Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata do të ulen për një denarë, ndërsa çmimet e dizelit do të mbeten të njëjta. Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 71 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë. Kurse Eurodizel edhe më tej do të shitet për 63.50 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për 0.50 denarë lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 52.00 denarë për litër. Ndërsa çmimi i mazutit me pakicë do të jetë 33.695 denarë për kilogra./Telegrafi/
Author: Arbnora Nora
Kryetari i Komuna së Sarajit Blerim Bexheti, në fushatën zgjedhore pati premtuar se Kanjonin Treska do ta shëndrojë në një destinacion të preferuar për turistët. Një vit më vonë pasi është zgjedhur në krye të komunës, në vend të realizojë premtimet, vepron në drejtim të kundërt. Liqenin Treska e ka shëndrruar në deponi të egër ku grumbullohen mbeturinat e komunës. Ndërmarrja publike e komunës “Higjiena Komunale” në mungesë të një deponie, mbeturinat e komunës për çdo ditë i hedhë në bregun e lumit, në afërsi të hyrjes kryesore të Liqenit Treska. Ditë më parë qytetarët e shqetësuar kanë publikuar këtë…
Bashkimi demokratik për integrim ka bllokuar reformat në shëndetësi për të mbrojtur kulltuket e dy drejtorëve të saj ekonomik. Bëhet fjalë për dy drejtor ekonomik kuadro të BDI, Ridvan Ibrahimi në Klinikën e fëmijëve dhe Hisen Ameti në Klinikën e reumatologjisë, prej tetë drejtorëve sa është numri i përgjithshëm në Qendrën Klinike në Shkup. Portali “Sakam da kazam” këtë javë ka shkruar se ndryshimet e ligjit për shëndetësi, të cilat parashohin heqjen e drejtorëve ekonomik të klinikave, janë bllokuar për shkak të kundërshtimit të zëvendës kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani. Propozim ligji ka qenë në rend dite një muaj…
Qeveria e Maqedonisë propozon rritjen e tatimit personal nga dhjetë në 18 për qind për qytetarët të cilët kanë të ardhura mujore me shume se 60 mijë denarë. Propozimi po përpilohet në Ministrinë e financave, i cili parashikon edhe rritjen e tatimit personal në 15 për qind për të ardhurat nga qiraja, fitimet kapitale, lojrat e fatit dhe sigurimi. Në këtë propozim kërkohet të tatimohen edhe të ardhurat e qytetarëve dhe të kompanitë nga kursimet në bazë të kamatave të bankave, nëse ato janë mbi 15 mijë denarë. <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2226818100692363%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe> Ish-ministri i financave,…
Gjatë stinës së pranverës, përpjekjet për të rënë në peshë intensifikohen më shumë. Ekspertët janë kundër regjimeve drastike që e frenojnë njeriun nga ushqimi dhe rekomandojnë kura natyrale e të shëndetshme. E tillë është kura me uthull molle dhe lëng limoni, përfitimet e së cilës AgroWeb.org i sjell më poshtë. Uthulla e mollës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, nxit ndjesinë e ngopjes, përmirëson tretjen dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt. Nga ana tjetër, konsumi i vetëm i lëngut të limonit nuk shkrin yndyrnat e akumuluara në organizëm, por gjithësesi ofron shumë përfitime shëndetësore. Uthulla e…
Ferid Murad (i lindur më 14 shtator 1936) është mjek dhe farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998. Origjina e tij është nga Llakavica e Gostivarit, pikërisht për këtë edhe spitali i përgjithshëm i Gostivarit mbart emrin e tij. Ai është qytetar nderi i komunës së Çairit në Shkup, si dhe mjek nderi i shkencës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Autor i disa punimeve shkencore në fushën e farmakologjisë klinike. Nobelisti i dytë shqiptar me prejardhje nga fshati Llakavicë e Gostivarit, ka folur për portalin panacea.mk. Ferid Murad nuk është vetëm…
Mbeturinat në Qendrën Klinike përfundimisht do të pastrohet pasi që qytetarët në rrjetet sociale reaguan bujshëm dhe kërkuan nga ministri i shëndetësisë që të shëtis nëpër spitale për të parë bërllokun e mbledhur. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se me kryetarin e Qytetit të Shkupit, kanë arritur një marrëveshje që prej sot N.P.”Higjiena komunale” të nis me pastrimin e deponisë së egër të Qendra Emergjente. “Është e saktë se është problem. Kjo është rezultat i asaj që u ndërpre procedura e tenderit për pastrim. Pas shumë viteve, kompetencat po kthehen, ashtu si është e rendit në duart e Shërbimit…
Qeveria ka standarde të dyfishta ndaj komunave varësisht se silës parti i përket kryetari i komunës. Për çështje shumë të parëndësishme, siç janë shkarkimi i drejtorëve të shkollave fillore në Gostivar apo Zhelinë, pati vendusur për marrjen e kompetencave këtzre komunave në sferën e arsimit, nga ana tjetër toleron kaosin urbanistik në komunën e Çairit në Shkup. Ministri Transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski thotë se është i pafuqishëm të pengojë kaosin në Çair duke u arsyetuar se nuk ka kompetenca. Kjo është punë e inspektoriatit të ndërtimit, në komunën e Çairit nuk mundet ministria të hyjë në ingirencat e komunës,…
Nobelisti shqiptar me prejardhje nga Gostivari Ferid Murad sot është nderuar me çmimin e doktorit të nderit të Universiteti Nënë Terezë në Shkup. Rektori Aziz Pollozhani përveç kontributit të nobelistit Murad në sferën e shkencë dhe arsimit vlerësoi edhe vizitën e tij, e cila ka fuqinë për të motivuar studentët dhe pedagodët e Universitetit më të ri në Maqedoni. “Përtej kontributeve tuaj tani më të njohura, këtë kontribut ta konsiderojmë edhe si kontribut themelues të këtij institucioni për çka gjeneratat që vijnë do të jenë mirënjohës’’, deklaroi Pollozhani. Nobelisti Ferid Murad uroi hapjen e universitetit të ri dhe vlerësoi përparimin…
Gjatë këtyre ditëve në Shkup 207 persona kanë parkuar automjetet e tyre në mënyrë jo të rregullt duke u dënuar me gjobë nga policia.ty Nga SPB Shkup informojnë se “marimanga” ka bllokuar 58 automjete. Sipas evidencës së policë, kanë 11 ndeshje nga ku nga pesë janë të lënduar lehtë 11 persona kurse në 6 ndeshjet tjera është shkaktuar dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për tejkalim të shpejtësisë janë ndaluar 58 persona, kurse 6 persona kanë vozitur në gjendje të dehur. 13 vozitës kanë drejtuar automjetin para se të marrin leje të vozitjes. Me afat të skaduar të skaduar të lejes…
Terapi e re bashkëkohore, numër më të madh të pompave të insulinës dhe aparate për matjen e glukozës në gjak, të cilat do të japin rezultate precize, janë disa nga nismat e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan gazeta Koha. Megjithatë, të sëmurët me diabet (në Maqedoni mbi 190 mijë persona janë me diabet, 40 mijë prej të cilëve marrin insulinë) ngrenë shqetësimin se në treg qarkullojnë “glucometer” (instrument për matjen e vlerësimit të glukozës në gjak) që vijnë nga Tajvani, Kina, me cilësi të dobët. Farmacistët thonë se gleukometrin e përdorin shumë njerëz, dhe se konsumatorët e veçantë të këtij produkti…
Autoritetet e qytetit të Shkupit ende nuk e ka përmbushur obligimin për spërkatjen me avion kundër insekteve sezonale, pasiqë administrata e qytetit ende nuk ka mbaruar procedurat e tenderimit se cila kompani do ta bëjë shkatërimin e mushkonjave. Spërkatja kundër mushkonjave zakonisht bëhet në fillim të pranverës, ndërsa sivjet Qyteti i Shkupit për shkaqe administrative e ka prolonguar për një afat të pacaktuar. Drejtuesit e qytetit thonë se tenderi për dezinfektimin e ajrir, është shpallur në shkurt të këtij viti ende nuk është përbyllur. “Pritet të kalojë afati për ankesa për të kontraktuar me subjektet që duhet të kryhen në…