Author: Arbnora Nora

Mbrëm i është vënë flaka veturës së deputetit të LSDM-së Hari Lokvenec.  përderi sa ishte në Prespë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë. Lovenec nuk deshti që ta komentoj ngjarjen, ai për më shumë informacione na drejtoi në Ministrin e Punëve të Brendëshme. Nga MPB njoftojnë se rasti është rapurtuar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23.05 në SVR- Manastir. Lokvenec ka lajmëruar se një person i panjohur ka djegur veturën e tipit mini kuper me targa të Prilepit, e cila ka qenë në pronsi të babit të tij. Zjarri u shua pas arritjes së ekipit të Departamentit të Zjarrfikësve…

Lexo më Shumë

Në shkup sot do të mbahet takimi i tretë mes Komisioneve të Përziera për zbatimin e marrëveshjes për mbrojtje të pakicave maqedonase në Kroaci dhe pakicave kroate në Maqedoni. Pala e Maqedonisë në Komisionin e Përzier do të udhëhiqet nga ministri i angazhuar për Diasporë, Edmond Ademi, ndërsa pala kroate nga sekretari shtetëror, Zvonko Milas. Para këtij janë mbajtur edhe disa takime tjera, me qëllim që të mbrohen të drejtat e pakicave kombëtare në të dy vendet. Pas përfundimit të takimit të sotëm, ministri Edmond Ademi në klubin e deputetëve do të mbajë konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

“Klima ishte shumë e mirë në darkën me Zaevin, sikurse në dasëm”, ka qenë komenti i kryeministrit grek Aleksis Tsipras, sipas medieve greke, në lidhje me darkën mes dy kryeministrave që është mbajtur në Oteshevë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Mediumet greke kanë zbuluar edhe menynë e darkës, gjegjësishtë çfarë kanë ngrënë delegacion i Maqedonisë, Greqisë dhe ai evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka shkaktuar tensione tek të dy vendet. Në Shkup mbrëmë ka pasur protesta, ndërsa në Greqi qeveria është kritikuar ashpër nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, ka komentuar protestat e djeshme në afërsi të Prespës, duke thënë se grekët po thyejnë stereotipet. Ai shtoi se nga një milionë protestues të cilët ishin kundër marrëveshjes me Maqedoninë, tani janë 4 mijë. Shefi i diplomacisë së Greqisë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me prefektin e Maqedonisë Perëndimore, Teodoros Karipidis, të cilit ia ka dorëzuar rezolutën nga këshilli rajonal, në të cilën shprehet papajtueshmëria e qytetarëve për marrëveshjen me Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Banorët lokal nuk duhet të protestojnë, pasi nëse kanë mundësi për zhvillim dhe dobi në jetën e…

Lexo më Shumë

Policia dhe prokuroria maqedone nuk do të përndjekin grupin e tifozëve Komitët, të cilët javën e kaluar duke protestuar para Kuvendit kundër marrëveshjes për emrin me Greqinë, kanë brohoritur parulla fashiste kundër shqiptarëve. Politika e mosndëshkimit të këtij lloji të krimit detyrimisht inkurajon përsëritjen e këtryre veprimeve kriminale dhe nxitjen e dhunës fizike kundër shqiptarëve. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2217137271660446/ Sipas kodit penal të Maqedonisë, gjuha e urrejtjes dhe diskirminimit racor ndiqen zyrtarisht nga Prokuroria dhe autorët e këtyre vepra mund të ndëshkohen me burgim prej gjashtë deri në dhjetë vite. Për të qenë situata edhe më absurde tifozët maqedon nuk shajnë grekët dhe…

Lexo më Shumë

Historia e dhimbshme familjare pjesërisht e sqaron qëndrimin e partisë opozitare greke Demokracia e Re lidhur me marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, tha Elmar Brok, një politikan i politikës së jashtme në Partisë Popullore Evropiane (PPE), përcjell Telegrafi Maqedoni. Marrëveshja, e cila u arrit nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras më 12 qershor dhe që duhet të nënshkruhet nesër, ka gjetur mosmiratim të partive kryesore opozitare në të dy vendet, OBRM-PDUKM dhe Demokracia e Re, shkruan EurActiv, përcjell AIM. Elmar Brok, i cili konsiderohet si aleat i ngushtë i Kancelares gjermane, Angela…

Lexo më Shumë

Me urdhrin e Nikos Kotzias, rreth 30 dokumente lidhur me bisedimet për emrin, janë kërkuar nga Ministria e Jashtme të Greqisë që të diskualifikohen, ndërsa sot ministri për Punë të Jashtme të Greqisë do të publikoj në diskutim në Kuvend, njoftojnë mediat greke, duke u thirru në burimet e brendshme të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për informacionin nuk ka vërtetim zyrtar, ndërsa sipas shkrimeve, bëhet fjalë për dokumnete të cilat zbulojnë se si më herët janë zhvilluar bisedimet nga qeveria e kaluar, në çka janë pajtuar, çka vazhdon. Siç njofton korrespodenti i AIM-së nga Athina, shefi i diplomacisë, gjatë periudhës…

Lexo më Shumë

Srgjan Kerim, një diplomat me më shumë se dy dekada përvojë në multilateralizëm, nga shtëpia e tij në Opatija, Kroaci, sipas pikëpamjes së tij për situatën aktuale politike për portalin “Faktor”, thotë se vetë proceset natyrisht kërkojnë një kohë të gjatë që Maqedonia të bëjë një hap drejt BE-së dhe NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në kohët e fundit politikanët dhe analistët për një kohë thonë se Maqedonia do të humbiste më pak në llogari të vet, nëse më parë do të kishte pranuar kërkesën e Greqisë. Kerim pajtohet që teorikisht është kështu por praktikisht mundësitë që ajo të realizohet do…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM duhet të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi dhe të mbështesë Marrëveshjen që është në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe që i jep fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare që ka fundosur Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Marrëveshja nuk është as e dëmshme, as nuk është një goditje ndaj së drejtës për vetëvendosje, siç pretendon OBRM-PDUKM në mënyrë të rreme. Përkundrazi, Traktati garanton dhe forcon identitetin maqedonas dhe askush nuk do ta mohojë më. Gjuhën maqedonase, maqedonas, maqedone, është e siguruar njëherë e përgjithmonë. E gjithë bota demokratike jep mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë. Edhe Partia Popullore…

Lexo më Shumë

Mbështetje e qartë për qeverinë pas votimit të mosbesimit, por edhe një mesazh i qartë kundër marrëveshjes me Maqedoninë ka dërguar udhëheqësin e Grekëve të Pavarur dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, përmes një cicërime në profilin e tij Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njofton korrespondent i AIM-ës nga Athina, partneri i koalicionit në qeveri tha se Grekët e Pavarur janë të vendosur të mos e ratifikojnë marrëveshjen në Kuvendin e Greqisë dhe të shpjegojnë se vota e sotme nuk ka të bëjë çështjen e emrit. “Për t’i dhënë fund propagandës për Maqedoninë. Ka një votë për përfundimin e memorandumeve…

Lexo më Shumë

Partia Popullore Evropiane (PPE) u bënë thirrje të gjitha palëve në proces për emrin të tregojnë konstruktivitet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E përshëndesim marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve të Athinës dhe Shkupit, të cilët punuan në arritjen e zgjidhjes të kontestit disa vjeçar, thuhet në komunikatë. PPE shpreson se procesi i implementimit do të bëhet pa pengesa nga të dyja palët me çka do të hapet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Komunikata është e shkruar nga ana e deputetit bullgar, Andrej Kovaçev, nënkryetarja për zgjerim në PPE,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë në Strumicë deklaroi se marrëveshja do të nënshkruhet ditën e diell me çka do të jepet sinjal për sjellje dhe mënyra evropiane në kohën kur “rajoni i Ballkanit udhëheq me BE”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se edhe para kyçjes së marrëveshjes me Bullgarinë ka pasur protesta, por asgjë s’kanë humbur Maqedonia dhe Greqia, ashtu do të jetë edhe me Greqinë. Zaev vlerëson se marrëveshja me Greqinë duhet ta motivojë Evropën dhe t’i hedh sytë nga Maqedonia. Në lidhje me pritjen e ftesës për bisedime për anëtarësim në BE, kryeministri Zaev tha se miqtë…

Lexo më Shumë