Author: Arbnora Nora

Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar, numri i fëmijëve të porsalindur është 21.754 nga ku 59% apo 12.841 janë nga pjesët e qytetevedhe 41% apo 8.913 janë nga fshatrave, njofton Enti Shtetëror për Statistika. Numrin më të madh të lindjeve e ndarë e ka rajoni i Shkupit me 35.6%, kurse atë më të voglin e ka rajoni i lindjes me 6.7%. Mosha mesatare e nënave që kanë lindur në pjesët e qyteteve është 29.6 vite kundrejt 28 viteve në pjesët e fshatrave, përcjell Telegrafi Maqedoni Mosha mesatare e lindjeve të para nëpër qytete është 28.1 vite, kundrejt 25.6 vite…

Lexo më Shumë

Djaloshi shtatvjeçarë nga Kumanova, Murtez Aliji, i cili sot është goditur nga një  makinë e drejtuar nga një policë nga Kratova, është jashtë rrezikut për jetën. Në aksidentin i cili ka ndodhur pranë xhamisë në qytetin e Kumanovës, fëmija ka marrë lëndime trupore dhe është shtruar për shërim në repartin e Kirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup. Polici që ka shkaktuar aksidentin, nuk i ka ofruar ndihmë viktimës, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Ministria e punëve të brendshme ka konfirmuar lajmin se vetura “ Fiat Linea” është në pronësi të kësaj ministrie dhe se është drejtuar…

Lexo më Shumë

Me profesorin e Neuropsikiatrisë nga Shkupi, Metodi Cepreganov në intervistën shumë interesante për Almakos, flasim për një temë shumë të pranishme në botën moderne, siç është dhuna si forcë destruktive në shoqëri si dhe për pasojat e rënda që mund t’i shkaktojë. Profesori Cepreganov  ka një përvojë të pasur si mjek dhe pegagod në Maqedoni dhe Francë duke botuar mbi tridhjet punime shkencore nga sfera e Neuropsikiatrisë. Në emisonin “Pa teklif”, thotë se burimi i destruktivitetit te popujt e Ballkanit është frika sepse ata në të kaluarën kanë qenë të shtypur dhe pas çlirimit në sipërfaqe dolën frsutracionet nga e…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit pritet të rivotohet në Kuvend deri në fund të javës së ardhshme, pasi presidenti Gjorge Ivanov sot e kishte njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi se nuk do ta dekretojë marrëveshjen. Partitë e shumicës parlamentare kanë reaguar duke thënë se Ivanov do të jetë i detyruar të firmos marrëveshjen pasi ajo të rivotohet në Kuvend, në të kundërtën shkel Kushtetutën dhe ndërhynë në kompetencat e organit legjislativ. Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski shpreson se deri në fund të javës së ardhshme do të ketë votim të sërishëm…

Lexo më Shumë

Raportimet e mëhershme të Telegrafit Maqedoni se bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do të ndodhin në këtë vit, konfirmohen edhe nga Johannes Hahn, komisioner për zgjerim. Përmes cicërimës në rrjetin social Twitter, Hahn bën të ditur se bisedimet do të fillojnë në qershorin e vitit të ardhshëm. “I kënaqur që pas debatit të gjatë, Këshilli i BE-së jep shenja në konlkuzionet për zgjerim, posaçërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore të ardhshme. Rruga është e hapur për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Sinjal kyç për rajonin se përparimi është i shpërblyer. Dhe kyçe…

Lexo më Shumë

Agjencia e lajmeve AIM shkruan se është e mundur që fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE të fillojnë në qershor të 2019-tës. Është e mundur që Këshilli i BE-së të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në qershor të vitit 2019 me katër kushte: zbatimi i prioriteteve reformatore, zbatimi i marrëveshjes për ermin, Raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim nga Këshilli i BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nisja e bisedimeve me Maqedoninë është e kushtëzuar edhe me zhvillimin e reformave./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kuvendi me 62 vota “për” sot miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti ku hiqet ndalimi i shitjes të alkoolit pas orës 19:00 e sjellur nga qeverisja e kaluar e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja në vitin 2008. Qeveria në njërën nga seancat e muajit maj solli vendim që t’i propozojë Kuvendit të Maqedonisë heqjen e ndalimit të shitjes së alkoolit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në Propozim ligjin që do t’i sillet Kuvendit parashohin shitjen e pijeve alkoolike dhe të vazhdimin e shitjes së alkoolit në vendet e licencuara, por para asaj nuk do të kërkohen kushte të…

Lexo më Shumë

Agjencia e lajmeve gjermane “Deutsche Presse-Agentur” raporton se Bashkimi Evropian ka marr vendim në lidhje me pritshmëritë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sipas kësaj agjencie, bisedimet për anëtarësim do të fillojnë vetëm pas procesit reformues në këto dy vende ballkanike. “Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë pas përparimit në reforma”, thuhet në cicërimën e kësaj agjencie në Twitter. Kjo nënkupton se nuk ka vendim për fillimin e bisedimeve me këto dy vende në samitin që vjen./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Diplomatët evropian sot në mbledhjen e Ministrave të Luksemburg japin “mundësinë e fundit” të arrihet në kompromis për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, informojnë nga AIM. Siç informojnë nga AIM, Franca dhe Holanda kundërshtojnë fillimet e bisedimeve me Maqedoninë. Ministri i Gjermanisë për Evropën, Michael Roth e lëshoi seancën duke thënë se diskutimet për Maqedoninë janë “dëshpëruese”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Por,  Ministrat i dhanë edhe në mundësi të merren vesh për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë. Vendet tjera anëtare janë të vendosura ta bindin Francën dhe Holandën./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev përmes një statusi në rrjetin social facebook ka njoftuar se janë bërë marrëveshjet e duhura për të njohur patentat e shoferëve me Maqedonisë dhe Gjermanisë. “Kemi miratuar deklaratën për pranimin e lejeve të vozitjes në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë. Në seancën e 76 e kemi miratuar raportin e negociatave me tekst të harmonizuar për Deklaratën e përbashkët me qëllim qe Qeveria e Maqedonisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria Federale për Komunikacion dhe infrastrukturë digjitale të RF të Gjermanisë për procedura për zëvendësimin e patentë shoferëve. Kjo paraqet fazën e fundit para nënshkrimit…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja vazhdon me shpikje, lajme të rreme dhe të pavërteta për marrëveshjen. OBRM-PDUKM-ja duhet të ndalohet të shkaktojë dëme interesave të qytetarëve të shtetit. Nuk janë të vërteta deklarimet e OBRM-PDUKM-së. Nuk fshihet asgjë, as Republika e Kurshevës, as ASNOMI-i. OBRM-PDUKM-ja nuk din se çfarë flet, gënjen. Përkundrazi, me marrëveshjen e arritur vërtetohet dhe përfrocohet kontinuiteti historik i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. I pëlqen apo nuk i pëlen OBRM-PDUKM-së, marrëveshja e arritur e vërteton dhe e përforcon identitetin maqedonas. Gjuhën Maqedonase, kultruën maqedonase, maqedonas, maqedonase, valle maqedonase, janë terme të vertetuara dhe të garantuara dhe askush më nuk do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë dhe kolegu i tij Sebastian Kurz i bënë thirrje Kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, të mos kundërshtojë fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në Kurz në konferencën e përbashkët shpreson se Kryetari i Francës do të sjellë vendim pro evropian. Ashti siç sqaron Kurz, nuk bëhet fjalë për hyrje në BE, por për nisjen e bisedimeve, gjë që Maqedonia sipas tij e meriton. Bllokimi sipas Kurz do të kishte pasoja në referendumin për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe do të ndikonte negativisht në të gjithë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kurz në fjalimin e tij e përdori…

Lexo më Shumë