës së Apostujve të Shenjtë, Bartolomeu dhe Barnaba thanë se ekzistenca e një përçarje nuk është argument për të lënë një komb vetëm. “Kur një nga vëllezërit tonë rikualifikohet si heretik ose skizmatik, ndërsa edhe më shumë kur një popull i tërë, miliona njerëz, janë jashtë kishës normale në lidhje me atë skizmë, atëherë është duhet thirrje urgjente dhe pa vonesë për një zgjim shpirtëror. Detyra e Apostujve të kishës amë është të kërkoj shpëtim të vëllezërve tanë në Shkup dhe në Ukrainë. Detyra dhe përgjegjësia jonë është që popujt…
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal për bashkëpunim Goran Svilaqonviq shpreson se BE-ja dhe NATO-ja do të jenë vendimtare ashtu siç ishin kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Kjo marrëveshje historike jep drejtim të ri jo vetën në bashkëpunimin midis dy vendeve por edhe në zhvillimin ekonomik dhe procesin për e integrimeve evropiane të rajonit. Sinqerisht unë shpresoj se ky akt i guximshëm i lidershipit do të pritet më të njëjtën vendosshmëri nga ana e partnerëve në BE dhe NATO, deklaroi Svilanoviq. Duke e uruar Zaevin dhe Tsiprasin, Svilanoviq vlerësoi se ” marrëveshja shpreh guxim të…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndonjë pengesë. LAMM paralajmëron për vozitje të vëmendshme, shpejtësi të lejuar dhe respektim të sinjaleve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në disa shkurtesa mund të ketë edhe rëshqijte, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan — Makedonska Kamenicë — Dellçevë, Vinica — Berovë, Gostivar — Strazhë, Mavrovë — Dibër, Demir Kapi — Udovë, Katlanovë — Veles, Krushevë — Demir hisar dhe Resnje — Bukovë. Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/
Për derisa Tsipras i lajmërohet Mitocakis për ta informuar për marrëveshjen me emrin, atëherë lideri i partisë opozitare Demokraci e Re do të kërkojë debat në Kuvend para se të nënshkruhet marrëveshja, zbulon përgjegjësi për politikë të jashtme të partisë më të madhe greke, Giorgos Koumoutsakos, në intervistën për televizionin shtetëror ERT, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njofton gazeta AIM nga Athina, Koumoutsakos thotë se para Prespës dhe para çfarëdo vendimi ose marrëveshje, duhet të njoftohet Kuvendi dhe qytetarët, sepse mendon se edhe nënshkrimi e obligon vendin, ndërsa Tsipras nuk e ka shumicën dhe është i vetëm në qeveri e tij,…